• понеделник, 06 јануари 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

4 janar 2025 (MIA) 

1710. – Lindi kompozitori italian Xhovani Batsista Pergolezi. Veprat: operat “Shërbetorja zonjë”, muzikë kishtare “Stabat mater”. 

1717. – Anglia, Franca dhe Holanda formojnë Aleancën Treshe me qëllim krijimin e një opozite ndaj ambicieve të Spanjës dhe Europës Jugore. 

1785. – Lindi Jakob Grim, filolog dhe folklorist gjerman. Ai së bashku me vëllain e tij Vilhelm Grim, krijuan një antologji klasike të përrallave popullore. 

1797. – Gjenerali francez Napoleon Bonaparta i mundi austriakët af[r Rovolisë në Itali. 

1809. – Lindi Lui Brej, shpikësi francez i sistemit të leximit për të verbërit. 

1908. – Në qytetin Fez të Marokut, Mulai Hafid shpallet sulltan. 

1923. – Lenini nxjerr postskriptum (P.S) për veprën e tij “Testamenti i Leninit”. Në këtë shtesë, ai sugjeronte se Stalini duhej të zevëndësohej sepse ishte shumë brutal. Pjesa e parë e testamentit të tij u nxorr me 23-26 dhjetor të vitit 1922. 

1948. – Guvernatori britanik i Birmanisë dorëzon pushtetin dhe Bashkimi i Birmanisë shpallet si Republikë e Pavarur, ndërsa U Thakin Nu kryeministri i parë i saj. 

1958. – Sputnik I, sateliti i parë artificial i tokës, i lëshuar nga Bashkimi Sovjetik në tetor të vitit 1957, shpërbëhet dhe bie në tokë. 

1960. – Vdiq në një aksident automobilistik Alfred Kamy, shkrimtari ekzistencialist francez i lindur në Algjeri. Ndër veprat e tij përmenden “Letranzhe” (I huaji) dhe “La Peste” (Murtaja). 

1965. – Vdiq T.S. Eliot, poet dhe dramaturg anglez, i lindur në Amerikë, fitues i çmimit Nobel. Në veprat e tij përfshihen “Vrasja në katedrale”, “Katër kuartetet” dhe “Vendi i shkretë”. 

1974. – Birmania përuron kushtetutën e re që i dha asaj Asamblenë Popullore. 

1978. – Said Hamami, përfaqësuesi i OLP në Britani, vritet në Londër. 

1985. – Shqipëria aderon në Konventën TIR (Transport International Routier) e OKB-së, e cila daton në 1975. 

1992. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim me të cilin 7 janari – dita e parë e Krishtlindjeve, u shpall ditë jopune, Kjo është hera e parë që në Maqedoni një festë fetare të shpallet zyrtarisht ditë jo pune. 

1995. – Përfaqësuesi Njuton Xhingriç i Xhorxhas zgjidhet zëdhënës i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte republikani i parë në këtë post në 40 vitet e fundit. 

1996. – Vdiq Ramon Vinai, bariton dhe tenor kilen. Ai u bë një nga zërat heroike më të suksesshëm të viteve ’40-’50. 

1998. – Në Kumanovë dhe në Prilep, në afërsi të ndërtesave të Drejtorisë së punëve të brendshme shpërtheu eksploziv. 

1998. – Ministri i Jashtëm izraelit, David Levi, njofton dorëheqjen e tij, duke thënë se nuk dëshironte të qëndronte më i vetëm në luftën e tij për paqe dhe mirëqenie shoqërore. 

2007. – Gjykata e Apelit në provincën kanadeze Ontario zyrtarisht e njohu të drejtën e një fëmije pesëveçar që të ketë tre prindër -baba dhe dy nëna të cilat më shumë se 15 vjet jetojnë në bashkësi homoseksuale, prej të cilave njëra është nëna e tij biologjike. Në Ontario martesat homoseksuale janë legalizuar që në vitin 2003, ndërsa nga viti 2005 janë legalizuar edhe në tërë territorin e Kanadasë. 

2012. – Në moshën 79-vjeçare vdiq Hisen Ramadani, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ramadani diplomoi në Shkollën e lartë për shkenca politike në Beograd. Është marrë me arsim. Në karrierën e tij politike ka qenë deputet i Kuvendit të RSM dhe RSFJ, si dhe nënkryetar i Këshillit ekzekutiv të RSM-së. Pas pavarësimit të Maqedonisë ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Shqipëtarve dhe në dy mandate deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

2016. – Në moshën 93 vjeçare vdiq aktori francez Mishel Galabru. Galabru për opinionin më të gjerë botëror është i njohur për rolet e tij komike në “Xhandarmeria në San Trope”. Roli në të cilin erdhi në shprehje talenti i tij ka qenë në filmin e Bernar Tavernie “Gjykatës dhe vrasës”. Ka qenë i lindur më 27 tetor të vitit 1922 në Safi në Marok. 

Остани поврзан