Më së shumti shi në Gjevgjeli, Krushevë dhe Manastir
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli, 12 litra në një metër katror. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se 10 litra sediment ujor në mëngjes janë matur në Krushevë dhe Manastir, 6 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, 4 në Veles dhe Pozharane, 3 në Gjurishte, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Topollçan, Shtip, Radovish-Pozhar dhe në Tetovë dhe nga një litër sasi e reshjeve në një metër katror në Ohër, Berovë, Vinicë, Kavadar, Strumicë, Pretor dhe Kriva Pallankë.
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli, 12 litra në një metër katror. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se 10 litra sediment ujor në mëngjes janë matur në Krushevë dhe Manastir, 6 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, 4 në Veles dhe Pozharane, 3 në Gjurishte, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Topollçan, Shtip, Radovish-Pozhar dhe në Tetovë dhe nga një litër sasi e reshjeve në një metër katror në Ohër, Berovë, Vinicë, Kavadar, Strumicë, Pretor dhe Kriva Pallankë.
Temperatura minus të mëngjesit janë matur në Kodrën e Diellit (-4 gradë dhe lartësi e shtresës së dëborës prej 36 centimetra) dhe në Berovë dhe Hanet e Mavrovës (-1 gradë).
Zero gradë në Krushevë, 1 gradë në Pretor, Radovish-Pozhar, Kriva Pallankë dhe Ohër, 2 gradë në Manastir, Topollçan, Pozharane dhe Gjurishte, 3 në Prilep, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Kavadar, Veles dhe Tetovë, 5 në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Shtip dhe 7 gradë janë matur në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
Sipas parashikimit të DPHM-së, moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët juglindore të vendit - mbi 20 litra në një metër katror.
"Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, reshjet do të shndërrohen në borë në vendet më të larta, si dhe në disa nga vendet më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 3 deri në 8 gradë. Në Shkup, kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë", kumtoi DPHM. sa/
Foto: MIA Arkivi