Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 do të angazhohet për buxhet më të madh dhe pavarësi financiare
- Sigurimi i autonomisë dhe pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, pa kompromis ndaj çdo përpjekjeje për të ushtruar presion dhe ndikim mbi Gjykatën ose gjyqtarët kushtetues, promovimin e kulturës kushtetuese dhe juridike përmes realizimit të kompetencave të saj dhe respektimin e vazhdueshëm të Aktit të ri të Gjykatës dhe bashkëpunimi intensiv ndërkombëtar janë prioritetet kryesore të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski për vitin 2025.
Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Sigurimi i autonomisë dhe pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, pa kompromis ndaj çdo përpjekjeje për të ushtruar presion dhe ndikim mbi Gjykatën ose gjyqtarët kushtetues, promovimin e kulturës kushtetuese dhe juridike përmes realizimit të kompetencave të saj dhe respektimin e vazhdueshëm të Aktit të ri të Gjykatës dhe bashkëpunimi intensiv ndërkombëtar janë prioritetet kryesore të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski për vitin 2025.
Për të arritur qëllimet e përcaktuara, ai paralajmërioi se në periudhën e ardhshme do të bisedojë me të gjithë faktorët relevant për miratimin e një ligji që do të operacionalizojë dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese dhe me kësisoj do të garantojë pavarësinë.
Sipas Kostadinovskit, për funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese janë të nevojshme statusi, pavarësia administrative dhe buxhetore, por, siç thotë ai, “për vitin e ardhshëm buxheti nuk i ka miratuar plotësisht mjetet për Gjykatën që janë dorëzuar me kërkesën buxhetore|.
"Si kryetar i dërgova një letër kryeministrit ku sqarova kërkesën buxhetore dhe pikat në të cilat buxheti nuk ishte miratuar në tërësi dhe theksova rëndësinë e kërkesës buxhetore për funksionimin normal të Gjykatës. Unë sinqerisht shpresoj se me ribalancin e buxhetit mjetet që i kemi kërkuar do të sigurohen", ka thënë Kostadinovski.
Ai shpjegon se ka modele të ndryshme për mënyrën e sigurimit të pavarësisë buxhetore, diku rregullohet me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa diku si akt i respektimit të plotë të pozitës kushtetuese të gjykatave kushtetuese dhe vetëdijes së lartë për kulturën kushtetuese.
Në rastin tonë, siç thekson ai, pavarësia buxhetore e Gjykatës Kushtetuese rregullohet nga nenet 104, 105, 106, 107 dhe 108 të Aktit të Gjykatës.
Reforma të mëdha dhe presione serioze politike shënuan punën e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024
Vitin 2024 për Gjykatën Kushtetuese, siç thotë njeriu i parë i Kushtetueses, ka qenw një vit i reformave të mëdha në punë dhe më efektive në pesë vitet e fundit për nga numri i çështjeve të zgjidhura, por fatkeqësisht edhe me presione serioze dhe ndikimet politike në punë.
"Në vitin 2024 janë zgjidhur 248 lëndë që është 25 për qind më shumë se një vit më parë kur kishim 186 lëndë të përfunduara. Mes atyre tw zgjidhura këtu janë 136 gjatw kwtij vit, 89 nga viti i kaluar, 18 lëndë nga viti 2022, katër nga viti 2021 dhe një nga viti 2020", bëri të ditur kryetari i Gjykatës Kushtetuese në konferencën vjetore për shtyp.
Duke bërë një pasqyrë të punës së realizuar në vitin 2024, kryetari i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ky është një vit në të cilin, në jubileun e 60 viteve të drejtësisë kushtetuese, Gjykata u përball me reforma dhe risi të mëdha në punën e saj, por fatkeqësisht ishte një vit edhe i presioneve dhe ndikimeve serioze politike ndaj Gjykatës.
Ai ka theksuar edhe aktivizmin gjyqësor me 67 vendime me iniciativë të Gjykatës.
Ndryshimi kyç që solli ky Akt janë mekanizmat e kontrollit për kohëzgjatjen e procedurave, gjë që shkurton afatin dhe përshpejton procedurat.
Vendimi për Ligjin për Përdorimin e gjuhëve jo më së voni në maj, seanca përgatitore më 20 mars 2025
Viti i kaluar do të shënohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse pas pesë vitesh kjo lëndë u vendos në seancë, por vendimi përfundimtar, sipas paralajmërimeve, do të merret këtë vit.
Në një takim pune në Gjykatën Kushtetuese është rënë dakord që seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të mbahet më 20 mars 2025. Përveç datës së mbajtjes së seancës e cila do të jetë e hapur për publikun, siç tha Kostadinovski për MIA-n, janë përcaktuar edhe çështjet kontestuese juridike lidhur me iniciativat sipas këtij ligji, si dhe lista e pjesëmarrësve në të cilën janë rreth 25 ekspertë. , përfaqësues nga shkenca dhe profesioni, nga fusha e së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe një përfaqësues nga Komisioni i Venecias.
