• недела, 05 јануари 2025

Mickoski: Po e rrumbullakojmë premtimin për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë

Mickoski: Po e rrumbullakojmë premtimin për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë

 Shkup, 3 janar 2025 (MIA)  - Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se mbi 300.000 pensionistë sërish do të kenë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë me pensionin e marsit, pas rritjes prej 2.500 denarë në shtator të vitit të kaluar,  me çfarë do të rrumbullakohet  premtimin e Qeverisë për pensione më të larta për 5.000 denarë.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, Mickoski përsëriti se me buxhetin e ri është paraparë rritje e pensioneve për 2.500 denarë me pensionin e marsit që do të paguhet në fillim të prillit. 

 "Me këtë rrumbullakohet premtimi se në vitin e parë pensionet do të rriten në mënyrë lineare për 5.000 denarë. Në nëntë muaj do ta bëjmë këtë. Dhe mendoj se pensionistët janë të kënaqur me këtë masë dhe se në një mënyre arrijmë t'ua lehtësojmë ditët e pensionit si Qeveri dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim edhe në të ardhmen. Më shumë se 300 mijë pensionistë do ta marrin këtë rritje me pensionin e marsit", tha Mickoski, pas lëshimit në përdorim  të sallës sportive në Radovish.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан