• понеделник, 24 јуни 2024

QMK: Gjatë 24 orëve 12 zjarre në ambient të hapur, katër janë ende aktive

QMK: Gjatë 24 orëve 12 zjarre në ambient të hapur, katër janë ende aktive

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK)  jnaë regjistruar 12 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat katër janë ende aktive. Janë aktive zjarret në Komunën e Gradsko, në mes të fshatit Viniçan dhe Sveçan, ku digjen pyll me kërcell të ulët dhe bar të thatë, në fshatin Ceri, Komuna e Kërçovës, ku digjet pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar të thatë dhe bredh,  në Komunën e Novosellës, në lokalitetin "Haxhiicë", në kufi me Bullgarinë, ku digjet pylli i ahut dhe në Komunën e Dojranit, në mes të Dojranit të Vjetër dhe të Ri (tym në deponi).

"Janë shuar tetë zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, konkretisht në Komunën e Kërçovës, fshati Drugovë (depo e mbeturinave); në Komunën e Sveti Nikollës, në qytet (mbeturinat); Komuna e Shtipit, varrezat e qytetit në Shtip (bari i thatë); në Komunën e Kumanovës, afër fshatit të quajtur "Bavçe", afër SHFK "Naim Frashëri" dhe afër varrezave në fshatin Kleçovcë (bari i thatë); Në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, afër varrezave në fshatin Pelincë (bari i thatë) dhe në Komunën e Tetovës, lokaliteti i quajtur "Rasadishte" (bari i thatë)", njoftoi sot në mëngjes QMK.

 

Nga QMK informojnë se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 2.225 thirrje në numrin 112,  prej të cilave 63,96 për qind kanë qenë "reale" dhe 36,04 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. 55,39 për qind e thirrjeve aktuale janë bërë në polici, 31,13 për qind në ndihmën emergjente mjekësore dhe drejt zjarrfikësve  10,54 për qind nga thirrjet reale.

 Foto: QMK

 

 

Остани поврзан