Jermak: Putini vetëm tregon dëshirë për të vrarë
- Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Andrij Jermak në mëngjes në platformën X komentoi valën e re të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase.

Kiev, 24 prill 2025 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Andrij Jermak në mëngjes në platformën X komentoi valën e re të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase.
"Rusia për momentin sulmon Kievin, Harkovin dhe qytete tjera me raketa dhe dronë. Putini vetëm shpreh dëshirë të vrasë. Zjarri duhet të ndalet. Sulmet ndaj civilëve duhet të ndalen", shënoi Jerman në gjuhën ukrainase.
Së bashku me postimin ai ngjiti edhe një video ku tregohet skena e shpëtimit, ku në terr shihen shpëtuesit me helmeta dhe të ndriçuar nga bateritë me dritë, duke kërkuar nëpër rrënoja, nën të cilat, siç raportuan më herët mediat, janë bllokuar njerëz.
Jermak tha se sulmet dëshmojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqe.
Të përkujtojmë, rusët herët në mëngjes sulmuan Kievin dhe Harkovin me dronë dhe projektilë. Mediat perëndimore njoftuan se dëshmitarët kanë raportuar seri shpërthimesh të forta.
Sipas informatave të parë në sulmin me raketë ndaj Kievit humbën jetën nëntë persona, ndërsa 63 u plagosën, nga të cilët 42 janë hospitalizuar, ndër të cilët edhe gjashtë fëmijë.
Nga sulmi janë shkatëruar ndërtesa banesore, ndërsa hetimi pas njerëzve nën rrënoja ende vazhdon.
Në terren kanë dalur psikologë dhe ekipe me qenë nuhatës nga Shërbimi Shtetëror për Gjendje të Jashtëzakonshme njoftojnë mediat ukrainase. sa/
росія атакує Київ, Харків та інші міста ракетами та дронами просто зараз.
путін демонструє тільки бажання вбивати.
Вогонь має бути припинено. Удари по цивільних повинні припинитися. pic.twitter.com/9p2LQHzjFD
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) April 24, 2025