• недела, 22 декември 2024

Në Kosovë është parandaluar kontrabandë e mallrave nga Maqedonia e Veriut në vlerë 30 mijë euro

Në Kosovë është parandaluar kontrabandë e mallrave nga Maqedonia e Veriut në vlerë 30 mijë euro

Prishtinë, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Dogana e Kosovës njoftoi sot se ka parandaluar kontrabandën nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, me çka ka konfiskuar mall në vlerë 30 mijë euro, pa kurrfarë dokumenti për origjinën e të njëjtës, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në kumtesën e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se, “gjatë kontrolleve dhe operacioneve taktike në teren në rripin kufitar mes RK dhe RMV-së (Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut), në rajonin e komunës së Vitisë”, njësitet doganore kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa lokale me shoferë shtetas të Kosovës.

“Gjatë kontrollit është zbuluar mall komercial i kontrabanduar nga RMV për të cilin nuk kanë poseduar kurrfarë dokumenti për origjinën”, thuhet në kumtesë. 

Bëhet e ditur edhe se njësitet doganore kanë kryer kontrolle në një depo në Prishtinë, pronë e të dyshuarve. 

“Nga njësitet e cekura është bërë kontroll edhe në Prishtinë në depon e të dyshuarve, gjatë të cilit janë hasur në mallra të ndryshme komerciale pa origjinë dhe pa dokumentacion përkatës. Malli është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për përpunim të mëtejshëm. Vlera e mallit në treg është mbi 30 mijë euro pa llogaritur evazionet doganore”, thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Dogana e Kosovës

Остани поврзан