Në dhunën në Nigeri vriten 47 persona
- Të paktën 47 persona janë vrarë në dy sulme të së dielës në mbrëmje në Nigerinë qendrore, vend që e trondit konflikti i brendshëm prej vitesh, bënë të ditur sot Kryqi i Kuq dhe autoritetet lokale.

Abuxha, 14 prill 2025 (MIA) - Të paktën 47 persona janë vrarë në dy sulme të së dielës në mbrëmje në Nigerinë qendrore, vend që e trondit konflikti i brendshëm prej vitesh, bënë të ditur sot Kryqi i Kuq dhe autoritetet lokale.
"Mund të konfirmoj se 47 persona kanë humbur jetën, 22 janë plagosur dhe janë dërguar në spital dhe pesë shtëpi janë djegur", deklaroi për mediat franceze një përfaqësues i Kryqit të Kuq, i cili kërkoi të mbetet anonim.
Autoritetet lokale e konfirmuan numrin e viktimave dhe shtuan se sulmet kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 20 dhe se kishte shumë të plagosur.
Sulmet ndodhën në fshatrat Zhika dhe Kimakpa, dhjetë ditë pas sulmeve të ngjashme në të njëjtën zonë, ku jetojnë edhe myslimanë dhe të krishterë, në të cilat u vranë më shumë se 40 persona.
Foto: Arkivi i MIA-s