• сабота, 22 февруари 2025
MIA FLESH

18:00 / 12 shkurt / 2025

Shkup - Gjykata Kushtetuese ka vendosur të ngrit procedurë për ndryshimet në Kodin Penal, njoftuan nga gjykata. Më shumë hollësira paralajmëruan në konferencë për shtyp të kryetarit Darko Kostadinovski, të planifikuar për sot në Gjykatën kushtetuese. Vendimi vjen pas seancës së sotme, në të cilën Gjykata Kushtetuese debatoi për iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023, që përfshin uljen e dënimeve për zyrtarët, gjë që shkaktoi reagime dhe mendime kontradiktore për kushtetutshmërinë e ligjit. Shumica e gjyqtarëve në seancë theksuan se duhet të ngritet procedurë për shkak se ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të mëdha, por disa prej tyre argumentuan se nuk është në komptencë të Gjykatës Kushtetuese të vendos për procedurën e miratimit të ligjit në Kuvend.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se strategjia e Qeverisë është që fillimisht të forcohet ekonomikisht vendi, ndërsa më pas me paratë e konsoliduara të hapet konsullata e Maqedonisë jo vetëm në Korçë, por edhe në vende të tjera të botës. "Rezultati i zbrazëtirës ekonomike në të cilën ndodhemi ne është pikërisht buxheti prej 180 euro që merr ambasadori i Maqedonisë në Tiranë. Dhe jo vetëm në Tiranë, por dhe merr një buxhet mujor prej 300 eurosh ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, 300 dollarë merr ambasadori i Maqedonisë në SHBA, sepse ka aq shumë vjedhje, Maqedoni të grabitur e cila po mundohemi disi ta konsolidojmë që me paratë që do të konsolidojmë të hapim konsullatë jo vetëm në Korçë, por edhe në shumë vende të tjera të botës", ka thënë Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve nga partia E Majta, Dimitar Apasiev nëse Qeveria jonë do të angazhohet për hapjen e një konsullate të Maqedonisë në Korçë.

Shkup - Sa i përket pyetjes së parë dhe prodhimit të qumështit në Republikën e Maqedonisë, do të theksoja një statistikë të shkurtër si hyrje në përgjigjen time: nëse para dhjetë vitesh fondi i bagëtive të mëdha në shtet ishte rreth 260.000 krerë, sot, pas shtatë viteve të politikave shkatërruese të qeverisë së kaluar, fondi i bagëtive është diçka më pak se 140.000 krerë“, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur në një pyetje parlamentare. "Kemi një rënie serioze të prodhimit të qumështit, që është rezultat i politikave të gabuara, politikës së keqe të tokës, mospagesës së subvencioneve, mungesës së masave dhe programeve konkrete. Por ajo kohë ka përfunduar dhe në 6-7 muajt e fundit si qeveri po punojmë intensivisht për ta rikthyer blegtorinë në Republikën e Maqedonisë dhe prodhimin e qumështit ndër të tjera si një nga produktet më të rëndësishme“, sqaroi ministri.

Shkup - Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të nëpunësve policorë dhe doganorë, është penguar përpjekja e transportit ndërkombëtar të drogës narkotike -marihuanë. Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit transportues motorik – kamion me targa regjistrimi të Shkupit, të kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e drogës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhet analizë forenzike dhe ekspertizë shtesë. Sipas informatave fillestare, njoftuan sot nga MPB, mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, mirëpriti në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangezh, si dhe ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker, kumtoi MMJPH-ja. Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal. “Sllovenia ka qenë gjithmonë një partner i fuqishëm dhe mbështetës për vendin tonë dhe rajonin. Mbështetja dhe përvoja e saj janë tejet të rëndësishme për përshpejtimin e reformave tona dhe avancimin drejt BE-së”, theksoi Mexhiti.  

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot në konferencë për media në Kuvend kumtoi se në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë, ai është kryetar i partisë. "Sot për herë të dytë Gjykata Themelore në Tetovë vendosi që kryetar i Aleancës për Shqiptarët duhet të regjistrohem unë, Zijadin Sela si përfaqësues i tyre dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Dhe unë jam këtu për t'ua dhënë lajmin anëtarëve të ASH-së dhe qytetarëve, sepse partitë politike kanë dimensione dhe janë krijuar për të mirën e përgjithshme", tha ai. Sipas Selës, për momentin ky është një akt dhe moment i rëndësishëm, pasi që, siç ka potencuar, veçmë është duke u qartësuar rruga e Aleancës për Shqiptarët.

