• сабота, 04 јануари 2025
Në Ditën e Sotme

2 janar 2025  (MIA)

1492. – Spanja rimori qytetin jugor të Granadës, të pushtuar nga Maorët. Në këtë mënyrë ajo konsolidoi monarkinë e Ferdinandit të Aragonës.

1799. – Trupat e gjeneralit francez Napoleon Bonaparta hynë në Siri.

1839. – Pionieri i fotografisë franceze Lui Dagerr realizoi fotografinë e parë në Henë.

1905. – Mbas betejës së Port Arturit, forcat japoneze rrethuan forcat ruse. Japonezët e futen në grackë flotën ruse duke mbytur anijet tregtare në hyrje të portit.

1915. – Në përfundim të betejës pesë ditore të Sarikamis, forcat ruse mundën rëndë turqit e udhëhequr nga Ahmet Pasha. Nga 95.000 trupa turke, 77.000 prej tyre gjetën vdekjen.

1920. – Lindi në Bashkimin Sovjetik, Isak Azimov, shkrimtar amerikan dhe biokimist. Ai u bë i njohur për shkrimet e tij fantastiko-shkencore dhe për punime me karakter informativo-shkencor. Ndër këto punime përmenden “Brenda atomit” dhe “Truri njerëzor”.

1922. – Në mbledhjen e parë të këshillit kombëtar, kryeministri i Shqipërisë, Ahmet Zogu, shprehu dëshirën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë.

1933. – Në Barcelonë të Spanjës, anarkistët dhe sindikalistët u ngritën në revoltë kundër qeverisë së kryeministrit Manuel Azana.

1942. – Japonezët në Luftën e Dytë Botërore e morën kryeqytetin e Filipineve (atlherë koloni e SHBA-së) Manila.

1944. – Kosova është përcaktuar në rrugë ligjore dhe kushtetuese si territor sovran në Konferencën e Parë Nacionalçlirimtare për Kosovën. Ky status u konfirmua në Kushtetutën e Republikës.

1946. – Shfuqizimi formal i fronit Mbretëror shqiptar. Në këtë datë vendi u shpall Republike Demokratike Popullore.

1955. – Presidenti panamez Hoze Antonio Ramosi u vra në breshëri mitralozi, ndërsa priste një garë kamionësh në Panama Siti.

1959. – Bashkimi Sovjetik lejoi sondën e parë kozmike, pa njeri brenda, drejt Hënës. Sonda “Luna I” kaloi rreth 8000 km nga Hëna, përpara se të vazhdonte rrugën drejt një orbite diellore.

1971. – Në fund të ndeshjes së futbollit Renxhers-Selltik, një pengesë për tifozët u shemb në stadiumin AjbroksPark te Gllasgout ne Skoci. Si pasoje e kësaj, rreth 66 vetë gjetën vdekjen.

1994. – Më shumë se 70 vetë gjetën vdekjen dhe se paku 670 të tjerë u plagosen, gjatë dy ditëve beteje midis fraksioneve te ndryshme ne kryeqytetin Kabul te Afganistanit.

1995. – Duke përdorur teleskopin Kek, në Havai, shkencëtaret gjetën galaktikën me të largët deri me sot. Galaktika, e emëruar 8C 1435+63 u vlerësua të ishte 15 miliardë vjet dritë larg Tokes.

1998. – Ish-kryeministri e Nigerit, Hama Amadu, u arrestua pasi autoritetet e vendit gjetën lidhje midis tij dhe një komploti për të vrarë presidentin e vendit Ibrahim Bare Menasara.

2000. – Vdiq në moshën 89 vjeçare, Maria de La Mersedes de Borbon, nënë e mbretit Huan Karlos të Spanjës. Ajo ishte e veja e Don Huan de Borbon, ish trashëgimtar i fronit të Spanjës.

2002. – Kontingjenti i parë i forcave paqësore për Afganistanin, i përbërë nga përfaqësues të 11 vendeve, arriti në Kabul, i cili iu bashkëngjit britanikëve të pranishëm.

2007. – Vdiq Tedi Kolek, kryebashkiaku legjendar i Jerusalemit, i cili me qytetin udhëhoqi thuajse tre dekada. Kolek ishte njeriu i parë i Jerusalemit nga viti 1965 deri në vitin 1993, gjashtë mandate.

2016. – Në moshën 65-vjeçare ndërroi jetë këngëtarja Natali Koll, vajza e xhaz legjendës Net King Koll. Ajo në vitin 1991 incizoi albumin “Unforgottable… With Love”, i cili është shitur në 14 milionë kopje dhe fitoi gjashtë çmime Gremi. Kënga me të njejtin emër, duet vitual me të atin e saj të ndjerë, ishte edhe hiti më i madh në karrierën e saj.

Остани поврзан