MIA Flesh
- Shkup - Të rreme janë alarmet për bomba në shkollat në shtet, grupi punues mban mbledhje, udhëzimet do të arrijnë deri tek institucionet, kumtoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Veles, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së banesave për familjet e cënueshme sociale në komunën e Velesit. Në deklaratë për mediumet, kryeministri tha se kërcënime të tilla ka pasur edhe në Kroaci dhe Hungari. "Unë vazhdimisht isha në kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme, më informoi dhe më në fund kam një konkludim, deri tani të gjitha pa përjashtim janë të rreme. Ato janë ato sulme hibride, të cilat do të ndodhin, nuk është asgjë e papritur, duhet të përgatitemi. Gradualisht është sipas protokollit lloj i tillë i sulmeve, ka pasur para disa ditëve edhe në Kroaci, paraprakisht në institucionet në Hungari dhe supozoj se kjo do të jetë kontinuitet tek ne, por mendoj se po krijohet një protokoll", deklaroi kryeministri.

15:00/ 7 shkurt/ 2025
Shkup - Të rreme janë alarmet për bomba në shkollat në shtet, grupi punues mban mbledhje, udhëzimet do të arrijnë deri tek institucionet, kumtoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Veles, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së banesave për familjet e cënueshme sociale në komunën e Velesit. Në deklaratë për mediumet, kryeministri tha se kërcënime të tilla ka pasur edhe në Kroaci dhe Hungari. "Unë vazhdimisht isha në kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme, më informoi dhe më në fund kam një konkludim, deri tani të gjitha pa përjashtim janë të rreme. Ato janë ato sulme hibride, të cilat do të ndodhin, nuk është asgjë e papritur, duhet të përgatitemi. Gradualisht është sipas protokollit lloj i tillë i sulmeve, ka pasur para disa ditëve edhe në Kroaci, paraprakisht në institucionet në Hungari dhe supozoj se kjo do të jetë kontinuitet tek ne, por mendoj se po krijohet një protokoll", deklaroi kryeministri.
Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot nga Velesi u bëri thirrje të gjithë partive politike parlamentare së bashku të punojnë për reformat në gjyqësor, pas reagimit të liderit të partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe për iniciativën për interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor. "Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, të kemi konsensus social. Ne nuk duam të kemi të drejtën ekskluzive për t'i bërë ato ndryshime. U bëjë thirrje të gjithë deputetëve në Parlament, nëse pajtohen se duhet të shpërbëhet, le të votojnë kur kjo pikë të dalë në rend dite. Të shkarkohen këto anëtarë të Këshillit gjyqësor, ndërsa më pas së bashku, përmes një procesi gjithëpërfshirës, le të gjejmë njerëz që do të monitorojnë dhe identifikojnë gjyqtarët që abuzojnë me atë që gjykohet dhe që janë shkaktarë, për shkak të vendimeve të tyre të diskutueshme, të disa proceseve që nuk duhet të ndodhin", tha Mickoski pas ndarjes së banesave për familjet e rrezikuara sociale në Veles.
Veles - Në Veles sot janë vënë në përdorim 29 banesa nga 39 deri në 45 metra katrorë të destinuara për familjet e rrezikuara sociale në objektin social të sapondërtuar me sipërfaqe të përgjithshme prej 1843 metra katrorë në pesë kate dhe katin përdhes me hapësira për bodrum, të ndërtuara në pjesën e re të qytetit përballë ish industrisë "Kiro Quçuk" pas hekurudhës Veles- Manastir. Në ceremoni morën pjesë qiramarrësit që do të vendosen në objekt, kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria, deputetë, kryetari i komunës Marko Kolev, Nada Trajkova drejtore e Qendrës për punë sociale në Veles dhe mysafirë të tjerë.
Shkup - Nuk e kuptoj revoltën, prisja propozime, prisja plane mësimore dhe plan programe. Nuk po nxitojmë, asgjë nuk është vendosur definitivisht, kemi një vit për të dalë me konceptin, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska pas reagimeve për propozimin e konceptit për reforma në arsimin e mesëm. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo përsëriti se bëhet fjalë për draft version, se vërejtjet po shqyrtohen dhe diskutimi do të vazhdojë, duke bërë thirrje për çështjen e konceptimit të mbyllet nga publiku. Ashtu siç tha, MASH ka edhe shumë gjëra të tjera të neglizhuara kundrejt këtij konceptimi.
Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mbajti takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për financim dhe bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik. Në takim, siç bëri të ditur Ministria, është diskutuar për fondet potenciale nga Banka Botërore, të cilat do të ishin të dedikuara për mbështetje të reformave energjetike, kalimin drejt burimeve të rinovueshme energjetike në vend.
Shkup - Në kuadër të zhvillimeve aktuale në lidhje me sigurinë në komunikacion në vendin tonë, Ministria e Drejtësisë është e fokusuar në përcaktimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të mundshme të ligjeve, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e dukshëm të sigurisë në komunikacion, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Igor Filkov në debatin publik në Kuvend. "Duke pasur parasysh rritjen e konstatuar të aksidenteve, mendojmë se është e nevojshme të shqyrtohen urgjentisht strategji dhe zgjidhje të reja që do të përfshijnë: rritjen e sanksioneve për drejtuesit e automjeteve që rrezikojnë sigurinë në qarkullim, është i nevojshëm përmirësimi i dispozitave penale për shkelësit, mbështetur nga një analizë e detajuar e praktikës së shqiptimit dhe zbatimit të dënimeve. Kjo do të na ndihmojë të përcaktojmë nëse dënimet janë adekuate në praktikë, nëse mbizotëron tendenca për shqiptimin e sanksioneve më të buta" tha Filkov deputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, u takua sot në Athinë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, ambasadoren Aleksandra Papadopullu, kumtoi MÇE. Në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat kyçe me interes reciprok. Ministri Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, si dy vende fqinje, partnere dhe aleatë të NATO-s, duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik, me fokus të veçantë në lidhjen tregtare dhe energjetike, projektet e infrastrukturës dhe bashkëpunimin sektorial.
Shkup - Në Gjykatën themelore penale Shkup, sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja GJorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit me dëshminë e Goce Trajkovskit, i cili së bashku me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në gjurmimin për të, duke siguruar video incizime. Sipas dëshmitarit Trajkovski, rrugën nëpër të cilën ka lëvizur Vanja ia ka treguar babai Aleksandar Gjorçevski, i cili së bashku me nënën Zorica Gjorçevska me pajisje "GPRS" e kanë ndjekur lëvizjen e Vanjës. Trajkovski së bashku me babanë kanë ecur nëpër të njejtën rrugë dhe ka kërkuar incizime nga objektet përreth.
Tetovë - Policia ka evidentuar mbi 240 alarme për bomba të vendosura nëpër shkolla dhe të gjitha janë konstatuar se janë të rreme, tha sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev nga Tetova. Pas gjashtë orëve nga alarmi i parë dhe puna në terren, ai vlerësoi se siguria në të gjithë vendin është stabile dhe solide. "Nuk ka nevojë për panik, qytetarët, prindërit dhe të gjithë mësimdhënësit në shkolla të jenë të qetë. Bëhet fjalë për alarme të rreme, për bomba kudo që e kemi bërë. Këto janë gjëra dhe të gjitha kontrollet treguan se ishin alarme të rreme për bomba. Bëhet fjalë për më shumë se 240 alarme. Të gjithë pjesëtarët e policisë së Maqedonisë së Veriut reaguan me ndërgjegje, shpejt dhe me qetësi pa shkaktuar panik. Shkonin në shkolla, bisedonin me drejtorët e shkollave dhe bënin inspektime aty ku duhej. Kemi një protokoll dhe algoritëm pas të cilit ne veprojmë. Aty ku parametrat ishin pozitivë, gjegjësisht në zonën e gjelbër - mësimi vazhdoi, ku kishte parametra të caktuar në zonat tjera, u bënë kontrolle shtesë dhe kudo ishin alarme të rreme", theksoi Janevi.
Shkup - Alarmet për bomba në shkolla janë të rreme, konfirmuan kontrollet e MPB-së. Nxënësit janë kthyer në mësime dhe gjithçka është nën kontroll, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Në konferencë për mediat paradite, ajo kumtoi se mëngjesin e sotëm MASH ka formuar një grup ndërsektorial për t'u përballur me efikasitet më të madh me situatën pas paralajmërimeve për mjete të vendosura shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme sot.
