Në ditën e sotme
- 29 dhjetor 2024 (MIA)
29 dhjetor 2024 (MIA)
- Dita ndërkombëtare e shumëllojshmërisë biologjike
1721. - Lindi Madam de Pompadur, (emri i vërtetë Zhan Antuanet Puason). Si e dashura e mbretit francez Lui XV-të, ajo u fajësua shpesh për humbjen e Francës në luftën 7 vjeçare.
1800. - Lindi Carls Gudjer, amerikani që zhvilloi artin e vullkanizimit të gomës dhe e përdori në prodhimin e gomave të makinës
1808. Lindi Endrju Xhonson, presidenti i shtatëmbëdhjetë i SHBA-së. Ishte president nga viti 1865 deri në 1869.
1859. - Lindi Venustiano Karranca, udhëheqësi i luftës civile meksikane dhe në vitin 1917 presidenti i vendit. Ai sundoi deri në vrasjen e tij më 1920.
1876. - Lindi Pablo Kasals, violonçelist dhe dirigjent spanjoll. Pas shpërthimit të Luftës Civile në Spanjë, ai u largua dhe nuk u kthye më.
1890. - Mbi 2000 gra, burra dhe fëmijë të fisit indian Siu, masakrohen nga trupat amerikane në Undit Ni të Dakotës së Jugut.
1911. - Sun Jat Sen bëhet presidenti i parë i Republikës Kineze
1914. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, Turqia dhe Rusia fillojnë betejën e Sarikamis. Megjithëse superiorë në numër, turqit munden në pesë ditë luftime dhe lanë në fushën e betejës rreth 77000 vetë.
1940. - Aviacioni gjerman lëshon mijëra bomba flakërënëse mbi qendrën e qytetit të Londrës, duke shkaktuar dëmin më të madh nga zjarri që prej kohës së Zjarrit të Madh të vitit 1666. Katedralja e Sent Polit arriti të shpëtojë, ndërsa tetë kisha të tjera të vjetra u dëmtuan rëndë.
1972. - Gjashtëmbëdhjetë të mbijetuarit nga një përplasje e një avioni në Ande më 13 tetor, arrijnë përfundimisht të shpëtojnë. Më vonë ata treguan se kishin mundur të mbijetonin duke ngrënë shokët e tyre të vdekur.
1992. - Dhoma e Poshtme e Parlamentit holandez mori vendim për njohjen e Republikës së Maqedonisë.
1993. - Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë sollën vendime për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve në rang të ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë. Dokumentat zyrtarë u shkëmbyen më 30 dhjetor të vitit 1993.
1993. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Islandës vendosën marrëdhënie diplomatike.
1996. - Qeveria e Guatemalës dhe rebelët e majtë nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, duke i dhënë fund një lufte 36 vjeçare që i kushtoi rreth 140 000 jetë njerëzish.
2000. - Presidenti Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski e vizitoi RF e Jugosllavisë. Kjo është vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në RFJ pas ndryshimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
2001. - Në Shkup vdiq Xhemail Maksut, aktor i Dramës turke pranë teatrit të kombësive. Lindi në Shkup më 8 maj të vitit 1933.
2001. - Në zjarrin që shpërtheu në një dyqan për mjete piroteknike në qendrën tregtare në Lima, kryeqyteti i Perusë, e humbën jetën rreth 300 njerëz.
2006. - Qindra njerëz pësuan kur midis ishujve indonezianë Borneo dhe Java në stuhi është fundosur një traget me 638 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, derisa ekipet e shpëtimit nxorën 59 persona.
2015. - Në moshën 71-vjeçare vdiq frontmeni i grupit legjendar "Motorhed", Ian "Lemi" Kilmaster. Ian "Lemi" Kilmaster lindi në vitin 1945.