Në seancën e Gjykatës Kushtetuese (11 dhjetor 2024), Kostadinovski theksoi se vendimi për mbajtjen e seancës përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të interpretohet si dobësi. Më pas ai paralajmëroi se më së voni deri në maj, Gjykata do të vendosë për çështjen.
Anëtarë dhe simpatizantë të Frontit Evropian më 8 dhjetor 2024 u mblodhën para Gjykatës Kushtetuese dhe filluan të mbajnë të ashtuquajturën "roje të gjuhës".
Arbër Ademi nga BDI u bëri thirrje të gjitha komuniteteve etnike që t'i bashkohen Frontit Evropian në “ruajtjen e gjuhës”. Ata dyshojnë se po përgatitet shfuqizimi i këtij ligji, por edhe përfitimet e Marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila sipas tyre është garanci e barazisë dhe drejtësisë.
Roja e gjuhës përfundoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e seancës përgatitore para vendimit përfundimtar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë temë në një intervistë për MIA-n tha se është e mundur të përdoret hallka nga Akti i ri i Gjykatës, gjegjësisht gjyqtarët të shprehin dyshime për kushtetutshmërinë e ligjit dhe t'ia dërgojnë Parlamenti për rishikim.
Duke komentuar Ligjin, ai vlerësoi se me të politika ka krijuar një lloj kaosi juridik që rezulton me kaos politik, mosbesim dhe dilema.
Lënda e Ligjit për gjuhët në Gjykatën Kushtetuese përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme, është formuar në vitin 2019 dhe është bërë aktual pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias.
Ligji përmban 25 nene, është miratuar në vitin 2018 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2019.
Me iniciativën kontestohet edhe vetë titulli, si dhe 25 nenet. Kontestohet përdorimi i zgjeruar i tij në procedurat gjyqësore, uniformat dygjuhëshe, simbolet e monedhës, dhënia e dokumenteve dygjuhëshe personale, etj.
Edhe “balancuesi” shënoi vitin 2024
Gjykata Kushtetuese me shumicë votash në seancën e mbajtur në tetor 2024 mori vendim për heqjen e “balancuesit” – hallkës së punësimit sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive. Me të, institucionet shtetërore në të ardhmen nuk do të mund të publikojnë shpallje në të cilat do të deklarojnë përkatësinë e një komuniteti dhe në regjistrin e të punësuarve në sektorin publik nuk do të regjistrohen të dhënat për punonjësit e institucioneve.
Për punësimin në administratën shtetërore do të vlejë parimi i ekspertizës dhe kompetencës.
"Manipulim dhe gënjeshtër është pretendimi se Gjykata Kushtetuese hoqi të drejtat e komuniteteve. Nuk është e vërtetë. Ne jemi gardianët e Kushtetutës siç është. Vlera themelore e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë është këtu. Secili është i obliguar ta respektojë Kushtetutën, do të thotë të gjithë janë të obliguar të respektojnë dhe të aplikojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuar", theksoi Kostadinovski.
Heqja e “balancuesit” erdhi pas një nisme të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga përbërja e mëparshme e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHP).
Metodologjia, pra “balancuesi” është futur në vitin 2015/2016, ndërkohë për dhjetë vite të plota është zbatuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat pa ekzistimin e një “balancuesi”.
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev deklaroi se nuk është me rëndësi kur do të miratohet zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë, por se kjo duhet të bëhet në mënyrë solide dhe të mos jetë mjet i politikave dhe partive. Zgjidhja ligjore, thotë Minçevi, duhet të jetë përmbajtësore, cilësore, afatgjate dhe të ketë zbatim të duhur.
Lidhur me këtë zgjidhje ligjore, siç nënvizoi, duhet të përfshihen ekspertë nga sfera e Kushtetutës. Ai theksoi se faza e dytë e zbatimit të zgjidhjes ligjore është shumë më e rëndësishme se periudha kohore kur do të miratohet.
“Kur do të krijohet një propozim draft i tillë i zgjidhjes ligjore, kjo duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, të marrim mendim dhe pas kësaj ta fillojmë procesin e miratimit të atij ligji”, tha Minçev.
Sipas tij, kur nuk ka ekzistuar balancuesi ka pasur më shumë punësime të bashkësive etnike, se sa kur është vendosur.
“Është bërë shumë bujë rreth shfuqizimit të balancuesit, por të dhënat statistikore thonë si më poshtë - Nga viti 2001 deri në vitin 2015 nuk ka pasur balancues si mjet digjital për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike, ndërsa nga viti 2015 është futur dhe zgjati deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij, në vitin 2024. Është interesante e dhëna se në këtë periudhë kur nuk ka ekzistuar balancuesi, kishte një numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike sesa kur u vendos”, shtoi Minçevi.
Daniella Markoska Aleksovska
Foto: arkivi i MIA-s