• недела, 23 јуни 2024

Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç

Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol.

Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33.

Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy nga ZNAM.

Shumica parlamentare që pritet të mbështesë Qeverinë e re në Shtëpinë Ligjvënëse numëron 78 deputetë - 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga Vlen dhe gjashtë nga ZNAM. sa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан