• понеделник, 04 ноември 2024

Taravari, opozitës shqiptare: 22 vjet dëme nuk rregullohen për një javë, mos bëni autogola!

Taravari, opozitës shqiptare: 22 vjet dëme nuk rregullohen për një javë, mos bëni autogola!

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA)- Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njëri nga krerët e koalicionit shqiptar “VLEN” në Qeverinë e re, përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare.

Qeveria e re, pjesë e të cilës jemi, ka pak ditë që ka filluar me punë, shkruan Taravari dhe shton se “Ne jemi si ato që ende nuk kanë hyrë mirë në shtëpi të re, e dikush po i akuzon se nuk e kanë perden e hekurosur tamam”.

Akuzat e opozitës, shkruan Taravari, ende të pamësuar shqiptare janë nga më qesharaket dhe si mjek i jep asaj edhe në prognozë shëndetësore:

“Si neurolog e kuptoj që frika të shuan arsyen, dhe opozita ka frikë... Ato filluan madje para se të mandatoheshim. Ata paguheshin ende si administratorë të shtetit, dhe na thanë se nuk po e bënim punën si duhet, ne që ende nuk kishim hyrë ende në pozicione! Por, ajo që dua më tepër të potencoj në këtë shkrim, është fakti se çfarë fatkeqësie është për një shtet kur nuk ka opozitë, dhe kjo është fatkeqësi është edhe e Maqedonisë”, shkruan Taravari.

Ai shton më tej se thuajse të dalë nga lufta, "opozitarët" shqiptarë, që në fakt, siç ai i cilëson, janë disa ish-armiq të cilët i ka bashkuar halli dhe jo malli, nuk po bëjnë asgjë ama Asgjë për të kontribuar në zhvillimin e vendit!

“Ata si Aleksa, roboti shtëpiak amerikan, by default, po kryejnë një veprim automatik: sulmojmë punët e qeverisë...duke harruar që ekipi ynë është aq i freskët, sa çdo punë e qeverisë është totalisht produkt i tyre”, potencon Taravari.

Në shkrimin e tij, Taravari i referohet edhe gjendjes që kanë gjetur nëpër institucione, ku sipas tij, janë gjetur zyra të shndërrua në terrene sportive, mungesa flagrante dokumentesh, harxhime marramendëse nga ministrat e freskët...të cilat së shpejti do jenë edhe subjekt analizash, besoj, thotë ai.

“Por edhe pse e kanë dorëzuar shtetin si një kufomë që i kanë pirë gjakun, këta tani viktimizohen dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë si opozitë”.

Taravari në shkrimin e tij i bën edhe një sugjerim opozitës shqiptare:

“Rregulloni radhët tuaja, dhe prisni me durim dhe kujtohuni që ajo që ju keni shkatërruar për 22 vjet nuk rregullohet dot brenda javës! Bashkëpunoni me propozime konkrete se natyrisht që na duhen ide dhe po: na kritikoni kur e kemi gabim...por ju siguroj që aq dëm keni bërë sa për disa vite çdo kritikë që do bëni do të jetë Autogol!”, e mbyll shkrimin e tij Taravari.

Тагови

Остани поврзан