MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi uroi 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Siç bën të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në urim Gashi theksoi se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.

15:00/ 17 shkurt/ 2025
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi uroi 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Siç bën të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në urim Gashi theksoi se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.
Shkup – Pushteti lokal duhet të jetë efikas, llogaridhënës dhe me të vërtetë përgjegjës para atyre të cilëve ua ka dhënë mandatin dhe besimin, porositi kryetari i BNJVL dhe kryetar i Komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski. Në ngjarjen e katër konsultative për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale që u mbajt sot në Shkup, Gjorgjievski bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe përfaqësues së ministrisë së vetëqeverisjes lokale, kryetarë, ekspertë, UNDP dhe sektorin civil, diskutojnë për reformat kyçe të cilat duhet ta bëjnë pushtetin lokal më përgjegjës dhe më efikas.
Shkup – Mbështetja e qytetarëve për anëtarësim drejt Bashkimit Evropian ruhet në nivelin prej 62 për qind. Më të përmbajtur janë të anketuarit më të rinj dhe më të moshuar, te të cilët është konstatuar pasiguria më e madhe. Perceptimi për ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënon rënie të konsiderueshme te qytetarët tanë – për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar – tregojnë të dhënat e Analizës së mendimit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian në vitin 2024 në bazë të anketës nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar 17 Shkurtin – Ditën e pavarësisë së Kosovës, duke shprehur respektin e tij të thellë për sakrificën dhe qëndresën e popullit kosovar në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë. “Kosova jonë, të uroj përzemërsisht këtë ditë të shënuar! Sot kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që nuk u ndal asnjëherë në rrugën drejt pavarësisë. Gëzuar këtë ditë të madhe për kombin tonë, me dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë!”, ka theksuar Mexhiti në mesazhin e tij.
Shkup - Shtyrja e zbatimit të amendamenteve kushtetuese është argument racional që mund të jetë nxitje për Maqedoninë që të integrohet, Bullgaria të mos e bllokojë atë dhe Bashkimi Evropian ta menaxhojë atë proces deri në qëllimin përfundimtar, tha deputeti dhe nënkryetar i Kuvendit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Sipas tij, rezistenca e qytetarëve ndaj ndryshimeve kushtetuese për fillim të negociatave me BE-në, si dhe paraqitja e euroskepticizmit, i detyrohet asaj që në vetë BE-në ekziston pasiguri dhe Unioni nuk ka strategji për zgjerim.
Shkup - Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit deri në Kuvend sot kanë dorëzuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në me të cilin kërkojnë uljen e taksës për energjinë elektrike nga 18 për qind në 5 për qind dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, gjegjësisht uljen e saj nga 5 për qind në 0 për qind. Siç informoi në konferencën e sotme për media deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, me këto propozim-ndryshime kërkohet realizimi sistematik i dy nga shtatë masave ekonomike të LSDM-së.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm shënohen në vendet perëndimore, qendrore dhe lindore të vendit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informon NP "Rrugët e Maqedonisë". Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore të Strazhës, deri në 70 metra në kalimin malor Pletvar, në Krushevë deri në 80 metra dhe në Mavrovë nga 50 deri në 70 metra.
Shkup - Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, kryesisht me produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan, sot ka dorëzuar propozime deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut për masa efektive për uljen e çmimeve të një grupi të produkteve. Siç njoftojnë nga Oda, propozimet janë përgatitur pas një takimi të mbajtur të premten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, së bashku me ministrin, zëvendësministrin, përfaqësues nga institucionet përkatëse, si dhe anëtarë të Odës.
Shkup - Ndryshimet kushtetuese si kusht për fillimin e negociatave me BE-në janë mbështetur nga 20 për qind e të anketuarve në anketën e realizuar nga tetori deri në dhjetor të vitit 2024 nga Instituti për demokraci "Societas Civilis" – Shkup (IDSCS) në bashkëpunim me Fondacionin "Konrad Adenauer" – Shkup për analizën e perceptimit publik në lidhje me integrimin evropian. "Pjesa tjetër është mjaft e ndarë mes: status kuo-s, tërheqjes nga procesi dhe ndryshimit të kornizës negociuese. Është interesante të theksohet se qytetarët nuk e perceptojnë procesin si përmbushje të kushteve të fqinjëve, por shohin njëfarë vlerë reformuese dhe demokratike të procesit, domethënë procesin e shohin më shumë si përputhshmëri me standardet dhe ligjet e Bashkimit Evropian", deklaroi Anamarija Velinovska, hulumtuese në Qendrën për integrime evropiane pranë IDSCS-së para prezantimit të gjetjeve nga hulumtimi.
Shkup - Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit të cialt bazohen në respekt dhe miqësi të ndërsjelltë, me fokus te thellimi i bashkëpunimit dhe prezantimi i pikave turistike që Maqedonia e Veriut i ka si potencial të saj, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm në Doha mes Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe Ministres së Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Marjam bint Ali bin Nasser Al Misnad.
Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski pret që deri në këtë verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe kandidatët e rinj për kryetarë të komunave të zgjidhen në nëntor të këtij viti, me zgjidhjen e re ligjore që do të parashikojë mundësinë për revokim me referendum të një kryetari të komunës, futjen e mbikëqyrjes komunale dhe pjesëmarrjen më të madhe të sektorit civil në vendimmarrje në nivel lokal. Ai theksoi se pret që me procedin e përgatitjes së propozim dnryshimev të përfundojnë rreth datës 30 mars dhe menjëherë pas kësaj të miratohen në seancë të qeverisë dhe të hyjnë në procedurë parlamentare. Ai theksoi se ndryshimet nuk mund të zbatohen në mënyrë retrograde, që do të thotë se asnjë nga kryetarët aktualë nuk mund të revokohet dhe shtoi se ligjet nuk mund të ndryshohen në përputhje me vendimet personale. Me ndryshimet, shtoi ai, duam vetëm të përmirësojmë situatën dhe gjendjen në nivel lokal dhe që të gjithë palët e interesuara që preken të kenë një zgjidhje ligjore më cilësore dhe më të qëndrueshme.
