• недела, 25 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio: Irani nuk mund të pasurojë uranium, mund të importojë vetëm për program civil

Rubio: Irani nuk mund të pasurojë uranium, mund të importojë vetëm për program civil

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Irani, sipas çdo marrëveshjeje me SHBA-në, do të duhet të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe mund të importojë atë që i nevojitet për programin e tij bërthamor civil, tha mbrëmë sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio përpara bisedimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit të planifikuar për të shtunën.

Irani, megjithatë, e ka bërë të qartë se e drejta e tij për pasurimin e uraniumit është e panegociueshme.

"Pasurimi zero (uraniumi) është i papranueshëm", tha një zyrtar i lartë iranian i afërt me ekipin negociator iranian.

SHBA dëshiron të parandalojnë Iranin nga zhvillimi i një bombe bërthamore dhe presidenti Donald Tramp po ushtron "presion maksimal" me sanksione dhe ka kërcënuar të përdorë forcën ushtarake nëse Irani nuk ndalon programin e tij bërthamor. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан