• сабота, 22 февруари 2025

Mëngjesin e sotëm më ftohtë dhe më shumë borë Kodrën e Diellit

Mëngjesin e sotëm më ftohtë dhe më shumë borë Kodrën e Diellit

 Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodrën e Diellit, -4 gradë, ndërsa maksimale 6 gradë në Gjevgjeli. Deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Hanet e Mavrovës, -1 në Manastir, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Llazaropole, 0 në Shkup-Petrovec dhe Kavadar, 1 në Prilep, 2 në Strumicë dhe Vinicë, 3 në Tetovë dhe Ohër, si dhe 4 në Berovë, Zajçev Rid-Shkup, Veles, Kumanovë dhe Demir Kapi, si dhe 5 gradë në Shtip. 

Borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centimetra dhe në Hanet e Mavrovës, 12 centimetra.  

 Moti sot do të jetë mesatar deri në vranësira të konsiderueshme. Kryesisht në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila herë pas herë do të forcohet përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë prej 6 deri në 11 gradë. Në Shkup kryesisht me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor dhe temperatura deri në 11 gradë.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан