
09:00/10 shkurt/2025
Shkup - Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, së fundi ka mundësuar që çdo dokument elektronik i prodhuar nga organi shtetëror të përdoret në formë të shtypur, njësoj si dokumenti origjinal dhe qytetarët nuk janë të detyruar ta sigurojnë atë në formë letre apo të shtypur, që ishte praktikë që më parë e paguanin dy herë. Megjithatë, në praktikë qytetarët ende përballen me mospranimin e dokumenteve elektronike nga disa institucione. Nga Ministria e Transformimit Digjital (MTD) thanë për MIA-n se është hartuar një Manual për zbatimin e duhur të ligjit dhe nëse qytetarët hasin në mospranimin e dokumentit të tyre elektronik të printuar nga një institucion, duhet t'i referohen ligjit që i obligon institucionet që ta pranojnë dokumentin, sepse ai është njësoj i vlefshëm si origjinali.
Shkup - Sot zyrtarisht do të vihet në funksion stacioni i ri i kompresorit për klinikat kirurgjikale. Në këtë aktivitet, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë do të marrë pjesë edhe ministri Arben Taravari. Në maj të vitit të kaluar sallat e operacionit në Qendrën klinike u mbyllën për shkak të një arome të pakëndshme. Për intervenime të shpejta pacientët janë udhëzuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Stacioni i kompresorit i ndërtuar rreth 33 vjet më parë duhej të ishte ndërruar tre vjet më parë. Mosfunksionimi i bllokut operativ u cilësua si goditje e rëndë për Qendrën klinike si shtyllë e shëndetësisë.
Shkup - Në organizim të Fondacionit "Konrad Adenauer" sot në Klubin e gazetarëve do të mbahet ngjarje kushtuar "Transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale - sfida dhe mundësi". Në ngjarje do të diskutohet për trendet më të reja, mundësitë për zhvillim, si dhe sfidat që i sjellë kjo epokë teknologjike, duke u nisur nga aspektet juridike dhe etike lidhur me përdorimin e IA-së, si dhe mundësitë që i ofron inteligjenca artificiale në arsim dhe mediume. "Transformimi digjital dhe inteligjenca artificuale gjithnjë e më tepër po bëhen faktorë kyç për zhvillimin e ekonomisë, arsimit, të drejtës dhe shoqërisë në tërësi", theksojnë në kumtesë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paarqitje të shembjeve.
Shkup - Mëngjes i ftohtë edhe sot, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 11 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në Shkup, gjithashtu, pritet mëngjes i ftohtë, gjatë ditës mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Pritet edhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Parashikohet temperatura minimale të zbresë deri -5, ndërsa maksimalja të arrijë deri 9 gradë.
Prishtinë - Të dhënat për zgjedhjet në Kosovë do të mblidhen në mënyrë manuale sepse nuk funksionoin platforma për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave, publikoi sot kryetari i Komisionit Qendror zgjedhor, Kreshnik Radoniqi. Për shkak të kësaj, rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kuvendin në Prishtinë do të publikohen sot gjatë ditës. Ai tha në konferencën e mbrëmshme për shtyp tha se platforma ka rënë për shkak të problemeve teknike. "Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, as kompania që e mirëmban dhe as ekspertët. Sistemi është i bllokuar në disa të dhëna", tha Radoniqi.
Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë deklaroi se askush nuk ka autorizim t'i dëbojë banorët e Rripit të Gazës nga territori i kapluar nga lufta, duke e hedhur poshtë planin e kolegut të tij amerikan, Donald Tramp për t'i dëbuar palestinezët dhe SHBA-ja ta marrë kontrollin. "Askush nuk ka autorizim ta zhvendosë popullin e Gazës nga atdheu i tyre i përjetshëm që ekziston mijëra vite", tha Erdogan në konferencën prë shtyp në aeroportin në Stamboll para se të nisej drejt Malejzisë.
Berlin - Evropa është e gatshme të reagojë "në afat prej një ore" nëse SHBA-ja vendos dogana për Bashkimin Evropian, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc gjatë debatit zgjedhor kundër rivalit të tij konservator Fridrih Merc. Në pyetjen e moderatorit nëse BE-ja ka "listë të masave" me të cilat duhet t'i kundërpërgjigjet SHBA-së nëse vendosin dogana, Sholc, i cili është dukshëm prapa Mercit në sondazhet, u përgjgj: "Po, nëse duhet të shprehem në mënyrën më të kujdesshme diplomatike". Ne si Bashkim Evropian mund të ndërmarrim masa brenda një ore".
Paris - Liderë botërorë, shefa të kompanive teknologjike, akademikë dhe ekspertë të tjerë janë tubuar sot në Paris, në samitin dyditor për kërcënimet dhe premtimet për inteligjencën artificiale. Ata do të debatojnë për ndikimin e teknolgojisë ndaj opinionit, duke i përfshirë aplikacionet potenciale të itneligjencës artificiale nës fera siç janë shëndetësia, arsimi dhe puna, si dhe rregullimi i saj dhe prëdorimi prëgjegjës, lajmëroi DPA. Në takim janë paraqitur rreth 1.500 pjesëmarrës nga rreth 100 vende dhe pason pas dy samiteve të kaluara globale për inteligjencën artificiale: në Britani të Madhe në vitin 2023 dhe në Korenë e Jugut vitin e kaluar.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron tha se Evropa është aleat i SHBA-së dhe se Amerika derisa dëshiron Evropa mund të angazhohet në investime të mëdha, siguri dhe mbrojtje, kjo nuk duhet ta dëmtojë ekonominë evropiane duke i kërcënuar me dogana. "Pyetja ime e parë për SHBA-në është: Nëse Bashkimi Evropian është problemi juaj numër një? Jo, nuk mendoj kështu. Problemi juaj i parë është Kina. E dyta, Evropa është aleati juaj. Nëse dëshironi Evropa të angazhohet në investime më të mëdha në siguri dhe mbrojtje... nuk duhet ta dëmtoni ekonominë evropiane duke kërcënuar me tarifa", tha presidenti francez.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se sot do të publikojë tarifat prej 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. Tramp e deklaroi këtë para gazetarëve në Air Force One dhe shtoi se do të shpallë dogana reciproke nesër ose të mërkurën, të cilat do të hyjnë në fuqi pothuajse menjëherë dhe do të nënkuptohet se SHBA do të vendosin detyrime importi për produktet në rastet kur një vend tjetër vendos tarifa për mallrat amerikane. Gjatë kohës së mandatit të parë, Trampi vendosi tarifa prej 25 për qind për çelik dhe 10 për qind për alumin, por më vonë ndau kuota pa dogana për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën, BE-në dhe Britaninë e Madhe.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp i cili e shtynë agjendën e tij "Amerika para së gjithash", vuri në pikëpyetje angazhimet e SHBA-së për sigurinë në Evropë dhe u bëri thirrje aleatëve që të rrisin në mënyrë drastike shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa administrata e tij deri tani ishte kryesisht e heshtur për planin e tij për ndihmën e ardhshme për Ukrainën. Uashingtoni i ka dhënë Kievit ndihmë ushtarake prej dhjetëra miliarda dollarë gjatë kohës së presidentit Xho Bajden, por administrata e Trampit nuk ka dhënë ende ndihmë shtesë pavarësisht disa miliardë dollarëve të mbetur nga koha e paraardhësit të tij në detyrë.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë ka kërkuar nga Ministria e Financave që ta ndalojë prodhimin e monedhave centë, duke konsideruar se është shumë e shtrenjtë dhe me qëllim që ta ulë konsumin publik. "Kohë të gjatë kanë prodhuar monedha centë dhe kjo është e kotë. Kam kërkuar nga ministri i Financave që të ndalojë me prodhimin e centëve të rinj", shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth soshël. Miliarderi Ilon Mask, i cili e kryeson Komisionin për efikasitet qeveritar (DOGE)m e ka ngritur këtë çështje në janar, duke i theksuar shpenztimet për prodhim të centëve.