• сабота, 22 февруари 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 11 janar/ 2025 

 Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sheh zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas njohurive të saj, siç deklaroi sot, ka një hap përpara. Është e re, tha, se Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor është aktiv dhe "ka propozime kreative, në kuptimin që mund të na hapet rruga për klasteret 2, 3 dhe 4".

Shkup -  Rënia e Maqedonisë prej dy pikëve të indeksit në raportin e Transparensi interneshënëll për perceptimin e korrupsionit për vitin 2024, për kryeministrin Hristian Mickoski është e pritur, ndërkaq raporti paraqet bazë të mirë për më tutje të ndjekim nëse do të përparojmë, do të jemi më mirë apo më keq dhe bazë për përmirësim të pozitës.

Shkup- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pret që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje. Ky është një apel për moral, tha sot, sepse janë zgjedhur jo për të qenë mjeshtër të skandaleve, por për të parandaluar çdo skandalizim të gjyqësorit të pavarur.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se deri tani nuk kanë zhvilluar komunikim me Qeverinë e re të Bullgarisë dhe pret që shefi i diplomacisë, Timço Mucunski të mbajë takim me kolegun e tij bullgar, Georg Georgiev në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila duhet të fillojë më 14 shkurt.

Shkup - Komunat janë kompetente për shkollat ​​dhe mund të sjellin vendim për ndalimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit, deklaroi ministrja Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen nëse MASH-i mund të marrë vendim të përgjithshëm edhe pasi prindërit kërkojnë që pa telefona gjatë mësimit të jenë nxënësit në të gjitha shkollat, përfshirë edhe shkollat ​​e mesme.

Shkup - Nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten në rajonet malore do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës, ndërsa në viset më të larta në pjestët perëndimore madje reshje të përkohshme me shi dhe borë.

Shkup- Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se "ka shumë bazë për një diskutim dhe debat kritik" lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor në Kuvend, duke theksuar se pret që deputetët të votojnë me vullnet të tyrin dhe bindjen se "do të jetë më mirë për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve.

Shkup - Po shqyrtohen disa masa që të ulen çmimet e produkteve, por vendimi do të merret pas brifingut dhe analizave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në seancën e sotme qeveritare, theksoi sot kryeministri hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për atë se cilat masa do të merren që të ulen çmimet e produkteve. Ai informoi se një nga masat, të cilën ai vetë personalisht do ta propozojë është që zinxhiri i supermarketeve në ueb faqet e tyre t'i publikojnë çmimet e produkteve.

Gostivar- Kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilluan sot një takim të rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Athinë - Postulate në bazë të të cilave do të avancohet funksionimi i tregjeve nacionale dhe rajonale energjetike, si dhe shërbimeve për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, ndër të tjera definohen në Memorandumin e bashkëpunimit që paradite në Athinë e nënshkruan Komisioni Rregullator i Energjetikës së Republikës së Maqedonis së Veriut (KRE) dhe Komsionit Rregullator të Energjetikës, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave së Greqisë (RAAEI), ndërsa të dy kryetarët shprehën kënaqësi që është kurorëzuar edhe bashkëpunimi i zyrtarizuar shumëvjeçar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Romë- Qeveria italiane është në rrugën e vërtetë në luftën kundër mafies, theksoi kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, e cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen sot në Samitin për të ardhmen e inteligjencës artificiale në Paris ka paralajmëruar nismë të re të BE-së të quajtur "InvestAI" e cila synon të mobilizojë 200 miliardë euro investime në zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe fond të ri evropian në vlerë 20 miliardë euro për të mbështetur këtë sektor industrial.

Londër - Mbi 170 bomba nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar nën një park të fëmijëve në Anglinë veriore, kumtuan persona zyrtarë, ndërsa sipas mediumeve, besohet se do të gjenden edhe të tjera.

 Uashington - Administrata e Trampit ka kërkuar nga FBI listën e punonjësve në provë dhe shpjegime individuale për mbajtjen e kujtdo që ka qenë në byro për më pak se dy vjet, shkruan En-Bi-Si njuz, duke shtuar se kjo ka shkaktuar frikë brenda byrosë për largime të reja të mundshme.

Mançester - Mançester Junajtedi është në gjendje shumë të rëndë kur janë në pyetje rezultatet, ndërsa këto rrethana mund të bëjnë që Ruben Amorim në verë të bëjë riorganizim të plotë të skuadrës.

Остани поврзан