• сабота, 22 февруари 2025
MIA FLESH

12:00 / 4 shkurt / 2025

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të merr pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së revolucionarit të madh maqedonas, Goce Dellçev, informojnë nga kabineti i saj. Është paraparë që presidentja Siljanovska-Davkova, me atë rast të vendos lule mbi varrin e tij në oborrin e kishës "Shën Spasi" në Shkup. Pastaj Siljanovska-Davkova do të vizitojë Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip, ku do të vendosë lule të freskëta para përmendores së Goce Dellçevit, që ndodhet para rektoratit të Universitetit në Novosellë dhe do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje realizoi takim dypalësh me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom. Në takim, siç bëri të ditur sot MPB, u shpreh kënaqësia e bashkëpunimit ndërmjet dy policive që realizohet përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit policor dhe i njëjti zhvillohet në nivel të lartë profesional.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mbrëmë në Nju Jork ka zhvilluar takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh. Mucunski në Fejsbuk njoftoi se në takimin me Gutereshin në selinë e KB-së, e theksoi “rolin e rëndësishëm të organizatës në kohë të sfidave globale komplekse, siç janë konfliktet e armatosura, shkelja e të drejtave të njeriut, terrorizmi, ekstremizmit të dhunshëm, teknologjitë e reja dhe ndryshimet klimatike”.

Shkup - Një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 9 e 18 minuta në zonën epiqendrore Shtip-Radovish në 70 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme që ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Shtip dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

Shkup - Sot në mëngjes më së ftohti është në Kodrën e Diellit -8 gradë, në Krushevë janë matur -5, Berovë -3, në Shkup, Kriva Pallankë dhe Kumanovë -2, një gradë mbi zero është në Veles, Manastir dhe Tetovë, dy në Strumicë, ndërsa pesë gradë në Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit ka edhe më së shumti borë, 32 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës 13 centimetra. 

Athinë – Një seri e tërmeteve, por me fuqi më të vogël se pesë gradë edhe gjatë natës ishin regjistruar në pjesën detare në afërsi të Santorinit, ku nga e shtuna është rritur aktiviteti sizmik dhe janë ndërmarrë masa dhe rekomandime të jashtëzakonshme, ndërsa vlerësimet janë nga ishulli grek tashmë janë larguar mbi 5.000 persona, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga mesnata deri mëngjesin e sotëm ishin regjistruar gjashtë tërmete ndërmjet 4 dhe 4,8 ballë, ndërsa situata e ngjashme ishte edhe gjatë ditës së djeshme, që sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Observatoriumit në Athinë, Vasilis Karastatis domethënë se “aktiviteti sizmik nuk është qetësuar, por përkundrazi intensifikohet”. 

Bruksel - Liderët e BE-së në Samitin joformal të Unionit arritën përparim në diskutimet për ndërtimin e "Evropës së Mbrojtjes", deklaroi mbrëmë vonë Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta pas përfundimit të takimit të krerëve të shteteve. Qeveria e anëtarëve të BE-së të mbajtur në Bruksel. “Ne jemi të shtyrë nga ndjenja e përbashkët e emergjencës. Nuk po flasim më për "nëse", por për mënyrën se si ta bëjmë atë," theksoi Koshta, duke theksuar se diskutimet konfirmuan angazhimin e vendosur të BE-së për sigurinë e Ukrainës dhe për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe vendosmërinë që të vazhdojë mbështetja për vendin për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Uashington – Senati amerikan sot e konfirmoi zgjedhjen e Kris Rajt, drejtor ekzekutiv i kompanisë për shfrytëzimin e naftës dhe gazit “Liberti Energji”, ministër të ri të Energjetikës në Qeverinë e Donald Trampit. Për nominimin e Rajt votuan 59 senatorë, përderisa 38 ishin kundër. Rajt 60-vjeçar, i cili e udhëheq “Liberti Energji” nga viti 2011, paralajmëroi se do të tërhiqet nga kompania nëse vërtetohet në funksionin ministror. Trashëgimtari i tij do të jetë Ron Gusek, i cili që nga viti 2016 e kryen funksionin kryetar i kompanisë.

Uashington - Një gjyqtare amerikane ka vazhduar ndalesën e përkohshme për ndërprerjen e granteve federale, huave dhe programeve të tjera të ndihmës financiare, pasi paraprakisht javën e kaluar presidenti Donald Tramp urdhëroi ngrirjen e tyre. Gjyqtarja Loren Alihan nga Gjykata e Qarkut të Uashingtonit gjatë seancës gjyqësore deklaroi se masa do të ishte "katastrofike" për organizatat që punojnë me interes publik.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se Ukraina duhet t'i sigurojë minerale të rralla SHBA-së në këmbim të ndihmës së Uashingtonit në luftën kundër Rusisë, raporton Anadollu. Trampi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se Uashingtoni dhe Kievi janë në bisedime. "Aktualisht po punojmë për disa marrëveshje, kemi disa garanci dhe disa gjëra të tjera për të vazhduar me gjithë situatën", tha Trampi. 