Shkup - Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Prokurorit Publik për lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Eurodrejtësia, mbajti një takim onlajn të dakorduar më parë me përfaqësues të qendrës së specializuar analitike të Europolit përgjegjës për luftën kundër korrupsionit, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për vendosje të bashkëpunimit më të thelluar në fushën e korrupsionit. "Në bazë të konkluzioneve të takimit dhe vëzhgimeve të mëparshme nga zbatimi i Udhëzuesit për prioritizimin e rasteve të veprave penale në fushën e korrupsionit dhe me interes të veçantë publik, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e plotësoi atë udhëzues të detyrueshëm për të rregulluar procedurën për dhënien e të dhënave dhe informacioneve për llogari bankare, pronë ose objekte me interes të vendosura jashtë vendit, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me rastet në fushën e korrupsionit, pavarësisht nëse pjesëmarrës në korrupsion janë individë privatë, persona me autorizime publike apo bartës të funksioneve publike, gjegjësisht ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në vepra të korrupsionit pa marrë parasysh rolin dhe statusin e tyre", kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup -  Anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Kuvendin e Ukrainës zhvilluan takim online me kolegët e tyre nga Ukraina, gjatë të cilit ritheksuan përkushtimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në prag të trevjetorit të fillimit të agresionit rus, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Deputetja Ivana Vasilevska, kryetare e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Ukrainës, theksoi se Kuvendi i Maqedonisë është i lidhur fort me Parlamentin e Ukrainës, me dëshirën për ta dinamizuar më tej bashkëpunimin me intensitet të konsiderueshëm.

Shkup - Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 34-të ka marrë Vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për administratë, Spase Gligorov dhe zëvendësit të tij, Agron Seferi. Është marrë edhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, Rasim Zuferi. Para votimit të vendimeve paraprinë diskutime të shkurtra. Talat Xhaferi dhe Blerim Bexheti nga BDI kërkuan që pika për shkarkimin e Gligorovit dhe Seferit të hiqet nga rendi i ditës. Ata akuzuan se me këtë menyrë shkarkimi, qeveria konfirmon se po partizon administratën.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Anzhej Fragnesh, përfaqësues special i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari Gashi, siç bën të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, i theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale shumëvjeçare midis dy vendeve dhe dinamikën e takimeve në të gjitha nivelet, të cilat janë konfirmimi më i madh i dëshirës së ndërsjellë për lidhje më të ngushta midis dy vendeve tona. Gjatë takimit, Gashi theksoi përkushtimin e Sllovenisë për ta mbajtur çështjen e zgjerimit lart në agjendën e BE-së, si dhe mbështetjen që i jep vendit tonë në rrugën e tij drejt BE-së. Përvoja tregon se procesi i zgjerimit është mjeti i vetëm për sigurimin e prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin evropian dhe si i tillë duhet të vazhdojë me intensitet edhe më të madh

Shkup – Gjykata Kushtetuese ka vendosur të fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Kodit Penal. Siç deklaroi kryetari Darko Kostadinovski, Gjykata ka shprehur dyshim serioz për kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar në tërësi dhe ka marrë vendim që ta angazhojë kuvendin në afat prej gjashtë muajve t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të harmonizohet me argumentet e Gjykatës. Nëse Kuvendi nuk e bën këtë, do të vijojë vendim shfuqizues ose anulues nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi vjen pas seancës së sotme, në të cilën Gjykata Kushtetuese debatoi për iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023, që përfshin uljen e dënimeve për funksionarët, gjë që shkaktoi reagime dhe mendime kontradiktore për kushtetutshmërinë e ligjit. Shumica e gjyqtarëve në seancë theksuan se duhet të ngritet procedurë për shkak se ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të mëdha, por disa prej tyre argumentuan se nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese të vendos për procedurën e miratimit të ligjit në Kuvend.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se gjatë muajit shkurt do të mbahen tetë prezantime publike të fushatës nacionale “Ndryshim pozitiv”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimin për menaxhimin e duhur të mbeturinave. Fushata do të zbatohet në një komunë në secilin rajon planortë vendit, përkatësisht në komunat: Çair, Kumanovë,Tetovë, Manastir, Strugë, Strumicë, Kavadar dhe Shtip.

Shkup - Në polici dje dhe sot janë denoncuar tre raste të dhunës së bashkëmoshatarëve. Siç informon MPB-ja, në rastin e parë I.T (42) nga Shkupi dje në ora 11:00 ka raportuar në SPB Shkup se vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga një e mitur, të cilën e ka njohur. Sulmi, siç raportohet, ka ndodhur më datë 10 të këtij muaji rreth orës 11:00 në oborrin e një shkolle të mesme në zonën e Çairit. Ngjarja është regjistruar dhe videoja u publikua në rrjetet sociale. Në rastin e dytë, megjithatë, sot në ora 09:10 në SPB Shkup, Z.S (45) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i klasës. Sulmi ka ndodhur më 7 shkurt të vitit 2025 rreth orës 11:30 në zonën e Qendrës.

Shkup – Në disa hapësira të braktisura të depove në rajonin e Gazi Babës policia ka gjetur 60 plumba, 10 tapa të detonatorit elektrik, 11 detonatorë stërvitës për granata dore dhe një gjuajtje me top me barut.  Siç informoi sot MPB, rastin dje në polici e ka denoncuar një qytetar. Pastaj kanë intervenuar nëpunës të policisë nga SPB Shkup me Njësinë për Antiterrorizëm dhe Njësinë për Qentë e shërbimit.  Gjërat janë marrë dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. 

