Mickoski: Me rritjen lineare të pensioneve zvogëlohet edhe shkalla e varfërisë, përfundimisht me prillin e vitit 2026 nuk do të ketë pensione nën 15 mijë denarë
- Me rritjen lineare të pensioneve, jo vetëm se zvogëlohet hendeku, respektivisht rritet shpërndarja e drejt e të ardhurave, por ulet edhe shkalla e varfërisë, pasi pensionistët janë grupi më i varfër i qytetarëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se me intervenimin e filluar nga nëntori i vitit 2024, përfundimisht me prillin e vitit 2026 do të kemi rritje lineare të pensioneve për shtatë mijë denarë dhe nuk do të ketë pension nën 15 mijë denarë.
Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Me rritjen lineare të pensioneve, jo vetëm se zvogëlohet hendeku, respektivisht rritet shpërndarja e drejt e të ardhurave, por ulet edhe shkalla e varfërisë, pasi pensionistët janë grupi më i varfër i qytetarëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se me intervenimin e filluar nga nëntori i vitit 2024, përfundimisht me prillin e vitit 2026 do të kemi rritje lineare të pensioneve për shtatë mijë denarë dhe nuk do të ketë pension nën 15 mijë denarë.
Çmojmë, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së kopshtit të ri për fëmijë në Koçan, se me këtë edhe më shumë do të ndikojmë pozitivisht në zvogëlimin e shkallës së varfërisë.
Nuk duhet, theksoi kryeministri, të harrojmë edhe një parametër, e ai është se 150 mijë pensionistë para se të fillojë kjo rritje lineare, kanë pasur pensione rreth 10 deri 12 mijë denarë.
"Nga gjithsej 330 mijë pensionistë, 150 mijë ishin në atë grup. Që do të thotë se tani ata me këto shtatë mijë denarë rritje lineare, nuk kanë pension nën 15 mijë denarë, por ato lëvizin prej 17 deri 19 denarë. Dhe si Qeveri, do të vazhdojmë në atë drejtim", tha Mickoski.
I pyetur nëse Gjykata kushtetuese do të mund ta pengojë rritjen lineare të pensioneve, Mickoski tha se nuk do të komentonte vendimet e Gjykatës kushtetuese pasi, siç tha, "kemi vendosur praktikë dhe kjo është e drejtë - të mos komentohen vendimet e Gjykatës kushtetuese".
"Unë vetëm mund të komentoj për të dhënat e publikuara nga Enti shtetëror për statistikë, respektivisht treguesit dhe parametrat socialë. Aty analizohen dy punë thelbësore, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët. Njëra është shkalla e varfërisë, tjetra është pikërisht koeficienti Xhini, respektivisht shpërndarja e saktë ose e gabuar e të ardhurave për të cilën folët. Është e vërtetë që si vend jemi liderë në rajon dhe jemi mbi mesataren evropiane. Sa i përket shkallës së varfërisë, në vitin 2024 ajo është më e ulët - 21,9%, krahasuar me 22,2% në vitin 2023, ndëlrsa nëse krahasohet me vitin 2021, atëherë ishte 23%", sqaroi Mickoski. bsh/