• петок, 09 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shekerinska për vizitë në Mal të Zi

Shekerinska për vizitë në Mal të Zi

Bruksel, 24 prill 2025 (MIA) - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi.

Siç kumtoi Shërbimi për media i NATO-s, Shekerinska sot në Podgoricë do të takohet me presidentin malazez Jakov Millatoviq dhe do t'i vizitojë Qendrën për kapacitete kibernetike të Ballkanit Perëndimor dhe Qendrën Operative për siguri kibernetike të Qeverisë së Malit të Zi.

Për nesër është parashikuar Shekerinska të marrë pjesë në hapjen e Samitit Rinor të NATO-s në Budva.

Në këtë Samit të pestë rinor të NATO-s, që do të mbahet më 25 dhe 26 prill, është parashikuar pjesëmarrja e liderëve të rinj nga të gjitha vendet anëtare dhe partnerët e Aleancës. Organizator i Samitit është NATO-ja në bashkëpunim me Këshillin Atlantik të Malit të Zi. sa/

Foto: NATO

Остани поврзан