• среда, 24 јули 2024
MIA Flesh

18:00/19 shkurt/2024

Tetovë - Kryeministri Talat Xhaferi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot e vizituan Universitetin e Tetovës, ku u pritën nga Rektori prof. Dr. Jusuf Zejneli, kryetari i Senatit prof. Dr. Vullnet Ameti, Sekretari i përgjithshëm Adem Beadini, prorektorët dhe udhëheqësit e disa sektorëve. Në këtë takim kryeministri i vendit theksoi se vizita në tempujt e dijes zë vend të veçantë në agjendën e tij të punës, me theks të veçantë në Universitetin e Tetovës. Ai shprehu konsideratën e tij për këtë institucion që ndër vite jep kontribut thelbësor në shoqëri dhe nga viti në vit shënon rezultate evidente.

Shkup - Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë dhe është turp që nuk vlen edhe në vend për shkak të rregullës së vlefshme ligjore. Zgjidhje për atë janë deputetët, siç e ndryshuan Ligjin për siguri në komunikacion, ashtu ta ndryshojnë edhe Ligjin për dokumentet e udhëtimit dhe ta zgjidhin tashmë problemin e qytetarëve, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Shkup - Thënia e njohur deri më tani ka përfunduar. Çdokush që ka gabuar do të përgjigjet para ligjit, pa dallim nëse është përkrahës i të djathtës apo të majtës. Edhe në të ardhmen vetëm kështu do të bëhet. Është kryer sulm ndaj personit zyrtar, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme nga MPB-ja, siç është suspendimi i personit në fjalë i cili nuk do të shkojë në punë deri në sjelljen e aktgjykimit dhe fillimin e procedurës penale nga MPB-ja me urdhër të dhënë më parë nga prokurori publik, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Shkup - Me ceremoni solemne në pllajën para objektit të Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara është shënuar edhe një ditë e rëndësishme për policinë e Maqedonisë – 18-të Shkurti, 79 vjet nga dita e themelimit të Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara pranë Byrosë për Sigurisë Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shkup - Gjendja me ndërrimin e pasaportave më përkujton  në vitin 2010-të dhe është shumë e ngjajshme me nxjerrjen e pasaportave biometrike që do të thotë se që nga atëherë nuk e kemi nxjerrë leksion për organizim më të mirë të proceseve të ndërrimit të dokumenteve. Nuk i iki përgjegjësisë, por kjo çdoherë duhet të jetë e bazuar në fakte. Ky proces duhet të përfundojë sepse bazohet në një marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtarisht, deklaroi sot në Shkup kryetari i LSDM-së dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Shkup - Me rastin e 21 Marsit - Ditës Botërore të Poezisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe festivali i poezisë "Mbrëmjet Strugane të Poezisë" shpallin konkurs për përzgjedhjen e poezisë më të mirë, të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. MASH kumtoi se qëllimi i konkursit është nxitja e krijimtarisë dhe imagjinatës së nxënësve dhe popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehja më e lartë gjuhësore.

Shkup - Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa dhe pjesë e koalicionit opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) deklaroi se në koordinimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski me koordinatorët e grupeve parlamentare është dakorduar që datë më konkrete për votim të anëtarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të jetë 28 shkurti.

Shkup - LSDM-ja kandidatin presidencial të saj do ta ketë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm dhe ai do të mbështetet nga partnerët tanë të koalicionit. Kandidati ynë tani dhe në të kaluarën, dhe qeveritë tona kanë treguar se me ne është një Maqedoni evropiane, Maqedonia me anëtarësim të plotë në NATO, me të tjerët nuk ka, deklaroi sot në Shkup kryetari i LSDM-së dhe ish-kryeministër Dimitar Kovaçevski.

Shkup - Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq mori pjesë në Konferencën dyditore ndërkombëtare “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që u mbajt në Zagreb. Në prani të një numri të madh të ministrave të Drejtësisë të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor, Madiq në fjalimin e saj iu referua prioriteteve të vendit tonë dhe zgjerimit të BE-së, që është një nga proceset më të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për të ardhmen tonë.