Uashington - Pesë ministra të jashtëm arabë dhe një zyrtar i lartë palestinez kanë dërguar letër deri te Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio ku kundërshtojnë planet e presidentit Donald Tramp në fund të janarit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës. Sipas "Aksios", letra është dërguar dje dhe është nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe këshilltari presidencial palestinez Husein al Sheik, pas takimit gjashtëpalësh në Kajro në fundjavë.

Seul - Koreja e Veriut ka tërhequr trupat e saj nga fronti në rajonin rus Kursk për shkak të humbjeve të mëdha, njoftoi sot agjencia e lajmeve Jonhap e Koresë së Jugut, duke cituar Shërbimin informativ të Koresë së Jugut (NIS). Që nga mesi i janarit nuk ka "shenja" të pranisë ushtarake të Koresë së Veriut në luftimet në Kursk, njofton Jonhap. Më parë, mediat ukrainase dhe amerikane, përfshirë edhe Nju Jork Tajmsin, raportuan për tërheqjen e trupave të Koresë së Veriut, kujton DPA.

Moskë - Me ardhjen e Donald Trampit në pushtet, SHBA-ja kaluan drejt konceptit "Amerika në vendin e parë", që ka një ngjashmëri shqetësuese me sloganin "Gjermania në vendin e parë" nga koha e Hitlerit, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në një artikull për revistën "Rusia në politikën globale". "Kalimi drejt konceptit 'Amerika në vendin e parë' ka ngjashmëri alarmante me slloganin nga epoka e Hitlerit 'Gjermania në vendin e parë'. Luajtja në kartën 'vendosja e paqes përmes forcës' mund të shkatërrojë plotësisht diplomacinë. Përveç kësaj, në deklaratat e tilla dhe konstrukte ideologjike nuk ka asnjë gjurmë respekti për detyrimet ligjore ndërkombëtare të Uashingtonit sipas Kartës së KB-së", thotë Lavrov.

Kinshasa - Aleanca e grupeve rebele në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) ka publikuar armëpushim të njëanshëm që fillon nga sot. Në kumtesë, Aleanca, e cila përfshin edhe rebelët M23, përmendi "shkaqe humanitare" si bazë për armëpushimin, pasi ata pushtuan territorin në pjesët lindore të vendit, raportoi Bi-Bi-Si. Sipas të dhënave të KB-së, të paktën 900 persona janë vrarë, ndërsa 2.880 janë plagosur në luftimet e fundit në dhe rreth Gomas, qyteti më i madh lindor në Republikën Demokratike të Kongos.

Kito - Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa paralajmëroi mbylljen e kufijve të vendit nga e shtuna për tre ditë, duke përfshirë edhe rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës ku ai është kandidat. "Duke pasur parasysh tentativat e grupeve të armatosura për destabilizimin e vendit, nga e shtuna, 8 shkurt deri të hënën, 10 shkurt, kufijtë do të mbeten të mbyllur", deklaroi sot lideri në profilin e tij në rrjetin social Iks.

Ankara - Turqia do t'i pranojë 15 të burgosur palestinez të liruar nga burgjet në Izrael, njofton televizioni turk Si-En-En. Palestinezët në ditët në vijim do të arrijnë në Turqi. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se një nga kushtet e marrëveshjes për armëpushim në Gazë parasheh se "të burgosurit" palestinez nuk do të mbesin në vendet palestineze pas lirimit të tyre. Ai shtoi se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka dhënë urdhër që Turqia të pranojë një pjesë të të liruarve palestinez. 

Birmingem - Futbollisti i ri i Aston villas, Markus Rashford, ka sqaruar transferin e tij në Aston Villa në formë huazimi nga Mançester Junajted. "Ata janë klub, i cili është në një pozitë të mirë në ligë dhe po kërkojnë të përparojnë. Ata janë ende në Ligën e Kampionëve, kanë trajner të mirë, ambicioz dhe talent të madh në skuadër. Më duhej të zgjidhja një vend ku ndjej se stili im i lojës do të përshtatej për të rizbuluar veten time dhe për t'u përmirësuar. Dua të shfrytëzoj sa më shumë kohën time", deklaroi Rashford për "Goal".

Mançester - Kampioni aktual anglez në futboll, Mançester Siti në afatin kalimtar të dimrit ka haxhuar 212 milionë euro. Gjatë këtij afati kalimtar, klubi anglez ka realizuar katër transfere. "Qytetarët kanë angazhuar Vitor Rejsin për 37 milionë euro, Abdukodir Kusanovin për 40 milionë, Omar Marmushin për 75 milionë dhe Niko Gonzalesin për 60 milionë euro.

Остани поврзан