Shkup – Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se (në bazë të Sistemit tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal në afat të fundit, neni 10 paragrafi 8), të gjitha amvisëritë të cilat kanë marrë fatura për energji elektrike dhe kanë për herë të parë konsum të faturuar në bllokun e katërt, EVN Home është e detyruar t’i korrigjojë faturat për energji elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate për energjinë elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe sipas historisë të konsumit mesatar të amvisërisë gjatë tri periudhave të fundit llogaritëse.
Shkup - Grupet parlamentare të partive në pushtet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM sot kanë dorëzuar në dhomën ligjdhënëse interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët i zgjedh Kuvendi. "Përveç kësaj, ju kujtoj se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit votuan kundër Raportit vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023 dhe ai nuk u miratua nga Kuvendi. Kjo flet shumë dhe është vetëm një nga arsyet e shumta pse ne po paraqesim sot këtë interpelancë. Bashkimi Evropian dhe opinioni në Republikën e Maqedonisë vazhdimisht kanë theksuar mangësi serioze në punën e Këshillit Gjyqësor, veçanërisht në aspektin e pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies. Këto vërejtje janë të një rëndësie thelbësore për procesin e reformave në sektorin gjyqësor dhe përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, tha në konferencën e sotme për shtypa, Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Shkup - Komuna e Aerodromit sot ishte nikoqire e parë e serisë së vizitave të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale “Ku zemra është në shtëpi”. Kjo nismë synon të ofrojë një kuptim të drejtpërdrejtë të sfidave dhe nevojave reale të vetëqeverisjeve lokale dhe qytetarëve, me fokus në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për tejkalimin e tyre dhe arritjen e një progresi më të madh. Në vizitë morën pjesë ministri Zlatko Perinski, zëvendësministri Erxhan Selimi, u.d. kryetari i komunës Dejan Miteski, kryerari i Këshillit komunal, Lupço Ackovski dhe anëtarë të Këshillit, kumtoi Ministria për vetëqeverisje lokale.
Shkup - Në autostradën А1 në afërsi të Pikës kufitare Bogorodicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria Z.V.(43) nga Shtipi, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Ai ishte i dënuar me vujatje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë vjet e dy muaj për kryerjen e veprës penale „grabitje“, ndërsa ishte i kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu Shtip", sqarojnë prej aty.
Shkup - Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 1,444 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 47,469 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshojnë.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë i është përgjigjur kritikave të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Riçard Grenell i cili së fundmi e quajti atë partner jo të besueshëm për Uashingtonin. Kurti në një intervistë për mediat kosovare theksoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-të aktualisht janë në nivelin më të lartë që nga shpallja e pavarësisë. Sipas tij, komentet e Grenellit janë më shumë rezultat i interpretimeve mediatike se sa deklaratave të drejtpërdrejta.
Hagë - Politikanët holandez kanë reaguar për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e sanksioneve kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ku disa nga partia e djathtë kërkojnë largimin e tij nga vendi. Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Kaspar Veldkamp (partia e Marrëveshjes së re sociale), njoftoi se Holandës i vjen keq për vendimet e tilla të Shtëpisë së Bardhë.
Jerusalem - Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu sot konfirmoi se Netanjahu presidentit amerikan Donald Tramp i ka dhuruar një pejxher të artë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë. Siç citohet, dhurata simbolizon vendimin e Netanjahut që çoi në një pikë kthese në luftë, njëherit operacioni i fshehtë kundër Hezbollahut, transmeton Tajms of Izrael.
Shkup - Vazhdon periudha e motit stabil dhe i thatë, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në kufijtë mesatare për këtë periudhë të vitit. Nga mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale, kryesisht borë, njoftuan sot nga DPHM-ja. Nesër në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Temperatura më e ulët gjatë ditës së nesërme pritet të arrijë minus gjashtë gradë Celsius. Sipas paralajmërimit, 11 gradë Celsius është paraparë të arrijë temperatura maksimale në Gjevgjeli.