Shkup – Kopshti Zoologjik në Shkup sot informon se të martën e kaluar kanë ngordhur disa dele të cilat nuk kishin shenja të dukshme të lëndimeve dhe paraprakisht nuk kishin shenja të sëmundjes. “Menjëherë është thirrur inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe ekspertë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, të cilët kanë bërë kontroll të plotë në vendngjarje dhe kanë filluar procedurën për autopsi të deleve të ngordhura. Shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur kur të përfundojnë të gjitha analizat dhe të marrim rezultatet e autopsisë”, thuhet në postimin në Fejsbuk.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me NJVL dhe komunat, dhe sipas Planit të Veprimit për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes (2024-2025) ka nisur një aksion të koordinuar për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore, të cilat njihen si një nga burimet e ndotjes së ajrit, i quajtur "Të gjithë së bashku për ajër më të pastër". Aksioni pilot i MMJPH do të realizohet për tre muaj: shkurt, mars dhe prill, në 8 qytete të vendit, dhe në të janë përfshirë Manastiri, Kumanova dhe komunat e Shkupit: Gazi Baba, Qendra dhe Kisella Vodë.
Shkup - Dizeli prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për enegjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,33 për qind. Çmimi i ri shitjes me pakicë të EUROSUPER BS - 95 do të jetë 80 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 82, EURODIZEL BS (D-E V) për 74, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 73,5 denarë për litër.
Shkup - Nga mëngjesi i sotëm në Shkup po bie borë, ndërsa sipas sinoptikëve sot në kryeqytet do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura ditore do të jetë deri në gjashtë gradë Celsius. Borë bie edhe në pjesët tjera të vendit, ndërsa sipas informacioneve të mëngjesit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit ku trashësia e sipërfaqes së borës është 29 centimetra pas çka vijojnë Hanet e Mavrovës me shtatë centimetra dhe Kriva Pallanka me një centimetër.
Ohër - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sipas matjeve të sotme të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ndodhet në lartësi 693,16 metra mbi nivelin e detit ose 23 centimetra nën mesataren e shkurtit, gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar. Kushtet e pafavorshme të motit me pak reshje të shiut në mënyrë shtesë kontribuojnë në nivele të ulëta të ujit. Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, niveli i ujit në liqen u ul me dy centimetra nën nivelin minimal të lejuar, të vendosur në 693.10 metra.
Tiranë - Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, nga krijimi i saj deri në fund të vitit 2024, ka pasur rreth 900 akuza për krime në fushën e korrupsionit ndaj ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë shtetërorë. "Prej vitit 2019, kur filloi me punë, ky organ është parë si një mjet kryesor në luftën kundër korrupsionit, me çka duke nxitur edhe ata që e sulmuan dhe e anatemuan atë të shkojnë përpara dhe të ngrenë padi. Sipas statistikave të prokurorisë numri i saktë i akuzave është 892 kryesisht për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë, korrupsion pasiv dhe aktiv të personave të cilët kryejnë funksione publike; fshehja e pasurisë, korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve", publikojnë mediat.
Stamboll - Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu mund të dënohet me dënim me burg prej dy deri në katër vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike me akuzën e “përpjekjes për të ndikuar ndaj një zyrtari gjyqësor, eksperti apo dëshmitari”, raportojnë mediat turke. Kryeprokurori i Stambollit ka kompletuar aktakuzën ndaj kryebashkiakut Imamoglu lidhur me vërejtjet e tij drejtuar ekspertit mjeko-ligjor. Në aktakuzën e publikuar sot thuhet se kryetari ka tentuar të ndikojë tek eksperti duke e sulmuar publikisht.
Zagreb - Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq nesër do të japë betim për mandatin e tij të dytë pesëvjeçar. Në inaugurimin në Pallatin presidencial të Pantovçakut do të marrin pjesë rreth njëqind të ftuar, mes të cilëve dhe katër nënkryetarë të Kuvendit, por askush nga Qeveria. Milanoviq përsëri u rizgjedh për president më 12 janar, kur në rrethin e dytë ka mundur kundërshtarin Dragan Primorac i mbështetur nga Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ).
Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Bruksel do të takolhet me të dërfuain e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, informoi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i KE-së, Stefan de Kersmaker. Takimi fillimisht është parashikuar për sot, por ai është ricaktuar për nesër, për shkak të, siç theksoi De Kersmaker, angazhmane tjera, duke shtuar se për sonte është parashikuar që Kellog të takohet me eurokomisarin e Mbrojtjes dhe Hapësirës, Andrius Kubilius.
Bruksel - Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që të hartohet arkitektura e ardhshme e sigurisë evropiane, tha kryetari i i Këshillit Evropian, Antonio Koshta. "Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Në negociatat për një arkitekturë të re të sigurisë, ne duhet të marrim parasysh se Rusia përbën një kërcënim global, jo vetëm një kërcënim për Ukrainën, theksoi Koshta përpara takimit urgjent të liderëve evropianë në Paris, në të cilin do të diskutohet për situatën në Ukrainë.