
09:00/14 shkurt/2025
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajlëovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani prej sot dhe ditët në vijim do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë në Mynih. Në Konferencën e 61-të të Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt, do të mundësohet një dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët politikë.
Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në seancën e fundit gjyqësore ishte dëgjuar dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke mbledhur video pamjet. Trajkovski ishte dëshmitari i fundit me propozim të Prokurorisë, Ai duhej të dëshmojë në fillim të procedurës, kur u dëgjuan edhe dëshmitarët tjerë, megjithatë, për arsye shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërsa pastaj nuk ishte i arritshëm për organet e ndjekjes për shkak të një vepre tjetër penale. Më 23 janar të vitit 2025 u dorëzua në polici dhe prej atëherë është në burg.
Strugë - Me prezantimin e raportit nga super ekspertiza në Gjykatën Themelore Strugë sot duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër tre mjekëve nga spitali i Strugës, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska, të akuzuar për heqjen e tre organëve, mitrën, vezorën dhe veshkën e lehonës nga Dibra, Jëlldëz Veaposka. Kjo është seanca e parë pas muajit prill të vitit të kaluar për shkak të pritjes së super ekspertizës, që është dashur të bëhet nga këshilli mjekoligjor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Vendimi është marrë nga gjyqtari Jordan Jovanov më 23 prill të vitit të kaluar, për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet ekspertizës së ekspertëve të mjekësisë ligjore të kërkuara nga Prokuroria dhe këshilltarit teknik me kërkesë të të akuzuarve.
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për sistem politik, Ljupço Dimovski, sot me rastin e Shën Trifunit, mbrojtësi i vreshtarëve dhe verëtarëve do të marrë pjesë në krasitjen e plantacioneve të vreshtave. Siç bënë të ditur nga kabineti i tij, ngjarja do të mbahet në kantinën e familjes Dane Hermes në fshatin Pepelishtë të Negotinës.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri në të mëdha, ndërsa në pjesët jugperëndimore të vendit do të ketë shi të dobët të përkohshëm. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 10 gradë Celsius.
Mynih - Në kryeqytetin e Bavarisë sot fillon konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih. Në kushte të tensioneve të rritura globale, tubimi i sivjetëm do të mbahet nga data 14 deri më 16 shkurt në hotelin Bajerisher Hof në Mynih, do të mbledhë liderë botëror, krijues të politikave dhe ekspertë për të biseduar për çështjet emergjente të sigurisë, siç janë lufta aktuale e Rusisë ndaj Ukrainës, kriza në Gaza dhe dinamika e ndryshuar e aleancave ndërkombëtare. Sipas njoftimeve paraprake jozyrtare, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, Kit Kelog, në konferencë mund ta prezantojë planin e administratës së Trampit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa shefi i KSM-së Kristof Hojsgen shfaqi shpresë se projekti paqësor mund të formohet gjatë konferencës në Mynih.
Paris - Presidenti francez Emanuel Makroni deklaroi se vetëm presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të negociojë në emër të vendit të tij me Rusinë për përfundimin e luftës, duke paralajmëruar se "paqja që është kapitullim" do të ishte "lajmi keq për të gjithë", përfshirë edhe për SHBA-në. "Pyetja e vetme në këtë fazë është nëse presidenti Putin është i sinqertë, i përgatitur në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme për të rënë dakord për një armëpushim mbi këtë bazë. Pas kësaj, ukrainasve u mbetet për të negociuar me Rusinë", tha Makroni në intervistën për "Fajnenshëll tajms".
Uashington - Presidenti amerikn, Donald Trampi, paralajmëroi mbrëmë "takim në Mynih të premten, mes përfaqësuesve të lartë nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja". Në Mynih sot fillon konferenca ndërkombëtare e sigurisë dhe do të zgjasë deri më 16 shkurt. Trampi u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se "rusët atje do të takohen me njerëz nga vendi ynë. Është ftuar edhe Ukraina. Nuk e di saktësisht se kush do të përfaqësojë secilin vend, por do të jenë përfaqësues të lartë nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja".
Uashington - Presidenti amerikan Donad Tramp sot tha se vazhdimi 75-të ditësh në zbatimin e ndalesës për aplikacionin kinez për video të shkurtra Tik-Tok mund të vazhdohet, por që nuk mendohet se kjo do të jetë e domosdoshme. Duke folur para gazetarëve në Dhomën Ovale, Trampi tha se ende shpreson se do të arrijë marrëveshje me TikTok-un për ta mbajtur aplikacionin aktiv në SHBA. "Pra, kam 90 ditë prej para dy javësh dhe jam i sigurtë se mund të vazhdohet. Por, do të shohim, mendoj se nuk është e nevojshme", tha Trampi.
Uashington - Miliarderi amerikan Ilon Masku deklaroi se do të tërhiqë ofertën prej 97.4 miliardë dollarë për organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenIA (OpenAI) me kusht që drejtori ekzekutiv o kompanisë Sem Altman të heqë dorë nga plani e tij për ta kthyer kompaninë, e cila qëndron pas ChatGPT, në një "entitet fitimprurës". "Nëse këshilli i Open IA është i gatshëm të ruajë misionin e bamirësisë dhe vendos të heqë shenjën 'për shitje' nga mjetet e veta duke ndaluar konvertimin, Masku do ta tërheqë ofertën", deklaruan avokatët e Maskut në një parashtresë në gjykatën në Kaliforni.
Uashington - Aeroplani me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marko Rubio udhëtoi nga Uashingtoni për në Mynih është kthyer në SHBA për shkak të një mosfunksionimi teknik, raportuan mediat amerikane. Rubio do të vazhdojë udhëtimin e tij në Gjermani dhe Lindjen e Mesme me një aeroplan tjetër, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Uashington - Nënpresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens në një intervistë për Uolstrit xhurnal tha se SHBA do të vendosë sanksione dhe veprim potencial ushtarak ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vlladimir Putin nuk pajtohet për marrëveshje paqësore me Ukrainën që do ta garantojë pavarësinë e saj në plan afatgjatë. "Ekzistojnë mjete ekonomike për ndikim, ka, kuptohet, edhe veprime ushtarake për ndikim" që SHBA mund t'i përdorë kundër Putinit", tha Vens në intervistë. "Presidenti Tramp mund të thotë, shikoni, ne nuk e duam këtë, ndoshta nuk do të na pëlqejë, por ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë sërish si opsion nëse rusët nuk janë partnerë të mirë në negociata", sqaron Xhej Di Vens.