Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.
Sipas miratimit, nga 19 dhjetori është vendosur ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A1 aksi rrugor Farish-Prilep për shkak të sanimit të vrimave, që do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore, njoftojnë nga "SHPK Stenton Gradba"- Manastir".
Aksi rrugor Ohër-Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë nga data 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
Nga data 15.11.2024 filloi edhe obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s