• вторник, 20 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dymbëdhjetë shtete amerikane padisin administratën e Trampit për tarifat

Dymbëdhjetë shtete amerikane padisin administratën e Trampit për tarifat

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Dymbëdhjetë shtete amerikane ngritë padi në Gjykatën Amerikane për Tregti Ndërkombëtare në Nju-Jork kundër politikës tarifore të presidentit Donald Tramp.

Në padi theksohet se politika tregtare e SHBA-së, "tani varet nga tekat e presidentit", në vend se nga praktika e ndërgjegjshme e autorizimeve të tij ligjore.

"Duke marrë përsipër pushtetin për të vendosur tarifa masive dhe gjithnjë në ndryshim sipas gjykimit të tij për çdo mall që hyn në SHBA, për çfarëdo arsye që ai e sheh të përshtatshme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, presidenti ka përmbysur rendin kushtetues dhe ka sjellë kaos në ekonominë amerikane", thuhet në padi.

Paditësit pohojnë se, sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka fuqi të vendosë tatime dhe tarifa, ndërsa jo presidenti.

Pasi e mori detyrën Trampi njoftoi seri tarifash importi me ndikim të cilat shakktuar turbulenca në bursa dhe tregje financiare.

Në fillim të prillit, ai publikoi se SHBA do të vendosë tarifa gjithëpërfshirëse prej të paktën 10 për qind për gjithë importin në vend, plus detyrime shtesë për një numër të madh partnerësh tregtarë.

Megjithëse shumë nga tarifat e planifikuara janë pezulluar për 90 ditë për të lejuar negociatat tregtare, tarifat speciale deri në 145 për qind mbeten në fuqi për mallrat kineze. Pekini u hakmor me tarifa deri në 125 për qind për produktet amerikane.

Padia u ngrit nga shtetet e Oregon, Kolorado, Konektikat, Delaver, Illinois, Mejn, Minesota, Nju Meksikë, Nju-Jork dhe Vermont, të cilat kanë guvernatorët demokratë, si dhe shtetet republikane të Arizonës dhe Nevadës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s



 

 



Остани поврзан