• среда, 26 јуни 2024

Mickoski: Diktat të tillë bullgar nën rrethana të tilla derisa jam unë kryeministër nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Mickoski: Diktat të tillë bullgar nën rrethana të tilla derisa jam unë kryeministër nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para votimit për Qeverinë e re tha se në një qind ditët e para, Qeveria do të ketë shumë punë, se do të punojë në zvogëlimin e tatimeve, në rritjen e pensioneve, se Qeveria do të fillojë projekt me mbi 200 milionë euro për projekte komunale, një miliard euro për ekonominë e vendit, investime të reja të huaja për punësime të reja, libra falas për të gjithë, front kundër korrupsionit, luftë për rritje deri pesë për qind të ekonomisë së vendit dhe fillim të projekteve kapitale infrastrukturore dhe projekte tjera. Mickoski tha se kjo do të jetë qeveri e popullit.

Për sulmet nga opozita në dy ditët e kaluara, Mickoski tha se i konsideron si jo me vend dhe jashtë asaj çka është interes i qytetarëve dhe se kanë qenë defokusim nga problemet e tyre reale.

"Sulmet të cilat i dëgjoj këto dy ditë në përgjithësi janë në dy teza - e para është Marrëveshja e Prespës dhe ta ktheni emrin dhe e dyta propozimi francez dhe korniza negociatore", tha Mickoski, duke iu drejtuar deputetëve të LSDM-së.

Për tezën e parë, për Marrëveshjen e Prespës, se kanë thënë një, e kanë bërë tjetër punë, kryeministri tha se jo vetëm se është e rreme, por edhe turpshme dhe derisa ai është kryeministër, diktat bullgar nën rrethana të tilla nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

"Ja edhe një herë të sqaroj se diktat të tillë bullgar nën rrethana të tilla derisa jam unë ministër nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, këtë ta keni të qartë, keni bërë gabim, ky gabim çdo qytetar do ta lushtojë shumë, por më së shumti do ta kushtojë Maqedoninë, pasi, para se të hyni në aventura të tilla duhej të uleni, siç unë ua shtrij dorën, duhej ju neve të na shtrini dorën dhe të ulemi të bisedojmë. Atëherë do të ishte qartë se ajo punë thjeshtë ashtu siç ju apo dikush tjetër e ka paramenduar, thjeshtë nuk kalon. Njerëzit që më njohin, e dinë se fjala ime peshon sa malet dhe këto punë që ua them, i them pasi besoj në atë dhe po do ta them mbiemrin e turpshëm para betimit, pasi kjo mua personalisht me përkujton në turpin që ia shkaktuat atdheut tim, familjes sime dhe nipërve të mi të palindur dhe atyre pas tyre. Dhe po, do të bëjë gjithçka derisa jam gjallë politikisht dhe si njeri që këtë padrejtësi ta përmirësoj. Për fat të keq, në këtë moment jam i pafuqishëm dhe në këtë moment unë edhe si njeri do të duhet të kapituloj para jush dhe ta them këtë mbiemër të turpshëm, pasi ai për fat të keq është pjesë e ligjit dhe Kushtetiutës që duhet si kryetar i Qeverisë ta respektoj", tha Mickoski.

Kryeministri i ri betimin solemn në Kuvend e ka thënë me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Do të shihni, tha ai, çka do të thotë punë për popullin tim dhe çka është lufta ime.

Zgjedhjet i keni humbur, vazhdoi kryeministri "pasi ju kanë luajtur futboll, duke ju nënçmuar juve, para së gjithash, si personalitete, partnerët e juaj të koalicionit, e pastaj edhe Maqedoninë si shtet".

"Zgjedhjet i keni humbur pasi ju kanë ndodhur Llaskarca, Besa Transi, spitali modular, kur njerëz të gjallë janë djegur, e fajtor ishte kablloja, ju kanë ndodhur këtu humbje në zgjedhje, pasi djelmosha të rinj, sipas ndonjë rastësie, të lidhur familjarisht me liderë të partnerëve të juaj të koalicionit kanë blerë qendra tregtare në qendër të Shkupit, humbja ju ka ndodhur pasi voziten me rols rojs më të shtrenjta në një vend rural në Maqedoninë perëndimore, njerëzit që janë të lidhur me liderë të partive politike, të cilat ishin partnerë të koalicionit, humbja ju ka ndodhur për shkak të shumë punëve për të cilat e keni zhgënjyer popullin dhe më së shumti pasi populli dëshiron të shoh njerëz të rinj, bëjeni atë reformë që është e domosdoshme në partinë e juaj", tha Mickoski.

Dorën time, tha ai, e keni të shtrirë. "Ajo do do të vazhdojë të jetë e shtrirë, për gjithçka që është interes kombëtar për Maqedoninë si shtet", tha kryeministri.

Siç tha, shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe të gjitha institucionet do të punojnë dhe krijojnë për qytetarët.

Qeveria e re e kryeministrit Hristijan Mickoski është zgjedhur mbrëmë më 77 vota "për " dhe 22 "kundër". Para votimit sallën e kanë braktisur deputetët e Frontit Evropian. bsh/

Foto/video: MIA

   

Остани поврзан