• петок, 26 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 20 shkurt/ 2024

Shkup - Kryeministri Talat Xhaferi vlerëson se nuk duhet të ketë para të buxhetit për reklamimin e partive.  "Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para të buxhetit për reklama në kuptim të para zgjedhjeve. Por, do të shkoni në shtëpitë e juaja të pyesni se pse insistojnë pikërisht në atë ligj. Përsëri do të akuzohem, këtë e di, megjithatë qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para të buxhetit për atë punë", tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit "Nëna Terezë" në Shkup. 

Shkup  - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bahsku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot e vizituan kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, me ç’rast realizoi takim me rektorin, prorektorët dhe kryetaren e Senatit të Universitetit, a vizitoi edhe një pjesë të amfiteatrove.

Shkup – Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe kandidatët për deputetë fillon të premten më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars, konform afateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Shkup  - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka realizuar takimin e parë zyrtar me Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup. Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, Demiri dhe Johansen diskutuan për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 2024-2025.

Shkup- Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski theksoi se ndryshimet në Kodin zgjedhor tashmë janë përgatitur sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it dhe në momentin kur do të vihen në votim në Kuvend, LSDM-ja do t'i mbështesë. Sa i përket ndryshimeve më thelbësore të Kodit Zgjedhor, Kovaçevski mbetet i mendimit se është tepër vonë për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor pasi zgjedhjet janë shpallur tashmë.

Shkup - Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq pati fjalën e saj edhe në  ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare, e cila po mbahet në Zagreb, “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Drejtësia dhe të drejtat themelore”.

Shkup - Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Viktorija Madiq Avramovska realizoi takim bilateral me zëvendësministrin e Drejtësisë së Ukrainës, Oleksandër Bançuk, në margjinat e Konferencës ndërkombëtare “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, e cila u mbajt në Zagreb.

Kumanovë  - Kanë mbërritur 20.000 formularë, deri në fund të këtij muaji do të mbërrijë një dergesë shtesë, si dhe në qershor, askush nuk e saboton askënd në MPB, deklaroi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, i cili së bashku me drejtorin e Byros për siguri publike, Sasho Tasevski, realizoi takim me udhëheqësinë e Sektorit të Punëve të Brendshme, Kumanovë.

Shkup - Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (32) të shtunën rreth orës 2 pas mesnate ishte rrahur deri në vdekje pas një zënke paraprake me dy eritreanë të moshës prej 25 dhe 29 vjet, në Esen, Gjermani, informoi gazeta gjermane "Bild".

Shkup - Shpenzimet minimale të një familjeje në shkurt janë rritur për 313 denarë në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e shportës konsumatore sindikale.  Sipas të dhënave të publikuara sot, vlera e shportës minimale sindikale në shkurt është 57.476 denarë dhe në krahasim me janarin kur ishte 57.163 denarë është rritur për 313 denarë. 

Veles - Trupi i pajetë i një të riu nga Velesi është gjetur nën Urën e hekurt në vendbanimin Dvorovi në Veles. Në vendin e ngjarjes është thirru një ekip mjekësor i Nihmës së shpejtë , ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Veles, informoi për MIA-n, Biljana Gjakovska zëdhënëse e SPB Veles.

Athinë  - Bujqit nga pjesa veriore e Greqisë të cilët mbetën në blloqet dhe nuk do të marrin pjesë në protestën e pasdites në Athinë, nuk përjashtohet mundësia që në mënyrë simbolike t'i mbyllin vendkalimet kufitare Niki (Mexhitlia) dhe Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Sundimi i drejtësisë, për të cilën kryeministri grek Kiriakos Micotakis tha se "në Greqi është më i fuqishëm se kurdo qoftë më herët", ka qenë një nga temat kryesore në takimin me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, e cila nga ana e saj theksoi se Greqia ka bërë hapa të rëndësishëm në transparencë, barazi dhe luftë kundër racizimit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Moskë - Më shumë se 67.000 qytetarë rus kanë dërguar vërejtje zyrtare deri te Komiteti hulumtues i vendit, me të cilat kërkojnë që trupi i Aleksej Navalnit t'i dorëzohet familjes së tij, publikoi Meduza. Nisma e ngritur nga grupi për të drejta të njeriut OVD-Info vjen pasi që Bashkimi Evropian kërkoi hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e Navalnit.

Paris - Deputetët francezë në Parlamentin Evropian nga partia e djathtë "Republikanë" (Les Republicains), të cilët do të zgjedhen në qershor, nuk do të votojnë për mandatin e dytë të Ursula fon der Lajen në Komisionin Evropian, madje edhe ajo të jetë kandidate e grupit të tyre të deputetëve të Partisë Popullore Evropiane (EPP), kumtoi sot ajo parti.

