18:00/22 janar/2025/
Shkup - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me Bjorn Gabriel, përfaqësues i Bankës evropiane investuese (BEI), ku diskutuan për projektet rrjedhëse dhe të ardhshme në sektorin energjetik, me theks të veçantë në interkonektorin për gaz i cili do të kalojë nëpër vendin tonë.
Shkup - Me tetë vota "për", asnjë "kundër" dhe asnjë "të përmbajtur", Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në mbledhje e konstatoi Propozim - vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.
Shkup - Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski sot pasdite për MIA-n deklaroi se pret që deri në fund të janarit të jenë të gjitha barërat që mungojnë në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.
Shkup - Në Maqedoninë e Veriut zakonisht votohet në linjë etnike. Është e lartë përqindja e qytetarëve që deklarohen si anëtarë të partive politike, ndërsa madje një e treta e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë pjesë në tubime ose ngjarje publike të organizuara nga partitë politike. Gratë dhe të rinjtë janë më pakë të kyçur në proceset politike, tregon Hulumtim krahasues i sistemeve zgjedhore (HKPZ), në të cilën kanë marrë pjesë Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup (IHSPJ-USHCM), në bashkëpunim me Intitutin për demokraci "Societeas civilis" Shkup (IDSCSH) dhe Programi për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (IFES).
Shkup - Këtë fundjavë në vend është kryer një procedurë e ndërlikuar hibride - implant i valvulës biologjike të pozicionit mitral -valvulë në valvulë, tek një paciente 74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me funksion të çrregulluar në veshka dhe të vendosur në aparat për dializë. Në konferencën e sotme për shtyp në klinikën "Zhan Mitrev", ku është kryer procedura, është theksuar se metoda mini-invazive në zëvendësim të protezës të valvulës mitrale është e rrallë në korniza botërore. Ekipi i përbërë nga kardiokirurgë dhe kardiologë intervenues, ka kryer një procedurë të suksesshme me TMVI (transcatether mitral valve implatation procedure) implant të valvulës, pa operacion klasik. Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se tashmë i nxisin spitalet private që të punojnë në raste që paraprakisht janë bërë jashtë vendit.
Shkup - Kompanitë në Maqedoni të Veriut duhet të jenë ambiente të jashtëzakonshme, motivuese dhe kreative në mënyrë që t'i shtyjnë të punësuarit të mos ikin. Duhet të përpiqen të krijojnë atmosferë më të mirë pune ku do të ketë punë ekipore, të punësuarit do të çmohen dhe respektohen, me qëllim që të jenë më të kënaqur, ndërkaq me vetë atë edhe më produktiv dhe më inovativ.
Tetovë - Në Tetovë sot me solemnitet u shënua hapja e kopshtit të ri të fëmijëve "Rilindja" pranë Institucionit publik për kujdes të fëmijëve "Rinia". Shiritin e kuq e prenë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe drejtoresha Fatlinda Jaja, ndërsa më pas pati edhe fjalime rasti.
Bruksel - Mbrojtja e BE-së është me rëndësi të madhe për Evropën dhe për sigurinë evropiane, por gjithashtu edhe për NATO-n, sepse ajo është e lidhur në mënyrë të pandashme me sigurinë transatlantike, porositi sot zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Radmilla Shekerinska gjatë fjalimit në Konferencën vjetore të Agjencisë evropiane të sigurisë në Bruksel.
Paris - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se mandati i presidentit amerikan Donald Tramp do të paraqesë sfidë për Evropën, duke thënë se ajo duhet të mbetet e fortë në botën e ndryshimeve të mëdha.
Bruksel - Rusia është kërcënim ekzistencial për sigurinë e Bashkimit Evropian, ndërsa mënyra e vetme të parandalohet kjo është të rriten shpenzimet për mbrojtjen, tha sot shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, duke shtuar se BE-ja kohë të gjatë i ofron alternativa Rusisë.
Davos - Ukrainës do t'i duhet armatë prej rreth një milion ushtarë për t'u mbrojtur nga Rusia, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë takimit me përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar të Mediave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Jerusalem - Izraeli sot njoftoi se do të mbajë kontrollin e pikës kufitare Rafah ndërmjet Egjiptit dhe Rripit të Gazës gjatë fazës së parë të armëpushimit me Hamasin.
Moskë - Zëvendësministri rus Sergej Rjabkov tha sot se Moska nuk sheh hapësirë për negociata me administratën e re amerikane të presidentit Donald Tramp, raportojnë mediat ruse.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruzar që të punësuarit në agjencitë federale që promovojnë diversitet, unitet dhe përfshirje të vendosen në mungesë të paguar nga sot.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se interesi kombëtar amerikan do të jetë qëllimi kryesor i politikës së jashtme amerikane gjatë mandatit të tij dhe se prioritet do të jetë të ndalohet emigracioni masiv dhe sigurohet kufiri.