• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha hyjnë në Qeveri, tani për tani nuk ka ndryshime tek ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it

Mickoski: Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha hyjnë në Qeveri, tani për tani nuk ka ndryshime tek ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Tani për tani nuk ka ndryshime tek ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai në intervistë për "360 gradë" në RTM thotë se për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Muhamed Hoxha, ndërsa për ministër të ri të Çështjeve Evropiane dhe nënkryetar i Qeverisë është propozuar Bekim Sali.

Sipas Mickoskit, i cili sot deri në Kuvend i ka dërguar propozimet për ministra të rinj nga partneri i koalicionit VLEN, në resorin shëndetësi nuk do të ketë ndryshime, aty ministër mbetet Azir Aliu.

Në pyetjen nëse ishte i kënaqur me mënyrën se si Azir Aliu po e drejton Ministrinë e Shëndetësisë, kryeministri u përgjigj se gjithmonë ka vend për përparim.

"Të gjithë duhet të kenë një mundësi dhe unë vlerësoj se deri në këtë moment Azir Aliu mjaftë mirë e kryen punën e tij", theksoi Mickoski.

Pas kongresit të partisë dhe tërë ristrukturimit në kuadër të partisë, kryeministri në pranverë pret, siç tha, një rifreskim në Qeveri, por edhe rigrupime, riekipime, zgjerime dhe zvogëlime brenda institucioneve shtetërore.

Ai gjithashtu nënvizoi se nëse rizgjedhet kryetar i partisë në kongresin që do të mbahet këtë fundjavë, ky do të jetë padyshim mandati i tij i fundit si kryetar i VMRO-DPMNE-së. Me rizgjedhjen, ai do të fillonte mandatin e tij të tretë si lider, i cili sipas zgjidhjeve aktuale në statutin e partisë, do të thotë edhe i fundit.

"Kam dy djem, VMRO-DPMNE është tekstualisht si një fëmijë i tretë për mua. Po, ky është mandati im i fundit si kryetar i VMRO-DPMNE-së nëse e marr mbështetjen e delegatëve. Dhe derisa jam kryetar, ky kusht për numrin maksimal të mandateve që do të ketë një kryetar i VMRO-DPMNE-së, nuk kam ndërmend të mbështes asnjë iniciativë për të ndryshuar atë pjesë të statutit", theksoi Mickoski.

Ai është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, VMRO-DPMNE-ja do të arrijë një tjetër fitore të madhe.

Në pyetjen nëse ndoshta do të kandidohet për president shteti, ai u përgjigj se ata që e njohin e dinë se ai nuk ka ambicie të tillë.

"Mendoj se edhe atë skenar e përjashtoj nga angazhimi im në të ardhmen", është decid Mickoski. bsh/

Foto: Printskrin

Остани поврзан