• сабота, 22 февруари 2025
MIA Flesh

12:00/13 shkurt/2025

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, pati takim me deputetin australian dhe ministër i Punëve të Jashtme në hije, Dejvid Kolman, i cili është mik i madh dhe mbështetës i komunitetit maqedonas në Australi. Në takim, siç kumtoi MPJTJ, është biseduar për ngjarjet politike aktuale, mundësinë e vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet e mëtejshme në politikën e jashtme të Australisë. Theks i veçantë është vendosur në rolin e rëndësishëm të komunitetit maqedonas si një urë e fortë e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, pati takim pune me përfaqësues të Bankës gjermane KfW, në të cilin u bisedua për mundësitë për investime të ardhshme në sektorin energjetik, si dhe për mbështetjen e bankës në procesin e transformimit të SHA EMV në një kompani profitabile dhe moderne. Në takim,  përfaqësuesit e KfW-së konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim me Maqedoninë në fushën e energjisë së qëndrueshme. Ata theksuan rëndësinë e investimeve strategjike që do të kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe një tranzicion të përshpejtuar drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). 

Shkup - Odat ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, kryesisht me produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan kërkuan takim urgjent me Qeverinë lidhur me vendimin për kufizimin e marzheve. Siç njofton Oda, vendimi i cili parasheh 10 për qind kufizim të marzhës do të rrezikojë mbijetesën e shitësve me pakicë dhe do t'i detyrojë ata të largojnë punëtorët, por edhe t'i mbyllin marketet. Dëmet, sipas Odës, do të jenë të mëdha, sepse vihet në rrezik mbijetesa e 86 kompanive tregtare me 790 dyqane dhe 4.700 punonjës.

Shkup - Janë të vonuara masat për kufizimin e marzheve dhe të paralajmëruara para kohe, gjë që lë hapësirë që ​​shitësit të adaptohen, vlerësoi sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, duke paralajmëruar shtatë propozim masa. Kufizimi i marzheve si masë e vetme, sipas Filipçes, nuk do të japë efekt. “Propozojmë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind, uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë për tre muajt e ardhshëm, rregullimin e marzheve për produktet ushqimore bazë, zbatimin e menjëhershëm të Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për vetura dhe rritjen e pagave në sektorin privat me ngrirjen e kontributeve”, ka thënë Filipçe.

Shkup - Gjysma e qytetarëve (50,3 për qind) janë të gatshëm të përdorin dhunën që ta mbrojnë sigurinë e familjes së tyre, tregon hulumtimi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) për perceotimin e qytetarëlve për sigurinë, si atë personale ashtu edhe atë të përgjithshmen, në vend, me anketën e zabtuar telefonike në ekzemplar reprezantues nacional prej 1000 të anketuarve."Gjithsej, 40,4 për qind e të anketuarve nuk pajtohen me asnjë nga qëndrimet, gjegjësisht vetë nuk do të përdornin dhunë për mbrojtje. Edhe pse përqindja e atyre që janë të gatshëm të denoncojnë dhunën janë shumicë (59,6 për qind), megjithatë shqetësojnë argumenette e pjesës së mbetur të të anketuarve për mosdenoncim: thonë se ajo nuk është punë e tyre, se nuk besojnë se kompetentët mund ta zgjidhin problemin, ose kanë frikë nga pasojat. Tek më të rijtë, ata të moshës mes 18 dhe 29 vjeç, më e ulët (46,2 për qind) është gatishmëria që të denoncojnë dhunë ose shkeëlje të ligjit, ndërsa një e katërta e yre kanë thënë se kjo nuk është punë e tyre", theksohet në kumtesën e QMBN      

Shkup - Nesër pa furnizim me energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Karposh dhe Gazi Babë, informojnë nga QRMK. Në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve "Budimpeshtanska" dhe "Lubica Georgieva" në komunën e Karposhit. Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 derinë 11:00 do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Stajkovc, vendi i quajtur Popovo Maalo në komunën e Gazi Babës. 

Shkup - Nëpunësit policorë të SPB Shkup mbrëmë në orën 22:40, në territorin e Çairit, e privuan nga liria V.K.(22) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e saj dhe në hapësira të tjera, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar tre qese me marihuanë dhe një plumb. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të vijojë kallëzimi penal me procedurë të shpejtë sipas nenit 215 të Kodit Penal. 

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Tema kryesore e këtij takimi ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor, me ç’rast Presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi. Lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve, z. Radoniqi sqaroi se KQZ-ja, menjëherë ka ftuar institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që të hetojnë problemin dhe se KQZ-ja  është në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë mbi çështjet e identifikuara që kanë ndikuar në funksionimin e kësaj platforme. Ky raport do të ndihmojë në vlerësimin dhe adresimin e çështjeve të evidentuara, duke siguruar transparencë të plotë mbi arsyet që kanë çuar te ky problem.