Shkup - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike Gjorko Velkovski theksoi se në përputhje me kompetencat që kanë si Mmnistri të veprojnë duke kryer kontrolle inspektuese në kopshte për zbulimin e fëmijëve të pavaksinuar që të mos përhapet sëmundja e kollës së mirë. 

Shkup - Maqedonia e Veriut në vitin 2023 vazhdoi të punojë me përkushtim në ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit dhe të përmbushjes së rekomandimeve nga misionet reaktive monitoruese të UNESKO-s dhe trupat e tij adekuat në vitin 2017 dhe në vitin 2020, u cek në mbledhjen e sotme të gjashtë të Komisionit nacional për UNEKSO. Mbledhjen e kryesoi ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit nacional për UNESKO, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Ajo foli për Raportin për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe përparimin e zbatimit të vendimit të Komitetit për trashëgimi botërore.

Tetovë - Nga sot fillojnë punimet ndërtimore për vazhdimin e bulevardit "Bllagoja Toska" nga kazerma deri në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, paralajmëroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Bëhet fjalë për një seksion prej 400 metrave,  ndërsa sipas marrëveshjes së lidhur për prokurim publik do të kushtojë rreth 206 mijë euro. "Është ky segment i bulevardit "Bllagoja Toska", i cili është premtuar dhe promovuar disa herë në të kaluarën, por asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Ne punuam seriozisht për mbledhjen e mjeteve dhe mundësive dhe për t'i bërë të gjitha procedurat,  që tani filluam  me realizimin e këtij projekti  me të cilin do të mbyllet, përfundohet realizimi i këtij bulevardi në pjesën drejt pikës kufitare Jazhincë, në një gjatësi prej 400 metrave.

Tiranë - Ministria  e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka prezantuar masat që do të ndërmerren për mbajtjen e rendit dhe sigurisë për shkak protestave të nesërme të partisë opozitare, të thirrur nga demokratët. "Për shkak protestës së paralajmëruar të opozitës, për nesër në ora 17:30, në terren do të jenë mbi 1.100 policë duke përfshirë dhe pjesëtarë të njësitit special 'Renea', njësiti i dislokimit të shpejtë si dhe Gardës kombëtare. Do të ketë dhe cisterne me ujë nëse do të jetë e nevojshme në rast incidentesh. Kordon policorë do të ketë para objektit të Qeverisë dhe perimetrit reth saj", kumtuan nga policia.

Athinë - Një anije ngarkuese në pronësi amerikane që lundron nën flamurin grek ishte cak i sulmit me dy predha në afërsi të Jemenit, pa u lënduar me atë rast ekuipazhi apo pa u shkaktuar dëm material, kumtuan mediumet greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas mediumeve, huthët jemenas e sulmuan anijen me dy predha të cilat përfunduan në det në largësi prej vetëm 15 metrave, ndërsa anëtarët e ekuipazhit, gjuthsej 23 persona, prej të cilëve pesë janë grekë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Hagë - Në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) në Hagë sot filloi seanca, e shënuar si historike, për okupimin izraelit të territorit palestinez, në periudhë lufte mes Izraelit dhe Hamasit. Pesëdhjetë e dy vende do të marrin pjesë në seancën gjashtëditore në Hagë, që është shumë më tepër se në cilin do rast tjetër. Në vitin 2022, Asambleja e Përgjithshme e KB-së kërkoi mendim këshilldhënës për okupimin dhe tani nga 15 gjykatësit kërkohet t'i shqyrtojnë "pasojat juridike nga shkelja e vazhdueshme e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje nga ana e Izraelit, për shkak të okupimit të gjatë, popullimit dhe anektimit të terrritorit të okupuar palestinez prej vitit 1967".

