Agjentë të SIPA-s janë përpjekur ta arrestojnë Dodik në Sarajevën Lindore, por janë parandaluar nga pjesëtarët e MPB-së në Republikën Srpska
- Agjentë të Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje të Bosnjë e Hercegovinës (SIPA) mbrëmë janë përpjekur ta arrestojnë liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, por janë parandaluar nga pjesëtarët e policisë të Republikës Sprska.

Sarajevë, 24 prill 2025 (MIA) - Agjentë të Agjencisë shtetërore për hetim dhe mbrojtje të Bosnjë e Hercegovinës (SIPA) mbrëmë janë përpjekur ta arrestojnë liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, por janë parandaluar nga pjesëtarët e policisë të Republikës Sprska.
Inspektorët e SIPA-s janë përpjekut ta arresatojnë Dodikin derisa ka qëndruar në zyrën qeveritare të RS në Sarajevën Lindore, por ata janë tërhequr kur në rrugë u kanë ndaluar policët të angazhuar për sigurimin e kryesuesit aktual të RS.
Siç mund të shihet në videot që u shfaqën në mediat sociale, nuk kishte konflikt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të policisë shtetërore dhe asaj të entitetit, por përkundrazi ata thjesht po bisedonin.
Inspektorët e SIPA-s ishin me uniforma të rregullta, ndërsa qasja drejt ndërtesës ku ndodhej Dodik ishte bllokuar nga forca speciale të armatosura rëndë nga Ministria e Brendshme e RS-së.
Ministri i Punëve të Brendshme i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Ramo Isak, konfirmoi se policia e këtij entiteti u vu menjëherë në gatishmëri dhe kritikoi SIPA-n për përpjekjen e organizuar të dobët të arrestimit. mb/
Foto: Fena