LAMM: Komunikacioni në rrugët shtetërore nëpër rrugë kryesisht të thata
- Komunikacioni në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, informon LAMM.
Foto: Arkivi i MIA-s