• сабота, 18 мај 2024
Në ditën e sotme

3 maj 2023 (MIA)

- Sot është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

1469. - Lindi shkrimtari dhe burrshtetasi italian, Nikolo' dei Makiaveli. Vepra e tij "Princi" është një guidë për frymëzimin e pushtetit. Ai i dha emrin e tij fjalës "makiavelizëm".

1494. - Kristofor Kolombi e zbuloi i pari ishullin që më vonë u quajt Xhamaika.

1500. - Eksploratori portugez, Pedro Kabrol, zbarkoi në Brazil dhe e shpalli atë pjesë të vendit të tij. Brazili qe vizituar më parë edhe nga lundërtari spanjoll Vinsente Pinzon në Janar të atij viti, por zbulimi nuk ishte vazhduar më tej.

1660. - Në firmosjen e Traktatit të Oliva-s nga ana e Kazimirit të II të Polonisë, mori fund lufta polako-suedeze.

1765. - Vdiq studiuesi i shquar arbëresh Pal Maria Parrino nga Palaco Adriano e Palermos. Ka qenë rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos. Ai njihet si autor i një vepre prej 600 faqesh të mbetur në dorëshkrim, ku në 12 kapituj argumenton shkencërisht, duke u mbështetur mbi fakte gjuhësore dhe historike, identitetin e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre ilire.

1791. - U firmos nga mbreti Stanislav Augustus i Polonisë, deklarata liberale për të drejtat e njeriut, duke e reformuar Poloninë në një monarki kushtetuese. Mbas asaj amerikane, kjo ishte kushtetuta e dytë në botë.

1826. - Lindi Karli XV, mbret i Norvegjisë dhe Suedisë.

1841. - Zelanda e Re u shpall koloni e Britanisë.

1874. - Lindi industrialisti dhe prodhuesi francez i parfumeve Fransua Koti. Një nga njerëzit më të pasur të Francës, ai bleu disa gazeta, duke përfshirë "Le Figaro" për të paraqitur pikëpamjet e tij.

1878. - 131 vjet më parë, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, u formua Komiteti i Janinës, organ kombëtar shqiptar për të përballuar pasojat negative të Krizës Lindore për vendin tonë. Komiteti i paraqiti një memorandum qeverisë së Stambollit, ku i kërkonte bashkimin e të gjitha krahinave të banuara prej shqiptarëve në një vilajet të vetëm me një administratë me nëpunësa shqiptarë, me shkolla dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Paralelisht ai shtroi nevojën e një kryengritje të armatosur për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

1895. - Territoreve poshtë lumit Zambisi në Afrikë, të pushtuara nga Britania, iu dha emri Rodezi.

1898. - Lindi në Kiev, Golda Maboviç, e njohur me emrin Golda Meir, politikane e shquar, e cila u bë kryeministre e Izraelit në vitin 1969 në moshën 70-vjeçare.

1992. - Në Paris u themelua Unioni Hekurudhor Ndërkombëtar.

1939. - Maksim Litvinov u hoq si ministër i Jashtëm Sovjetik dhe u zëvendësua nga Vjaceslav Molotovi.

1945. - Armata e 14-të Britanike pushtoi Rangunin në Birmani; admirali gjerman Denic dërgoi emisarë tek marshalli Montgomeri për të diskutuar për dorëzimin e mundshëm; forcat amerikane u takuan me ato ruse në zonën e Uismarit; në Trieste hynë trupat e Zelandes së Re.

1945. - Qeveria popullore e Federatës Demokratike të Maqedonisë, me propozim të Komisionit të gjuhës dhe drejtshkrimit pranë Ministrisë së arsimit solli vendim për përcaktimin e alfabetit të gjuhës maqedonase i cili ka 31 shkronja. Afabeti për herë të parë është shtypur në gazetën "Nova Makedonija" nr. 104, në 4,5,6, dhe 7 maj të viit 1945.

1965. - Kamboxhia preu marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një revistë javore amerikane botoi një artikull, që u cilësua si fyes për familjen mbretërore.

1968. - U krye në Britani transplantimi i parë i zemrës nga kirurgu 45 vjeçar Donald Ros.

1968. - Në Paris nisën përleshje të ashpra midis policisë dhe studentëve, duke shënuar një muaj trazirash dhe grevash në Francë.

1971. - Në Gjermaninë Lindore, Erik Honeker mori postin e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste, mbas tërheqjes nga ky post i Valter Ulbriht.

1996. - Iu dha leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kinezit Liu Gang, njëri prej udhëheqësve për demokraci në Kinë.

1996. - Delegatët e 55 vendeve ranë dakord në konferencën e OKB-së në Gjenevë mbi rregullat e reja të përdorimit të minave tokësore, por hodhën poshtë ndalimin e tyre të përgjithshëm.

1999. - Bursa amerikane 'Dow Jones', për herë të parë në historinë e saj u mbyll me tregues pozitiv, prej 11 mijë pikësh.

2002. - Të patën 450 persona humbën jetën në lumin Megna, 170 kilometra në jug të Dakës, kryqytet i Bangladeshit, kur u fundos një anije me rreth 500 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

2005. - U zgjodh qeveria e parë demokratike në Irak, e para pas qeverisjes së Sadam Huseinit.

2006. - Një aeroplan me 113 udhëtarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit të aviokomanisë armene "Armavia" u rrëzua në Detin e Zi, në afërsi të qendrës turistike ruse Soçi. Në këtë aksident nuk mbijetoi asnjë udhëtar.

Остани поврзан