• четврток, 25 декември 2025
MIA Flesh

18:00 / 18 dhjetor / 2025 

Shkup – Me marrjen në pyetje të një dëshmitari të propozuar nga prokuroria, i cili ishte udhëheqës financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi në rastin “Onkologjia 2”, në të cilin ish drejtori mjekësor i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi, akuzohen për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehje përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësim të një pjese të terapisë. Gjatë marrjes në pyetje, avokati Velo Kadiev, parashtroi pyetje në lidhje me buxhetin për terapi, furnizimet publike dhe procedurat për ndarjen e lejeve nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë. Në pyetjen parashtruar dëshmitarit, nëse në takimet nga ana e dy tani të akuzuarve drejtorë ishte thënë vazhdimisht se është e nevojshme rritje e buxhetit për terapi, për shkak të numrit të rritur të pacientëve, dëshmitari tha “në takime ishte treguar nevoja për më shumë para për rritje të numrit të pacientëve të cilët mund të pranonin terapi e cila nuk është në listë pozitive”. 

Shkup - Transformimi digjital, inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike janë shtyllat kryesore dhe prioritetet e politikës ekonomike dhe fiskale të vendit, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj hyrës në ngjarjen: "The Economist MeetUp - The World Ahead",  – “Këshilli 2026” që u mbajt në Shkup. Siç theksoi ministrja, në kushtet e pasigurive globale ekonomike dhe gjeopolitike, ndryshimeve të përshpejtuara teknologjike dhe transformimit të modeleve ekonomike, ngjarjet e tilla janë thelbësore për një dialog të hapur dhe të argumentuar midis politikë bërësve, komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e përbashkët të ekonomisë së qëndrueshme, konkurruese dhe rezistente.

Shkup - Në politikë ka parti që konkurrojnë me ide dhe vizion dhe parti që mbijetojnë përmes shpifjeve, gënjeshtrave dhe konstruksioneve të sajuara. LSDM zgjodhi rrugën e dytë. Gjykata e Apelit, me një vendim të plotfuqishëm konfirmoi se LSDM liferoi të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë. Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM edhe formalisht përmes gjyqësorit vlerësohet si parti shpifëse, bëri të ditur në rrjetet sociale kryeministri Hristijan Mickoski. Theksoi se ajo që paraqitej me vite si "luftë politike" sot është vërtetuar zyrtarisht si e paligjshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit.

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski sot informoi se me kolegët e tij, kryetarët e komunave biseduan për masat dhe përballjen me ajrin e ndotur. Paralajmëroi se do të kenë takim për këtë temë para përfundimit të vitit kalendarik së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoskin dhe me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ai kumtoi se aktualisht po kryhen kontrolle të rregullta inspektuese. "Për Qytetin e Shkupit, lirisht kërkoni informacion nga Sektori i inspektimit se sa herë kemi vepruar në periudhën e kaluar kundër të gjithë atyre ndotësve potencialë në kryeqytet, nëse nuk e bëjmë këtë në mënyrë pompoze në publik. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë kolegët e mi, kryetarët e komunave. Në mënyrë shtesë ky është një proces që duhet ta zgjidhim në disa faza", tha Gjorgjievski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës konstituive të Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së.

Shkup - Numri i duhanpirësve aktivë në vend është 40.4 për qind dhe vetëm pesë për qind e duhanpirësve kanë arritur ta lënë duhanin vitet e fundit, sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik. Maqedonia humbet rreth 4,000 jetë çdo vit si pasojë e pirjes së duhanit ose produkteve të duhanit. Sipas të dhënave nga OBSH-ja, 40 për qind e të rinjve të moshës 14 vjeç tashmë pinë duhan. Ligjet gjithëpërfshirëse për mjediset pa duhan, zbatimi i tyre efektiv, shërbimet e disponueshme për ndërprerjen e pirjes së duhanit, taksimi dhe rregullimi i rreptë i të gjitha produkteve të nikotinës çojnë në një ulje të shtrimeve në spital për sëmundje të zemrës dhe goditjeve në tru. Kjo u theksua në debatin publik të sotëm me temën "Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga efektet dhe pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit", të organizuar nga Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve në debat, tha se një shoqëri që nuk i mbron fëmijët nga rreziqet e njohura po vë në pikëpyetje të ardhmen e vet.

Shkup - Shpresoj që deri në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë "Qytetin e sigurt" në të gjithë territorin e vendit, dhe jam i sigurt se deri në fund të vitit 2026 do ta zbatojmë në çdo qytet si një sistem inteligjent. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të zbatojnë një zgjidhje inteligjente në Tetovë, Shkup, por edhe në Berovë, Dellçevë, Strugë dhe Ohër që duhet të ndjekë strategjinë evropiane "zero viktima", domethënë atë strategji që deri në vitin 2050 të mos kemi viktima njerëzore si rezultat i mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në promovimin e sotëm të një centrali fotovoltaik të instaluar në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, donacion nga OKTA, dhe kujtoi se periudha e testimit për regjistrimin e kundërvajtjeve nga sistemi "Qytet i Sigurt" është e vlefshme deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm. Sipas Toshkovskit, kjo është vetëm një pjesë e hapave të cilët duhet të ndërmerren, por edhe në këtë periudhë të shkurtër kohore, në kuadër të periudhës së testimit, informacionet fillestare janë se me të vërtetë qytetarët e Maqedonisë së Veriut sillen ndryshe kur drejtojnë automjet se sa më parë. 

Shkup - Mbikëqyrja e realizuar nga Ministria e Drejtësisë tregoi të dhëna alarmante: mbushje e vendeve gjyqësore prej 67 për qind (432 nga 636) dhe mbushje e shërbimit gjyqësor me vetëm 36 për qind, gjë që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore, informoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në takimin e 9-të të Grupit punues sektorial për drejtësi, duke theksuar se personeli është një parakusht për digjitalizim të suksesshëm dhe një gjyqësor funksional. "Pikërisht këto gjetje janë bazë për marrjen e masave specifike dhe të koordinuara të cilat në vitin 2026 do të forcojnë kapacitetet njerëzore të pikave më kritike të sistemit", theksoi Fillkovi në takimin ku morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadave në vend, gjyqtarëve, prokurorëve publikë, avokatëve, Këshillit të TIK-ut, organizatave ndërkombëtare dhe vendase dhe komunitetit të donatorëve.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova paralajmëroi se Ligji aktual për Falje është jofunksional dhe duhet të reformohet, ndërsa njëkohësisht i inkurajoi ndryshimet në Kodin Penal, duke theksuar se ato janë thelbësore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit. "Ligji për Falje, siç duket tani, për shkak të shumë dispozitave të shfuqizuara, nuk i ngjan më një teksti logjik ligjor. Kudo në botë ekziston mundësia e faljes - vetë fjala tregon se ndonjëherë një person ka nevojë të abstragohet nga ndëshkimi dhe të vlerësojë procesin e të qëndruarit në burg, për të stimuluar daljen nga ajo botë dhe mundësinë e sjelljes së ndryshme. Duhet të ketë mundësi faljeje e cila do të mbulojë një periudhë më të gjatë kohore, ndërsa Komisioni i Faljes duhet të jetë i detyruar të vijë në burgje dhe të flasë me njerëzit të cilët kanë paraqitur kërkesa. Gjithashtu, duhet të jetë e mundur të vizitohen burgjet në data të caktuara", deklaroi Siljanovska-Davkova gjatë vizitës në SHNP Idrizovë. 

Shkup - Në katër vitet e ardhshme kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski do ta udhëheqë Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJV), si kryetarë. Nënkryetarët e tij janë kryetarët e komunave Qendër dhe të Çairit, Goran Gerasimovski dhe Izet Mexhiti. Ky vendim është miratuar në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së. Kryetari i Komunës së Prilepit, Dejan Prodanoski është zgjedhur kryetari i Bordit mbikqyrës të BNJVL-së.  "Nga ana e kolegëve kryetarë komunash më është dhënë mbështetje dhe besim unanim që të vazhdoj ta udhëheq BNJVL-në si kryetar në periudhën e ardhshme. Shpresoj se do të kemi shumë çështje dhe situata që do t’i tejkalojmë së bashku. Në të kaluarën kemi pasur vështirësi të caktuara me të cilat jemi përballur, kemi pasur kriza të caktuara që i kemi zgjidhur së bashku. Do të vazhdojmë të funksionojmë të bashkuar, pa lejuar që politika të ndërhyjë në këto procese dhe në veprimtarinë tonë, me qëllim përmirësimin e gjendjes në komunat, rritjen e decentralizimit, veçanërisht të decentralizimit fiskal të komunave", deklaroi Gjorgjievski.

Shkup - Çështja më e mirë është risocializimi. Në këtë mënyrë duke trajnuar persona të dënuar dhe duke u dhënë atyre një zanat, ne do t'u japim atyre një mënyrë për të fituar të ardhura për jetën e tyre që kur të dalin nga burgu, mos të kthehen në krim, theksoi drejtori i Administratës për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, dhe theksoi se për një vit e gjysmë, siç është në funksion, po punojnë për të ndryshuar mënyrën sepse "fatkeqësisht tani ata vijnë për të vuajtur dënimin, ndërsa jo për ta përpunuar". Pandov, i cili sot, së bashku me kryetarin e Burgut "Idrizovë", Zoran Jovanovski, zhvilluan takim me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ishte për vizitë punishten e rrobaqepsisë, e cila funksionon në kuadër të departamentit të grave në SHNP Idrizovë, Shkup, potencoi se për herë të parë në histori në Republikën e Maqedonisë, presidentja e shtetit ka ardhur për vizitë për të parë të dënuarit që angazhoheshin. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mongolisë, realizoi takim me ambasadoren jorezidente të Mongolisë, Sajana Lkhagvasurin. "Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë për takimin në kohën kur shënohen 30 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve dhe shpreson se ky përvjetor do të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit të përbashkët. Edhe pse vendi ynë është kandidat për anëtarësim në BE, është ende i hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet e botës. Gashi shprehu gjithashtu respekt për Mongolinë nga një aspekt historik - përmes Xhingis Hanit dhe nga aspekti modern - si një urë e fortë midis Lindjes dhe Perëndimit. Si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse, do të përpiqet t'i thellojë marrëdhëniet në nivel parlamentar, por edhe shtetëror. Përmes vizitave të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave, duhet të ndërtohen ura të bashkëpunimit". kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar. Ambasadorja shprehu kënaqësinë për shënimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe njoftoi një sërë ngjarjesh solemne në këtë nder. 

Shkup -  Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot iu drejtua debatit publik të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kushtuar temës “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëmshme dhe pasojat e pirjes së duhanit”. "Sot flasim për shëndetin si themel të një ekonomie moderne, shoqërore dhe të qëndrueshme. Përdorimi i duhanit dhe produkteve me nikotinë mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme në botë. Kostot shëndetësore dhe ekonomike të lidhura me përdorimin e duhanit arrijnë deri në 3 për qind të produktit të brendshëm bruto. Kjo na çon në përfundime të qarta që duhet t’i përcaktojmë sot. Shëndeti publik dhe ekonomia janë të pandashme për shoqërinë. Kur të rinjtë ekspozohen herët ndaj nikotinës, rritet rreziku nga sëmundjet kronike, ulet potenciali i tyre profesional, rritet presioni mbi sistemin shëndetësor të shtetit dhe dobësohet baza e ardhshme ekonomike e vendit",– theksoi ministri Aliu në fjalimin e tij.

Shkup - Ministria e Administratës Publike, me mbështetjen e Shkollës rajonale për Administratë Publike (ReSPA), sot promovoi mjetin e përmirësuar TI për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për reformën e Administratës Publike 2023-2030. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, theksoi se reforma e administratës publike është një angazhim i qartë dhe i fortë politik i Qeverisë, i fokusuar në rezultate konkrete në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të shtetit. Mjeti i ri TI, siç tha ai, përfaqëson një ndryshim sistematik në mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave publike.

Shkup - Benzina prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës dhe i mazutit mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim u krye ulja e çmimeve të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,08 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 71 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 73, EURODIZEL BS (D-E V) për 66,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 65,5 denarë për litër, ndërsa Mazuti M-1 NS 32,635 denarë për kilogram. 

Shkup - Kur flasim për tranzicion të gjelbër, nuk flasim vetëm për politika dhe strategji, por për dije, aftësi dhe njerëz. Këto hube janë vende ku të rinjtë jo vetëm mësojnë, por krijojnë zgjidhje për të ardhmen dhe bëhen bartës aktivë të ndryshimeve të qëndrueshme,” deklaroi sot zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, në ngjarjen përmbyllëse të projektit "Qendra e Eko-Inovacionit", që u zbatua me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe u mbajt në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Prilep.

Shtip - Vlerësimi i kushteve dhe rreziqeve makroekonomike, formulimi i politikave fiskale, monitorimi dhe mbikëqyrja e rregullave fiskale janë tre shtyllat kryesore të Këshillit fiskal në vend. Kryetari i Këshillit fiskal, akademiku Abdulmenaf Bexheti, i cili, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me rektorin e Universitetit "Goce Delçev" (UGD)-Shtip, Dejan Mirakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se stabiliteti makroekonomik është parakusht për gjithçka, ndërsa pastaj shfaqen pasojat e mbingarkesës me borxhe. Trendi i uljes nuk është specifikuar, por pritet të jetë deri në 54 për qind. "Trendi i uljes nuk është specifikuar, por sipas hulumtimeve tona shkencore ai lëviz nga 52 deri në 54 për qind në krahasim të strukturës dhe kapacitetit të ekonomisë së Maqedonisë. Dhe përveç asaj që kufiri formal është 60 për qind, tani jemi mbi 60 për qind, dhe duhet të konsolidohet gradualisht dhe po shkojmë drejt kësaj", tha Bexheti. 

