Në ditën e sotme
- 27 dhjetor 2024 (MIA)
27 dhjetor 2024 (MIA)
1571. - Në Uajl të Gjermanisë, lindi Johan Kepler, astronom dhe fizikant gjerman.
1585. - Në Paris vdiq Pjer Ronsar, poet francez nga koha e renesancës, udhëheqës i shkollës poetike "Plejada", adhurues dhe njohës i mirë i letërsisë greke dhe latine.
1831. - Shkencëtari anglez Çarls Darvin e filloi ekpidicionin pesëvjeçar në të cilin i studoi formacionet gjeologjike, bimët dhe kafshët.
1904. - Në Berlin lindi aktorja e filmit Marija Magdalena Fon Los, e njohur si Marlen Ditrih, njëra nga yjet më të mëdha të filmit në botë në shekullin 21.
1945. - Hyri në fuqi Traktati për themelimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i miratuar në Konferencën financiare monetare të Kombeve të Bashkuara, në korrik të vitit 1944, në Berton Vuds, me pjesëmarjen e përfaqësuesve të 44 vendeve, ndërsa me detyrë ta avancojë tregtinë monetare, të vendos dhe të ruajë stabilitetin valutor në botë.
1949. - Mbretëresha holandeze Juliajana nënshkroi dokument me të cilin i është dhënë sovranitet Indonezisë, pas më shumë se tre shekujve administratë koloniale holandeze.
1969. - Libia, Sudani dhe Republika e Bashkuar Arabe arritën marrëveshje për union ushtarak, politik dhe ekonomik.
1972. - Australia e refuzoi ndihmën suhtarake në Vietnamin Jugor, me çfarë përfundoi pjesëmarrja e saj në luftën e Vietnamit nga ana e SHBA-së.
1972. - Belgjika, si vend i parë i NATO-s, vendosi marrëdhënie diplomatike me Gjermaninë Lindore.
1975. - Më shumë se 400 minatorë e humbën jetën si pasojë e shpërthit në një minierë për qymyr në Çasnali më shtetin indian Bihar.
1989. - Egjipti dhe Siria pas 12 viteve e ripërtërinë tërësisht marrëdhënie diplomatike.
1992. - Magazina "Tajms" e zgjodhi Bil Klintonin për "person të vitit".
1993. - Të paktën 26 persona e humbën jetën, ndërsa 26 të tjerë u zhdukën, si pasojë e tajfunit "Nel", që i goditi Filipinet jugore.
1994. - Terorristë islamistë në Algjeri vranë katër priftërinjë katolik.
2002. - Në sulmin e dy vetëvrasësve me bombë në ndërtesën e qeverisë çeçene në Grozni e humbën jetën të paktën 83 persona.
2005. - Në Kajro u mbajt kuvendi themelues i Ligës arabe, Secila prej 22 anëtareve të Ligës emëroi nga katër deputetë.
2006. - Vdiq Xherald Ford, ish-president i SHBA-së. Pseudonimin "i rastësishëm" e mori sepse në vendin e shefit të Shtëpisë së Bardhë papritur e zëvendësoi Riçard Nikson, i cili u tërhoq pas aferës "Uotergejt". Ishte president i vetëm i SHBA-së i cili nuk është zgjedhur në zgjedhje për këtë funksion. Në zgjedhjet në vitin 1976 Ford e mundi demokratin Xhimi Karter.
2007. - Në Ravalpindi vritet Benazir Buto, ish kryeministre pakistaneze. Lindi më 21 qershor të vitit 1953.