• понеделник, 04 ноември 2024

Janevska: Këtë vit do të funksionojnë lëndët e posaçme, nesër takim me SASHK-un

Janevska: Këtë vit do të funksionojnë lëndët e posaçme, nesër takim me SASHK-un

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Lëndët e posaçme duhet të funksionojnë nga ky vit dhe do të funksionojnë si lëndë të veçanta, së paku ato shoqërore, sepse problem janë; historia, gjeografia, edukimi qytetar. Ky vit do të jetë kalimtar në programet mësimore dhe lëndët dhe në bashkëpunim me Byronë e Arsimit fillojmë menjëherë të punojmë në programet dhe planet e reja, për të ndarë lëndët e veçanta, për të zbatuar atë që mësimdhënësit dhe prindërit thonë se nuk funksionon dhe nuk jep efekt që për vitin e ardhshëm 2025/2026 të jemi plotësisht të gatshëm me konceptin e ndryshuar me planprograme dhe programe të reja dhe me libra shkollor të rinj, paralajmëroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo nesër do të ketë takim me SASHK-un për të filluar, siç tha ajo, negociatat e para rreth dinamikës së përmirësimit të të gjitha kushteve të punonjësve në arsim dhe tashmë po mendohet, theksoi ajo, se si do të rrjedhë rritja e pagave.

Sipas Janevskës, edhe për studentët po bëhen analiza, me intencë se Qeveria e re ka trashëguar një gjendje të keqe në buxhet dhe duhet urgjentisht të bëhet rebalanc që sigurt do të ndodhë në korrik.

Sa i përket ditarit elektronik, sistemi do të fillojë, theksoi ajo, kur të përfundojë periudha e testimit dhe trajnimit dhe deri atëherë do të përdoret e-ditari i vjetër.

"Ditari elektronik duhet ti tejkalojë një sërë sfidash me të cilat janë përballur shfrytëzuesit në vitet e fundit. Do të theksoj një shembull banal – presim që mësimdhënësit të mos rrinë më zgjuar natën vonë kur trafiku i internetit dhe platforma nuk janë të ngarkuara, të futen notat, mungesat e kështu me radhë”, tha Janevska.

Ajo shtoi se tanimë ka parë se si funksionon ditari i ri elektronik dhe se pavarësisht nga sugjerimet e saj për rindërtim që ka për shkak të ndryshimeve që do të pasojnë në arsim, fjala e fundit për zgjidhjen përfundimtare para se të të implementohet në praktikë do ta kenë ata që kanë më së shumti nevojë për ta shfrytëzuar.

Ajo pret që sistemi i ri i informacionit të jetë mjaft efikas, sepse do të përfaqësojë sistem të vetëm, përkatësisht bazë të dhënash dhe do të bashkojë dy sistemet më të mëdha të deritanishme për punë administrative të shkollave. Gjithashtu më tej, do të vendos mekanizma të mirë kontrollues, rritje të përdorimit, integrim të përmirësuar dhe përdorim të përgjithshëm të teknologjisë së re me mundësi të ndryshme për analiza dhe përpilimin e të dhënave, për të cilat na duhen për sjelljen e vendimeve cilësore të bazuara në fakte, theksoi ministrja Janevska.

“Këtë zgjidhje të re softuerike do ta zbatojmë pas përfundimit me sukses të të gjitha aktiviteteve përgatitore. Siç theksova, do të ketë përshtatje shtesë dhe periudhë testimi, më pas do të jetë e nevojshme trajnim cilësor për të gjithë të interesuarit, si dhe migrimi i të dhënave nga sistemi ekzistues”, theksoi Janevska, duke shtuar se në periudhën e ardhshme Ministria e Arsimit dhe Arsimit dhe Shkencës do të fokusohet në shfrytëzimin dhe mundësitë e tjera nga Instrumenti i ndihmës para-aderimit në interes të digjitalizimit të arsimit dhe funksionimit më cilësor të sistemit edukativo-arsimor.

Foto/video: MIA

Тагови

Остани поврзан