• недела, 01 февруари 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1 shkurt 2026 (MIA) 

1328. – Lindi mbreti francez Sharl i Katërt, pasardhësi direkt i dinastisë Kapet i fronit të Francës i cili njëkohësisht ishte edhe mbret i Navarës, si Sharli i Parë. 

1650. – Vdiq filozofi francez, matematikani dhe fizikani Rene Dekart, themeluesi i filozofisë evropiane të shekullit të ri, veçanërisht të realizmit modern. 

1840. – Në qytetin amerikan Baltimor u hap fakulteti i parë stomatologjik në botë. 

1883. – Nën drejtimin e inxhinierit francez Derdinand Leseps, filloi ndërtimi i Kanalit të Panamasë i cili përfundoi me një nga skandalet më të mëdha financiare në shekullin e 19-të. 

1887. – U themelua Holivudi, qyteti më i madh i filmit (periferi e Los Anxhelos) në botë. Filmi i parë është xhiruar në vitin 1911. 

1907. – Hondurasi filloi luftën me Nikaraguan për shkak të territoreve ndërkufitare. 

1922. – Lindi këngëtarja italiane operistike Renata Tebaldi, një nga sopranot më të mëdha lirike në shekullin e 20-të, e cila në mënyrë briliante  ka interpretuar role të mëdha veçanërisht në operat e Xhuzepe Verdit dhe Xhakomo Puçinit. 

1946. – Hungaria është shpallur Republikë me presidentin Zloltan Tidlijk dhe kryeministër Ferenc Nagji. 

1974. – Në zjarrin që përfshiu ndërtesën në kryeqytetin brazilian Sao Paolo humbën jetën më shumë se 220 persona. 

1991. – Në tërmetin që i goditi rajonet ndërkufitare të Afganistanit dhe Pakistanit humbën jetën më shumë se 1.200 persona. 

1994. – Qeveria e Repubikës së Maqedonisë mori vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Finlandës në nivel të ambasadorëve. 

1995. – Vërshimet në Holandë i detyruan rreth 250.000 persona që t’i braktisin shtëpitë e tyre. Ky ishte egzodi në historinë e Hondurasit. 

1996. – Këshilli i Sigurisë i OKB-së e pranoi propozimin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së që në këtë datë forcat për parandalim të vendosura në OKB (UNPREDEP) të mbeten si operacion i pavararur në Republikën e Maqedonisë. 

2003. – Gjatë kthimit në Tokë nga misioni i cili zgjat 16 ditë , shatëli amerikan kozimik “Kolumbia” u dogj dhe u shkatërrua mbi Teksas 15 minuta para aterimit të planifikuar. 

2004. – Në rrëmujën gjatë ritit mysliman Gjuajta me gurë e djallit në afërsi të Mekës humbën jetën 251 besimtarë. 

2008. – Në dy shpërthime të veçanta, në tregjet e Bagdadit që i kryen gra-vetëvrasëse humbën jetën 99 persona ndërsa u plagosën të paktën 145 vetë. 

2012. – Në moshën 88 -vjeçare pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë vdiq poetesha polake dhe fituesja e Çmimit Nobël, Visllava Shimborska. Shimborska Çmimin Nobël për letërsi e fitoi në vitin 1996. 

2012. – Të paktën 74 persona humbën jetën, ndërsa rreth 1.000 u plagosën në trazirat që shpërthyen pas ndeshjes së futbollit midis ekipeve të “Al Masri” dhe “Al Ahli” në qytetin egjiptian Port Said. 

Остани поврзан