• сабота, 10 јануари 2026

Një person humbi jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në tërmetin në bregun mesdhetar të Turqisë

Një person humbi jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në tërmetin në bregun mesdhetar të Turqisë

Stamboll, 3 qershor 2025 (MIA) - Të paktën një person humbi jetën në tërmetin me intensitet prej 5,8 ballë sipas Shkallës Rihter që goditi bregun perëndimor të Turqisë herët në mëngjes, kumtoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane (QSME).

Epiqendra e dridhjes ka qenë në thellësi prej 68 km në det në afërsi të qytetit bregdetar Marmaris, vetëm disa kilometra nga ishulli grek Rodos, sipas QSME-së.

Guvernatori i Marmarisit, Idris Akbijik, në një postim në X tha se një vajzë 14 vjeçare është hospitalizuar me sulme paniku dhe vdiq menjëherë pas kësaj.

Ai shtoi se 69 persona janë lënduar pasi kanë kërcyer nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit.

Në Marmaris nuk janë raportuar dëme strukturore.

"Ekipet tona për vlerësim të dëmeve vazhdojnë me operacione në terren. Deri tani nuk është vërejtur kurrfarë dëmi", tha ministri për Planifikim Urbanistik, Murat Kurum.

Agjencia turke Anadolia transmeton se shumë pushimore detare, duke përfshirë Marmarisin, Fetien dhe Bodrumin, në krahinën Muglla në vitin 2024 pritën 3,7 milionë turistë të huaj. sa/

foto: EPA

Тагови

Остани поврзан