• понеделник, 06 јануари 2025

Qyteti i Shkupit: Kontroll inspektues i përforcuar për uljen e aerondotjes, javën e kaluar janë shqiptuar dënime për 20 autorë

Qyteti i Shkupit: Kontroll inspektues i përforcuar për uljen e aerondotjes, javën e kaluar janë shqiptuar dënime për 20 autorë

Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Inspektorët e Qytetit të Shkupit vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara inspektuese në terren 24 orë, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit. Shqiptohen dënime pa kriter për të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin, ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin dhe e shkelin ligjin, njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në qytetin e  Shkupit.

"Në kushtet e rritjes së ndotjes së ajrit të qytetit të Shkupit, përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, në qytet janë gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve. Ndër to janë, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, Shërbimet inspektuese të dhjetë komunave në qytetin e Shkupit", theksuan nga atje.

Në kumtesë shtohet se deri më tani çdo ditë reagon vetëm Qyteti i Shkupit, “ndërsa të tjerët nuk veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor.

"Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba për më shumë se 20 autorë dhe çdo javë janë shqiptuar mesatarisht nga 20 deri në 30 sanksione. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka ngritur disa kallëzime penale për hedhjen dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor, për përgjegjësi penale kundër kryerësve të konstatuar hedhjen e mbeturinave të rrezikshme, me të cilat dëmton qytetin dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Shkupit", sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, Qyteti i Shkupit zbaton masa specifike gjatë gjithë vitit, gjegjësisht jepen subvencione për inverterë, biçikleta, pastrim oxhaqesh, ndërrim të kulmeve nga azbesti.

Nga Qyteti i Shkupit theksuan se bëhet pastrimi i shpeshtë mekanik i rrugëve dhe trotuareve në kompetencë të qytetit dhe larja e tyre kur e lejojnë kushtet atmosferike, në përputhje me afatet ligjore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан