• сабота, 22 февруари 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 16 shkurt 2025 

Shkup - Në ngjarjen e sotme në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të destinuar për qasjen e Ballkanit drejt BE-së, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se rruga e Maqedonisë drejt BE-së ka filluar "shumë përpara se të fillojë procesi I integrimit evropian të Shqipërisë, madje edhe para Kroacisë, por për ne sistemi I meritave është një përrallë". 

Shkup - Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, në përbërje të të cilit janë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministrit i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, marrin pjesë në Konferencën e 61-të të Sigurisë në Mynih. 

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot do të marrë pjesë në mbërritjen e fluturimit të parë çarter të linjës ajrore "Freebird Airlines" nga Gjermania në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Shkup - Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të Gjykatës Themelore të Tetovës për t'i dhënë vulat e partisë Zijadin Selës. Sipas Taravarit, "rëndësi ka kush i ka anëtarët, e jo kush si do të quhet".

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi qëndroi për vizitë pune në shtetin e Katarit ku u takua me sheikun Ali bin Saeed bin Sumaikh Al-Marri, ministër i punës dhe përfaqësues të tjerë të këtij vendi.

Shkup -  Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Shkup - Nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.Ç (38) nga Shtipi, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar rreth gjysmë kilogramë lëndë e bardhë kokrrizore dhe marihuanë.

Tiranë– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në panelin “Zgjerimi i BE” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se zgjedhja e Donald Trampit për president të SHBA-së është “akti më bujar i Zotit kundrejt BE”.

Mynih - Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC) sot hyn në ditën e saj të tretë dhe të fundit.

Bruksel- Një person është vrarë mbrëmë në hyrje të metro stacionit "Klemanso" në lagjen Anderleht në Bruksel, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

 Nju Delhi - Të paktën 18 persona, mes tyre 10 gra dhe tre fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa 10 janë lënduar në një rrëmujë në një stacion hekurudhor në Nju Delhi, njoftuan sot mediat indiane.

Londër, - Kryeministri britanik, Kir Starmer mbrëmë tha se Evropa duhet të ketë rol më të madh në NATO dhe se vendi i tij do të punojë për t'i mbajtur SHBA-në dhe Evropën së bashku dhe se nuk duhet të lejojnë që ndarjet t'i pengojnë për ballafaqim me armiqtë e jashtëm, njoftoi Bi-Bi-Si.

Tel Aviv - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në Jerusalem do të bisedojë për armëpushimin në Gazë me kryeministrin izraelit, me çka e fillon turnenë në Lindjen e Mesme një ditë pas këmbimit të fundit të pengjëve dhe të burgosurve.

Brazili - Qeveria braziliane njoftoi se samiti i sivjetshëm i BRIKS-it do të mbahet në metropolin brazilian Rio de Zhanejro më 6 dhe 7 korrik.

Jerusalem - Një dërgesë me armë të rënda amerikane ka mbërritur në Izrael gjatë natës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes izraelite, ndërsa sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio ndodhet në Jeruzalem për bisedime me liderët izraelitë.

Bruksel - Pagesat e para nga Plani Evropian për Rritje nuk do të bëhen në pjesën e parë të këtij viti. Sipas shpjegimit të shërbimit për shtyp të Komisionit Evropian (KE), pagesat nuk do të bëhen para mesit të këtij viti, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Остани поврзан