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot e vizitoi ish presidentin e Kosovë, Hashim Thaçi, në Hagë, i cili ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, nën akuzën për krime lufte. Në një njoftim në rrjetet sociale, ai shkroi se e kam gjetur në formë të mirë dhe të qetë, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale, duke vlerësuar paraburgimin e Thaçit dhe ish udhëheqësve të UÇK-së si "padrejtësi e qartë në zemër të Evropës demokratike, me bekimin dhe fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike". "Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë", ka shkruar Rama. 

Sofje - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari me gjasë do të mbahen në fillim të prillit, më saktë në javën para Pashkëve. Kjo u bë e qartë pas konsultimeve të sotme për përbërjen e qeverisë me presidentin Rumen Radev me grupin parlamentar "Morali, Uniteti dhe Nderi" (MUN). "Shpreh gatishmërinë dhe dëshirën që zgjedhjet të mbahen në një kohë më të përshtatshme. Për ne, shkurti nuk është një zgjidhje e mirë, megjithëse duam zgjedhje menjëherë. Ndoshta java e parë e prillit është opsioni më i mirë, para festave të Pashkëve, të vetëdijshëm se për gati tre muaj pas Vitit të Ri nuk do të punohet asgjë në këtë Parlament. Organizimi i zgjedhjeve do të ishte më i lehtë. Nëse fitojmë mandatin e tretë, meqenëse kanë paralajmëruar se do të kthejnë mandatet, do ta bëjmë këtë në një mënyrë që vullneti i institucionit president dhe i yni të përputhen se si të zhvillojmë zgjedhje sa më të drejta dhe të ndershme në kohë normale. Moti në shkurt është shumë i vështirë për ne, por nëse ky është çmimi për ta shmangur këtë model, ne jemi gati të ketë zgjedhje edhe ditën e Vitit të Ri", tha lideri i partisë, Radostin Vasilev.

Bruksel – Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i heqë sanksionet e vendosura për Kosovën në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të vendit dhe do ta zhbllokojë ndihmën financiare, konfirmoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.  Masat ndëshkuese ishin sjellë pas tensioneve në komunat me shumicë popullatë serbe. Masat përfshinin pezullimin e vizitave të zyrtarëve të Kosovës në institucionet e BE-së dhe ndërprerjen e një pjese të madhe të ndihmës ekonomike.  “Lajme të mira për Kosovën”, njoftoi Fon der Lajen në rrjetin social Iks. “Planifikojmë 216 milionë euro (rreth 227 milionë dollarë) ndihmë financiare dhe kemi për qëllim të lirojmë 205 milionë euro shtesë (rreth 216 milionë dollarë) në fillim të vitit të ardhshëm”. 

Bruksel – Ukraina ka gjithnjë e më shumë nevojë për fonde të reja, pasi përballet me një deficit buxhetor prej 45 deri në 50 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe do të përballet me vështirësi financiare, ka thënë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i cili mbërriti në Bruksel pa paralajmërim për Samitin e BE-së, temë kryesore e së cilës është pikërisht se si të sigurohen mjete për të mbuluar nevojat financiare të Kievit për vitet 2026 dhe 2027. Zelenski deklaroi se nuk e dinte se si do të përfundonin negociatat midis liderëve evropianë për financimin e vendit, por theksoi se nëse nuk merr fonde të reja në pranverë, Ukraina do të duhet të zvogëlojë prodhimin e dronëve. Presidenti ukrainas shtoi se Ukraina është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit momental të paqes të udhëhequr nga SHBA, por se nuk është i sigurt se do të japë rezultate.

Kiev - Negociatorët ukrainas janë në rrugë drejt SHBA-së për bisedime për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. "Ekipi ynë do të jetë në SHBA të premten dhe të shtunën", deklaroi Zelenski. Mediat amerikane "Politiko" dhe "Aksios", duke cituar burime të paidentifikuara, publikuan se është planifikuar një takim midis përfaqësuesve të Kremlinit dhe administratës së presidentit Donald Tramp është në Majami, në të cilin do të diskutohet plani i paqes i zhvilluar së fundmi në Berlin nga Ukraina, fuqitë evropiane dhe SHBA-ja. Siç transporton DPA, nuk pritet në takim të marrin pjesë përfaqësues të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës së bashku. 

Kito – Ish lojtari i reprezentacionit të Ekuadorit, Mario Pineida u qëllua për vdekje të mërkurën në qytetin port Guajakil, njoftoi sot klubi i tij Barcelona SC. Pineida (33 vjeçar) luajti për Ekuadorin në kualifikimet për Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe Kupën e Botës 2022 në Katar. Ai fitoi titullin në kampionatin e Ekuadorit me Barcelonën në vitin 2016, ndërsa ka luajtur edhe për klubin brazilian Fluminense. Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit konfirmoi vrasjen e Pineidës, duke shtuar se njësia speciale policore po punon në zbardhjen e rastit.

Остани поврзан