 Moskë - Ludmila Navalni, nëna e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksej Navalni, ka kërkuar nga presidenti rus Vladimir Putini që t'ia dorëzojë trupin e djalit të saj. "Po ju bëj thirrje, Vladimir Putin, vendimi varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim", tha Ludmila Navalni në një video të regjistruar jashtë burgut të Arktikut ku vdiq djali i saj.

Bruksel - Negociuesit e Këshillit të BE-së dhe Parlamenti Evropian sot herët në mëngjes arritën marrëveshje të përkohshme politike për rregulloren e krijimit të kornizës së parë të BE-së për rregullimin e mënyrave të heqjes së karbonit, e cila ka për synim të lehtësojë dhe përshpejtojë për dislokimin e tij dhe për të reduktuar emetimet e tij në tokë.

Bruksel - Qytetarët e Bashkimit Evropian, para se gjithash të moshës mbi 65 vjeçare, por edhe ata mes 15 dhe 25 vjeç, në vitin 2022 nuk kanë shkuar në asnjë udhëtim turistik. Hulumtimi i Eurostat tregon se 38 për qind e qytetarëve të BE-së në moshën mbi 15 vjeçare nuk kanë shkuar në udhëtim me të paktën një bujtje jashtë shtëpisë për arsye personale.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot e harmonizoi qëndrimin e tij në lidhje me Propozim-direktivën për përforcimin e rolit të organeve përgjegjëse për luftimin e diskriminimit në bazë të gjinisë, racës, origjinës etnike, fesë, aftësi së kufizuar, moshës dhe orientimit seksual.

Gjenevë - Më shumë se 90 për qind e fëmijëve nën moshën pesë vjeçare në Rripin e Gazës hanë dy ose më pak lloje ushqimesh çdo ditë, gjë që konsiderohet si kushte të varfërisë së rëndë, thuhet në raportin e Klasterit global për ushqimin e organizatës partnere për ofrimin e ndihmës nga fondet e agjencisë së KB-së për fëmijë (UNICEF), njoftuan sot mediat amerikane.

Bruksel - Në nëntor vitin e kaluar gjithsej 108.950 persona të cilët nuk janë shtetas të BE-së për herë të parë kanë sjellë kërkesë për azil në disa nga vendet anëtare të Unionit që paraqet rritje për rreth 11 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2022, kumtoi sot Agjencia statistikore evropiane - Eurostat. 

Kiev - Rreth 17.000 ushtarë rusë e kanë humbur jetën nga 10 tetori i vitit 2023, kur Rusia e ka filluar sulmin ndaj qytetit Avdievka deri 17 shkurt të vitit 2024, deklaroi zëdhënësi i grupit forcat ukrainase Tavria.

Gjenevë  - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se ka përfunduar misionin e dytë për evakuim në spitalin "Nasër" në qytetin Kan Junis në Rripin e Gazës, me ç'rast gjithsej 32 pacientë janë në gjendje kritike, mes të cilëve ka edhe fëmijë, janë zhvendosur në një vend të sigurt, në kusht të  veprimeve ushtarake.

Stokholm - Kryeministri suedez Ulf Kristerson do ta vizitojë Budapestin të premten para votimit të planifikuar në Parlamentin hungarez javën e ardhshme për ratifikimin e kandidaturës së Suedisë për anëtarësim në NATO, kumtoi kabineti i tij.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden shpalli gjendje fatkeqësie në shtetin federal Kalifornia dhe miratoi ndihmë federale për përforcimin e përpjekjeve shtetërore, fisnore dhe lokale për të rindërtuar zonat e prekur nga stuhitë dhe përmbytjet që ndodhën nga 21 deri më 23 janar.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot udhëtoi për Argjentinë dhe Brazil në takime për përforcimin e marrëdhënieve me liderët e atyre dy vendeve. Ai po ashtu do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të G-20, që mbahet në Rio de Zhanejro.

Bejrut - Aeroplanët ushtarak izraelitë sot kryen të paktën dy sulme ndaj zonave në jug të Libanit, informojnë mediat lokale. Agjencia kombëtare e lajmeve libaneze (NNA), siç transmeton Anadolli, njoftoi se sulmet izraelite kanë ndodhur në periferinë jugore në qytetin Mejs al Xhabal dhe fshatin Hulla. Agjencia nuk njoftoi nëse sulmet kanë rezultuar me viktima ose dëm material. 

 

Остани поврзан