Në ditën e sotme
- 1494. - Në Romë hynë forcat e mbretit francez Sharl VIII, i cili nën presion të fisit filloi me pushtimin e Italisë. Lufta zgjati 61 vjet pas vdekjes së mbretit, deri në vitin 1559, ndërsa fushatat ushtarake i kontribuan Italisë për kulturën humaniste në deri atëhetë Francën inferiore kulturore.
31 dhjetor 2024 (MIA)
1494. - Në Romë hynë forcat e mbretit francez Sharl VIII, i cili nën presion të fisit filloi me pushtimin e Italisë. Lufta zgjati 61 vjet pas vdekjes së mbretit, deri në vitin 1559, ndërsa fushatat ushtarake i kontribuan Italisë për kulturën humaniste në deri atëhetë Francën inferiore kulturore.
1600. - Mbretëresha angleze Elizabeta e Parë botoi Kartë për themelimin e kompanisë indianolindore e cila me motivimin ekonomik e pushtoi zonën e Indisë si dhe territoret e afërta të Azisë.
1617. - Lindi piktori spanjoll Bartolomeo Muriljo. Veprat: "Lypësi i vogël", Fëmijët hanë pjepër".
1719. - Vdiq astronomi anglez Xhon Flemistid, i cili, pasi mori leje nga mbreti Çarlsi i Dytë në vitin 1675, e themeloi observatorin nacional në Griniç me çfarë zyrtarisht u bë "astronomi i parë mbretëror".
1879. - Shpikësi amerikan Tomas Alva Edison në Parkun Menlo, në Nju-Xhersi, për herë të parë e demonstroi llambën e tij elektrike.
1880. - Lindi gjenerali amerikan Xhorxh Marshal, shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë këmbësorike të SHBA-së nga viti 1939 deri në 1945, fitues i Çmimit Nobel për paqe në vitin 1953, si dhe krijues i "Planit të Marshalit".
1911. - Marija Kiri e fitoi për herë të dytë Çmimin Nobel për kimi për hulumtim të elemeteve radioaktive. Të parin e fitoi në vitin 1903.
1946. - Miratohet Kushtetuta e parë e Republikës Popullore të Maqedonisë.
1946. - Presidenti i SHBA-së Hari Truman formalisht e shpalli fundin e armiqësisë në Luftën e Dytë Botërore.
1961. - Armata libaneze në Bejrut e pengoi partinë popullore siriane të kryejë grushshtet.
1994. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Uzbekistanit vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadorëve.
1996. - Në një shpërthim i cili shkatërroi një ndërtesë në povincën qendrore kineze Human humbën jetën 122 persona.
1998. - Ministrat e financave të Bashkimit Evropian e kumtuan kursin definitiv sipas së cilit valutat kombëtare të 11 vendeve të BE-së zëvendësohen me euron, me vlefshmëri prej 1 janarit të viti 1999.
1999. - Presidenti i Rusisë Boris Elcin e befasoi botën me dorëheqjen e tij dhe me emërimin e Vladimir Putinit për kryerës të detyrës të shefit të shtetit.
1999. Presidenti i Panamasë Mirej Moskoso formalisht nga SHBA-ja e ktheu kontrollin e vendit të tij mbi Kanalin e Panamasë.
2004. - Në zjarrin që shpërtheu në një diskotekë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, e humbën jetën 177 njerëz, ndërsa 899 janë lënduar.