• недела, 05 јануари 2025

Nesër seancë e Komisionit Parlamentar për zgjedhje dhe emërime, më 10 janar seancë plenare

Nesër seancë e Komisionit Parlamentar për zgjedhje dhe emërime, më 10 janar seancë plenare

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Në Kuvend i pari me punë nesër në vitin e ri 2025 do të fillojë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, kryetari i së cilit ka caktuar seancë për nesër në mesditë, ndërsa për 10 janar është caktuar seanca e 29-të në të cilën në rend dite janë pesër interpelanca.

Në rend të ditës të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime si pikë e parë është debati publik për përcaktimin e Propozim – vendimit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Më pas deputetët do të duhet të shqyrtojnë një kërkesë për pagë pas përfundimit të detyrës së anëtarit të Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, të Drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të zëvendë sekretarit të përgjithshëm të  Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 10 janar është caktuar seanca e parë plenare e Kuvendit dhe po të njëjtën ditë do të bëhet edhe konstituimi i Klubit të deputetëve në këtë përbërje të Kuvendit.

Tani për tani, në rendin e ditës të kësaj seance të 29-të janë pesë interpelancat për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq, për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, parashtruar nga BDI-ja, gjegjësisht Fronti Evropian, si dhe për kryetaren e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini - Ilire Dauti, të dorëzuar nga e Majta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан