Më ftohtë me -8 gradë në Berovë, 4 në Gjevgjeli
- Më ftohtë në mëngjes me -8 gradë Celsius është në Berovë, më ngrohtë me 4 gradë në Gjevgjeli. Shtresa e dëborës në orën 07 është 51 centimetra në Hanet e Mavrovës, 50 në Kodrën e Diellit dhe 22 në Krushevë.
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Më ftohtë në mëngjes me -8 gradë Celsius është në Berovë, më ngrohtë me 4 gradë në Gjevgjeli. Shtresa e dëborës në orën 07 është 51 centimetra në Hanet e Mavrovës, 50 në Kodrën e Diellit dhe 22 në Krushevë.
DPHM informon se janë matur -6 gradë në Hanet e Mavrovës, -5 Manastir, Strumicë dhe Tetovë, -4 Shkup-Petrovec, Shtip, Prilep, Demir Kapi dhe Kriva Pallankë, -3 Kavadar, Veles, Ohër, Pretor, Dibër dhe Krushevë, -2 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, dhe Kodra e Diellit.
Moti sot në mëngjes është me diell. Mjegull të dobët ka vetëm në Demir Kapi. Në vendet më të larta fryn erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë. sa/