12:00/19 dhjetor/2025
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të flasë në promovimin e Strategjisë nacionale të TIK - SMART/MK 2030, dokument i harmonizuar me Dekadën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim. Strategjia bazohet në katër shtylla: TIK infrastrukturë dhe ndërlidhje - zhvillim i një infrastrukture të sigurt, të kapshme dhe të qëndrueshme digjitale si bazë për transformimin digjital, Kompetenca digjitale dhe inklizivitet digjital - ndërtim i shkathtësive digjitale dhe sigurim i një qasje të arabartë drejt mundësive digjitale për të gjithë qytetarët, E-sundim dhe shërbime elektronike - avancim i shërbimeve publike, transparencës dhe besimit në institucione përmes zgjidhjeve digjitale dheBiznese, inovacione, inteligjencë artificiale dhe teknologji të reja - nxitje e ekonomisë digjitale, ekosistemi startap dhe zbatimi i teknologjive të reja.
Shkup - Treguam se transformimin digjital nuk e trajtojmë si projekt teknik, por si reformë shoqërore, dhe kjo do të thotë se kemi obligime të gjithë, horizontalisht, dhe pikërisht prandaj është shumë e rëndësishme sot të diskutojmë për katër shtyllat e strategjisë, që do të thotë katër obligime të cilat i kanë institucionet, sektorin privat, ndërsa kjo do të thotë përfitime për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, para hapjes së konferencës "Transformimi i të ardhmes. Strategjia digjitale për shoqëri moderne", i organizuar me mbështetjen e Shkollës rajonale për administratë publike dhe Bashkimin Evropian.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në orën 13:00 do të marrë pjesë në stërvitjen simuluese për lëndime të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve piroteknike - fishekzjarreve, që do të mbahet në Sheshin "Maqedonia" në Shkup, afër Portës "Maqedonia".
Shkup - Koalicioni VLEN vlerëson praninë e zëvendëskryeministrit Arben Fetai në Doha, në kuadër të CoSP11 – Konferencës së OKB-së kundër Korrupsionit, si dëshmi të një përfaqësimi serioz dhe përmbajtësor të vendit në platformat ndërkombëtare që trajtojnë sfidat reale të korrupsionit, thuhet në kumtesën e VLEN-it, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Shkup - Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) zbatoi 262 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese të sigurisë së pakove për fëmijë të Vitit të Ri. Kontrollet, siç informojnë nga AUV, janë zbatuar në depo për paketimin e pakove, markete dhe dyqane që kryejnë qarkullim me këtë lloj prodhimi, me ç'rast janë konfirmuar mospërputhje minimale.
Shkup - Pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës 150 mg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat, tregojnë të dhënat e Sistemit Shtetëror Automatik të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Shkup - Në mëngjes më ftohtë ishte në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Krushevë me 4 gradë Celsius të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Tetovë, Veles dhe Demir Kapi në mëngjes janë matur -3 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Prilep-2, në Pretor dhe Hanet e Mavrovës 0, në Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Vinicë dhe Kodra e Diellit 1 gradë dhe në Ohër 2 gradë Celsius.
Sofje - Dhjetëra mijë njerëz mbrëmë dolën në rrugët e kryeqytetit Sofje dhe qytete të tjera të Bullgarisë për të kërkuar zgjedhje të drejta dhe gjyqësi të pavarur që mund të luftojë kundër korrupsionit gjerësisht të përhapur. Këto demonstrata pasuan pas protestave nga java e kaluar, të shkaktuara nga planet e qeverisë për tatime më të larta dhe shpenzime të rritura qeveritare. Më pas qeveria e tërhoqi planin kontrovers buxhetor për vitin 2026, por në fund i përmbushu kërkesat e popullit për të dhënë dorëheqje.
Sofje - Presidenti bullgar, Rumen Radev paralajmëroi se do ta dorëzojë mandatin e parë hulutues për formim të qeverisë pas Vitit të Ri. Mandati hulumtues është mandat për shqyrtim të mundësive për formim të qeverisë. Ajo është procedurë zyrtare në të cilën presidenti i Bullgarisë ia beson mandatin kandidatit për kryeministër në mënyrë që ai të "studiojë" nëse mund të sigurojë shumicë në Kuvend për të formuar qeveri.
Bruksel - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i falënderoi liderët evropian pas marrëveshjes së tyre për financim shtesë të vendit të tij. "Kjo është një mbështetje e madhe e cila me të vërtetë e përforcon rezistencën tonë", shënoi ai në një postim në X. Zelenski theksoi se "është e rëndësishme që mjetet ruse të mbesin të ngrira" dhe Ukraina të marrë garancione financiare për vitet e ardhshme.
Moskë - Rusia reagoi pozitivisht ndaj kompromisit të arritur nga vendet-anëtare të BE-së për financimin e Ukrainës. "Drejtësia dhe arsyeja mbisunduan tani për tani", shkroi negociuesi kryesor rus, Kiril Dmitriev në Telegram. Ai e përshkruajti vendimin e sjellur në bruksel si "goditje fatale" për ata që i quajti "nxitës të luftës", duke e emëruar kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, kancelarin gjerman, Fridrih merc dhe kryeministrin britanik, Kir Starmer.
Moskë - Ministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko, sot deklaroi se Rusia nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për dislokimin e kontingjenteve të NATO-s, armëve sulmuese ose anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Veriatlantike. "Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, si dhe dislokimi i kontingjenteve ushtarake dhe i armëve sulmuese në territorin e saj është absolutisht i papranueshëm për ne", deklaroi Grushko për Sputnik, duke shtuar se qëndrimi i Moskës është mirë i njohur dhe është shprehur shumë herë më parë.