Varshavë - E veja e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni, Julija Navalni, në një video të publikuar sot premtoi se do të vazhdojë me punën e bashkëshortit të saj, duke e akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për "vrasjen e tij". "Para tri ditësh Vladimir Putin e vrau burrin tim Aleksej Navalni. Putini e vrau babain e fëmijëve të mi. Me të (Putini) dëshironte ta vrasë shpresën tonë, lirinë tonë, të ardhmen tonë", tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale.

Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusk pas bisedës me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në Varshavë deklaroi se do të ishte gabim i pafalshëm nëse Hungaria do të vendosë veto ndaj inkuadrimit të Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore. "Do të ishte gabim i pafalshëm nëse një vend anëtar i NATO-s bllokon një vend tjetër i cili dëshiron në mënyrë aktive të punojë në interes të sigurisë sonë të përbashkët. Suedia mund të mbështetet te Polonia", tha Tusk në konferencën për shtyp.

Bruksel - Komisioni Evopian ka filluar procedurë zyrtare për të vlersuar nëse TikToki mund të ketë shkelë Ligjin e shërbimeve digjitale të BE-së(DSA) në fushat e mbrojtjes së të miturve, transparencës në reklama, si dhe menaxhimin dhe përmbajtja e rreziqeve të dëmshme dhe të varura, njofton korrespodenti i MIA-snga Brukseli. Siç kumtojnë nga KE-ja, ky vendim është marrë në bazë të hetimeve paraprake të kryera deri më tani, si dhe në bazë të analizës së raportit të vlerësimit të rrezikut dhe përgjigjeve ndaj kërkesave të saj zyrtare për informacion të ofruar nga ana e TikTokit.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot e paralajmëroi kandidaturën e saj për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të organit ekzekutiv të BE-së."Duhet të mbrohemi nga ndarjet e brendshme dhe të jashtme. Jam e sigurt se kemi forcën për ta bërë këtë, dhe kjo është detyra që i kam vënë vetes", deklaroi Fon der Lajen në Berlin para anëtarëve të partisë së saj amë, Unioni kristiano-demokratik gjerman (CDU), duke paralajmëruar kandidaturën e saj.

Bruksel - Gruaja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksej Navalni, Julija Navalni sot ka folur pas dyerve të mbyllura para Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme. "Shprehëm ngushëllime të thella për Navalnin", shënoi në rrjetin Iks njeriu i parë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, i cili kryeson me takimin. "Regjimi i Putinit do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Navalnit", shtoi ai.

Bruksel - Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së propozuan vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë pas vdekjes së kritikut të Kremlinit dhe liderit politik të opozitës, Aleksej Navalni, njoftoi DPA. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme   Analena Berbok tha se "vegla e BE-së që lejon sanksione për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut do të përdoret që të ndëshkohet Rusinë për vdekjen e Navalnit". "E pamë forcën brutale me të cilën presidenti rus i ka shtypur qytetarët e saj që dolën në rrugë që të kërkojnë liri ose të shkruajnë për atë  në gazeta. Do të propozojmë vendosjen e sanksioneve të reja për shkak të vdekjes së Aleksej Navalnit", deklaroi Berboku para takimit të sotëm të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare në Bruksel. 

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski spt e vizitoi sektorin verilindor të vijës së frontit, kur forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë kundër ushtarëve rusë, kumtuan agjencitë e huaja, duke iu referuar kumtesës nga kabineti i tij. Zelenski e vizitoi vendin komandues të brigadës që e mbron qytetin Kupjansk, cak i sulmit intensiv rus, shtojnë nga kabineti i presidentit ukrainas. 

Uashington - Donald Trampi, i cili si president i SHBA-së u kritikua se e ka kavdëruar liderin rus Vladimir Putin, ka bërë komentin e tij të parë për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navalni. "Vdekja e papritur e Aleksej Navalnit më bëri më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë. Është një progresion i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë radikalë të pandershëm, që na çojnë në një rrugë shkatërrimi", shkroi Trampi.

Остани поврзан