Athinë - Banorët e Santorinit dhe ishujt përreth kanë kaluar një mbrëmje relativisht të qetë, krahasuar me ditët e kaluara, duke pasur parasysh se nuk janë regjistruar numër i madh i tërmeteve dhe ka pasur vetëm dy me intensitet prej 4,2 ballë, ndërsa për 15 ditë në pjesën detare mes Santorinit dhe Amorgos ka pasur mbi 15:300 tërmete, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sizmologu Dhimitris Papanikolau për televizionin grek "Antena" këtë mëngjes ka theksuar se nuk duhet të "mashtrojë" aktiviteti i butë i mbrëmshëm sizmik "meqenëse tërmetet do të vazhdojnë ende gjatë dhe do të ketë tërmete mbi 5 ballë sipas Rihterit".

Berlin - Nuk duhet të ketë paqe të imponuar në Ukrainë dhe çdo zgjidhje për konfliktin atje duhet të përfshijë SHBA-në, tha kancelari gjerman Olaf Sholc në një intervistë për Politiko të publikuar sot. "Për mua është plotësisht e qartë se nuk duhet të ketë zgjidhje që nuk përfshin SHBA-në. "Detyra tjetër është të sigurohet që të mos ketë paqe të imponuar," tha Sholc. Presidenti amerikan Donald Tramp diskutoi dje me telefon për luftën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe ende nuk është e qartë nëse intervista me Sholcin është bërë para apo pas bisedimeve të Trampit. 

Berlin - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi sot se Ukraina dhe Evropa mund të përfshihen në bisedimet për paqe për Ukrainën, pasi që presidenti amerikan Donald Tramp dhe presidenti rus Vladimir Putin biseduan për zgjidhjen e konfliktit. "Nuk mund të zhvillojmë bisedime pa përfshirjen e Ukrainës. Është në pikëpyetje paqja në Evropë, për këtë ne evropianët duhet të jemi të përfshirë", tha Berbok në intervistën për radio Dojçlandfunk. Tramp dje ka biseduar përmes telefonit me Putinin dhe me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski për fillim urgjent të bisedimeve për t'i dhënë fund luftës. 

Bruksel - Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistoriusi sot deklaroi se Rusia do të mbetet kërcënim për sigurinë evropiane edhe nëse arrihet paqja në Ukrainë, duke shprehur keqardhje që administrata amerikane tashmë ka bërë, siç theksoi, lëshime ndaj Rusisë para fillimit të negociatave. "Do të ishte naive të besohet se ai kërcënim, edhe pas çdo marrëveshjeje paqeje, sa herë që të materializohet, do të dobësohet", tha Pistoriusi para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Pistoriusi theksoi se prandaj është e nevojshme që anëtarët e NATO-s të investojnë më shumë dhe më shpejt në mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Bruksel - Organizata e NATO-s për Shkencë dhe Teknologji (STO) ka shpallur konkurs për pjesëmarrje në Sfidën "Gratë dhe vajzat në shkencë" për vitin 2025, qëllimi i së cilës është t'i frymëzojë gratë e reja që të vzhdojnë karrierën e tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë dhe në të cilin mund të marrin pjesë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të këtij edicioni të dytë të Sfidës do të sigurohet platformë përmes së cilës gratë dhe vajzat e përzgjedhura mund të ndajnë ide inovative hulumtuese në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen globale.  Me konkursin thirren gratë e reja dhe vajzat të paraqesin propozime vizionare për hulumtim që kanë të bëjnë  me sfidat urgjente në fushën e hulumtimit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Los Anxhelos - Aktori amerikan, Kevin Spejsi po përballet me një tjetër padi për sulm seksual. Përkatësisht, në Britaninë e Madhe sot kundër tij është ngritur një padi civile në Gjykatën e lartë në Londër, diçka më shumë se 18 muaj që kur ishte liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e mëparshëm penal. Sipas dokumenteve gjyqësore, lëndë është ngritur edhe kundër teatrit londinez "Old Vik" ku Spejsi ka punuar si drejtor artistik që nga viti 2003, por volitshmëritë e padisë nuk janë të disponueshme.

Uashington - Irani, Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut do të kenë armë bërthamore brenda dekadës së ardhshme, tregojnë të dhënat nga një studim i kryer nga organizata Këshilli atlantik. Gjithashtu, pothuajse një e katërta e të anketuarve besojnë se Koreja e Veriut do të përdorë armë bërthamore gjatë së njëjtës periudhë. Hulumtimi i quajtur "Global Foresight 2025" është realizuar nga 15 nëntor deri më 2 dhjetor 2024, mes më shumë se 350 ekspertëve globalë.

Остани поврзан