Një banor i Gostivarit dyshohet për përdhunim të një vajze
- Një 22-vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, kumtoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Një 22-vjeçar nga Gostivari dyshohet për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, kumtoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Prokuroria Themelore Publike në Gostivar, siç thuhet, ka iniciuar hetim për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 2 janar ka detyruar një vajzë 13-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale.
"Ata janë takuar me viktimën përmes aplikacionit “Snapçat” dhe kanë nisur të kontaktojnë dhe të takohen me njëri-tjetrin. Kur vajza nuk ka dashur të dalë më me të, i dyshuari ka ushtruar presion dhe në ditën kritike e ka detyruar të linte miqtë e saj dhe të hipte në makinën e tij. Më pas i ka marrë celularin, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj, duke e kërcënuar që të mos i tregojë askujt", thuhet në kumtesë.
Prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar që të dyshuarit t'i caktohet masa e paraburgimit, për shkak se mund të arratiset, të ndikojë te fëmija viktimë dhe dëshmitarët tjerë ose ta përsërisë veprën penale", theksojnë nga PPRMV. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s