Kavadar - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot konfirmoi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMEN-VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore. "Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kanë stemën e vjetër të shtetit, me disa ndryshime të vogla", tha Mickoski. Kryeministri përkujtoi se marrëveshje për ndryshimin e stemës shtetërore ka pasur edhe gjatë qeverisjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Kavadar - Kryeministri Hristijan Mickoski pret ulje dramatike të çmimeve të produkteve në supermarkete me kufizimin e marzhit të shitjes me pakicë dhe shumicë për 10 për qind, masë që do të miratohet nesër në seancën e Qeverisë, ndërsa do të jetë e vlefshme deri më 30 prill. Në kuadër të vizitës në komunën e Kavadarit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai sqaroi se në seancën e djeshme të qeverisë kanë marrë një brifing të detajuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Punës, por njëkohësisht do të thoja edhe debrifing nga ana e raportit të dorëzuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Kavadar – Kryeministri Hristian Mickoski dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski sot ishin për vizitë pune në komunën Kavadar, realizuan mbikëqyrje të disa projekteve të realizuara, për të cilat kryetari i Kavadarit Mitko Jançev tha se janë të rëndësishme dhe flasin për atë se njëjtë zhvillohen mjediset urbane dhe rurale. Jançev sqaroi se në fshatin Dabnishtë punohet në dy projekte, rrjetin e kanalizimit me kolektor fekal dhe stacion filtrimi. Investim i përbashkët i Qeverisë, Komunës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor. “Nga Dabnishti në Resavë, rruga ekzistuese do të rikonstruktohet dhe zgjerohet tërësisht, në gjatësi prej 3.500 metra. Për lëvizje më të sigurt dhe qasje më të madhe. Këto janë mjete që i kemi marrë nga kredia hungareze, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në formë granti”, sqaroi kryetari.

Manastir – Me projekte stimulojmë hapjen e bizneseve të reja, vetëpunësimit, ndihmës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa me këtë edhe zhvillim të teknologjive të reja dhe mënyra të reja të prodhimtarisë dhe sipërmarrësisë, theksoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Në takimin me biznesmenë nga Manastiri, Risteski theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe UNDP-në theksoi se me sukses realizohen projektet nga programi operativ i APRM në vitin paraprak, mjete të siguruara për realizimin e agjendës së gjelbër dhe ekonomisë së gjelbër. 

Athinë - Një pjesë e lokomotivës së dytë të trenit transportues që ka qarkulluar nga Gjevgjelia për në Selanik, mbrëmë pjesërisht ka dalë nga binarët në qytetin Polikastro në veri të Greqisë, ndërsa sipas sekretarit të përgjithshëm të sindikatës së të punësuarve në Organizatën e hekurudhave greke (OSE), për shkak të dëmit të shkaktuar në binarë, për rreth dy muaj do të mbyllet ruta Shkup-Selanik, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga kompania greke "Hellenic train" sot shkurt kumtuan se dje në ora 21:25 në afërsi të Polikastros ka ardhur deri në "daljen e pjesërishme nga binarët e boshtit të pasëm të lokomotivës së dytë të trenit transportues 45201, i cili ka qarkulluar në relacionin Gjevgjeli - Selanik" dhe shtuan se nuk ka ekzistuar kurrfarë rreziku për sigurinë e personelit, ndërsa kompania bashkëpunon me organet kompetente për t'u hetuar shkaqet për incidentin.

Bruksel - Ne kemi plane solide për të mbrojtur një miliard njerëzit tanë në botën e sotme më të rrezikshme, por nuk kemi gjithçka që na nevojitet për t'i zbatuar plotësisht nëse është e nevojshme, prandaj një nga temat kryesore në takimin e nesërm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s do të jenë shpenzimet e mbrojtjes, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute. "Tani punohet që të dakordohen qëllimet e reja ambicioze për aftësitë mbrojtëse të aleatëve, të cilat do të jenë kyçe për t'u siguruar që i kemi njerëzit dhe pajisjes e duhura për parandalim dhe mbrojtje", theksoi Rute në konferencën për shtyp në prag të takimit ministror.

Bruksel - Rëndësia e bashkëpunimit të përbashkët për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit ekonomik global dhe rinovimi i përpjekjeve për promovimin dhe diversifikimin e tregtisë, ishin tema kryesore të takimit të sotëm të kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen me kryeministrin kanadez, Xhastin Trudo në Bruksel. "Kanadaja dhe BE-ja së bashku do të vazhdojnë të mbështesin sistemin gjithëpërfshirës shumëpalësh të bazuar në rregulla, të vendosura në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe do të mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve, si parime bazë të së drejtës ndërkombëtare", theksohet në kumtesën e takimit.

Остани поврзан