Mickoski: Inkurajon trendi që numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që kanë vendosur të ikin, dalë ngadalë po kthehen
- Inkurajon trendi që numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që kanë vendosur të largohen nga shteti, dalë ngadalë po kthehen, deklaroi sot pasdite Hristian Mickoski, i pyetur për koment pasi që Enti Shtetëror për Statistikë doli me të dhëna për lëvizjen e papunësisë tek ne.
Novosellë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Inkurajon trendi që numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që kanë vendosur të largohen nga shteti, dalë ngadalë po kthehen, deklaroi sot pasdite Hristian Mickoski, i pyetur për koment pasi që Enti Shtetëror për Statistikë doli me të dhëna për lëvizjen e papunësisë tek ne.
"Po, edhe ky është një nga lajmet inkurajuese. Tremujori i tretë i këtij viti, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ka 7.000 punonjës më shumë në kurriz të 7,000 të papunëve më pak. Domethënë, nëse në tremujorin e tretë të vitit të kaluar kishte rreth 698 mijë punonjës, tani ka 705 mijë. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë kishte 98 mijë të papunë, tani ka 91 mijë. Që do të thotë se numri i punonjësve dhe i të papunëve është në rritje ose në rënie proporcionale. Trendi që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që vendosën të largohen në 10 vitet e fundit për shkak të situatës në vend, po kthehen ngadalë është inkurajues, u përgjigj kryeministri, i cili mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një palestre sportive në Koleshinë.
Kryeministri theksoi se është i bindur se trendi do të vazhdojë edhe më tej.
"Numër i madh i njerëzve, të cilët atëherë u larguan, tashmë realizojnë kontakte me mua ose me pjesë të madh të institucione në Qeveri dhe vendosin të kthehen dhe sërish këtu ta vazhdojnë jetën e tyre. Që është gjithashtu madje inkurajuese - kjo do të thotë që numri i të punësuarve do të rritet. Numri i njerëzve që do të fillojnë biznesin e tyre ose do të gjejnë një mënyrë për të punuar këtu në shtëpi, në vend që të punojnë diku jashtë, do të rritet, sepse atje shihet edhe situata që është e ngarkuar me shumë probleme. Pra, ky është një trend inkurajues dhe jam i bindur se ky trend do të vazhdojë. Ky parametër është i mirë dhe inkurajues", shtoi kryeministri. mb/
Foto: Qeveria