Në Kuvend do të mbajnë mbledhje pesë komisione
- – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë pesë komisione – Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, Komisioni i Shëndetësisë, Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë pesë komisione – Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, Komisioni i Shëndetësisë, Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik.
Para anëtarëve të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave janë Raporti vjetor për vitin 2022 dhe 2023 për zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore 2022-2027 dhe Plani kombëtar i veprimit për barazi gjinore 2022-2024 dhe Raporti vjetor për vitin 2024 për zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore 2022-2024.
Në rend dite të Komisionit të Shëndetësisë është Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe mjetet medicinale, me procedurë të shkurtër.
Në Komisionin për Financim dhe Buxhet janë Strategjia Fiskale e reviduar e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2026-2030 - Leximi i dytë, Propozim-ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit "Rinovimi i parkut të mjeteve ngarkuese" të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transporti SHA Shkup, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet e sigurimit social të detyrueshëm dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, të gjithë me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në rend dite është Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrative, me procedurë të shkurtër.
Në rend dite të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, Propozim-ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit "Rinovimi i parkut të mjeteve ngarkuese" të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transporti SHA Shkup, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet e sigurimit social të detyrueshëm,
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore dhe Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për nëpunës administrativë, të gjithë me procedurë të shkurtuar. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s