• сабота, 22 февруари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 24 janar/ 2025

Shkup - Në fillim të javës së ardhshme do të ketë takim mes Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH-së rreth kërkesave për shtesa prej 30 përqindëve dhe nënshkrimit të marëveshjeve kolektive. Kryeministri Hristiani Mickoski, paralajmëroi se do t'u propozojë dy-tre termine për takime, në të cilën do të bisedojnë dhe siç tha "do t'i analizojmë gjërat së bashku". Mickoski, ndër të tjera, tha se përgatitet edhe takim i Këshillit ekonomiko-social, ku, gjithashtu, do të mund të bisedohet.

 Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se nuk  ka problem të takohet dhe të bisedojë me kryeministrin e ri bullgar Rosen Zheljazkov, me qëllim, siç tha, që  të gjendet një mënyrë për ta zhbllokuar procesin. "Absolutisht do të ndërmerrja hapa, absolutisht do të doja të takohem, të bisedoj, të argumentojn, ai është kryeministri i sapozgjedhur, koleg i një vendi fqinj. Nuk  kam problem të bisedoj, kudo, kurdo dhe aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për ta zhbllokuar procesin me të cilin më shumë se dy dekada jemi të bllokuar", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve pas inspektimit të rindërtimit të rrugës Katllanovë - Gradmanci. 

Shkup - Marrëveshja për ndërmjetësim të kredisë hungareze të dedikuar për kompanitë është finalizuar edhe të martën duhet të kalojë në seancën e Qeverisë. Shpresoj se deri në fund të muajit do të përfundojë gjithçka, do të nënshkruhet me bankat dhe u bëj thirrje operatorëve ekonomikë që të përgatisin projekte dhe të aplikojnë që t'i marrin kreditë nga bankat komerciale, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Zvarritja e linjës kreditore, siç tha, është për shkak të zgjerimit të përfshirjes së firmave, të cilat do të mund ta përdorin për çka është bërë analizë, ndërsa bankat tashmë i kanë fondet në dispozicion dhe operatorët ekonomikë do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje për to.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot ka kryer inspektim të aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanonë - Gardamci në Komunën Petrovec, projekt në gjatësi prej 2.400 metrave, për ndërtimin e së cilës janë siguruar fondet nga Qeveria përmes kredisë hungareze në vlerë prej 12.200.00 denarëve. Jam përfundimisht i lumtur dhe i kënaqur, porositi Mickoski, për gjithë atë që ka paraqitur paraprakisht problem për qytetarët, tani tejkalohet, zgjidhet përmes këtyre fondeve, të cilat janë realokuar nga Buxheti. Ndërtohen rrugë, ndërtohen autostrada, bulevarde, kopshte, shkolla, salla, investime praktike kapitale, që do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vizita në SHBA ishte historike dhe në interes të qytetarëve, ndërsa për akuzat e opozitës thotë se po defokusohen nga esenca. "Kjo është politika e zgjedhur nga opozita dhe njerëzit pranë opozitës. Unë isha Micko i izoluar, pastaj VMRO-DPMNE e izoluar... pse nuk e dëgjova veten në këtë rol si kryetar i VMRO-DPMNE-së për shtatë vjet dhe si kryeministër për shtatë apo tetë muaj nga të njëjtët njerëz, e njëjta qendër komunikimi... E rëndësishme është se vizita është bërë vetëm në interes të qytetarëve dhe shtetit. Dhe për këtë vizitë mund të interesohen vetëm qytetarët dhe Maqedonia, askush tjetër", theksoi Mickoski.

Shkup - Zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet prioritet i Presidencës polake, theksuan në takimin e sotëm ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe kryerës i punëve në Ambasadën e Republikës së Polonisë, Mariush Brimora. Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është theksuar lidhja e fortë dhe e sinqertë ndërmjet dy vendeve, bazuar në marrëdhëniet miqësore shumëvjeçare.

Shkup - Mundësitë për zbatimin e projekteve për efikasitet energjetik, si dhe nevoja për avancimin e infrastrukturës energjetike në Makedonska Kamenicë, me qëllim të sigurimit të stabilitetit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bashkësive lokale, ishin tema të bisedës në takimin e punës së ministres për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, Sanja Bozhinovska me kryetarin e Komunës së Makedonska Kamenicës, Dimço Atanasovski.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq sot në një deklaratë për mediat tha se janë zbuluar keqpërdorime të reja me pronën e Ministrisë. Ai tha se automjeti xhip BMW me vlerë prej 60 mijë euro është gjetur në një gjendje shumë të keqe në servis për riparim ku nga ai janë nxjerrë pjesë dhe të njejtat janë përdorur për nevojat e servisit.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shprehu shqetësim dhe tha se do të kërkonte shpjegim nga autoritetet serbe, pasi një shtetase e Maqedonisë u dëbua nga Serbia me një vit ndalesë për hyrje në vend. "Ministria e Punëve të Jashtme shpreh brengë për shkak të dëbimit nga Republika e Serbisë dhe ndalesën për hyrje për një vit të shtetases së Maqedonisë me qëndrim të rregullt në shtet, e cila sipas autoritetit kompetent të Republikës së Serbisë, paraqet "kërcënim për sigurinë", qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Strugë - Në Gjykatën themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës, Ramiz merko për vendosje të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale. Paraprakisht, Gjykata e shtyu debatin për furnizim të automobilit luksoz "Audi", i cili fillon prej fillimit për shkak të ndryshimit të gjykatësit të lëndës. Si kryetar i Komunës së Strugës, Merko në mars të vitit të kaluar ka vendosur pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunaëe, me të cilën, sipas prokurorisë, ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje mes banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale, e paraparë në nenin 27 të Ligjit për përmendore memoriale dhe pllaka përkujtimore. Me propozim të Prokurorisë i është marrë pasaporta dhe një herë në javë duhet të paraqitet në Gjykatë.

Shkup - Prokuroria e udhëhequr nga Islam Abazi dha mendim pozitiv për amnistinë e organizatorëve të 27 prillit. Tani kur gjithë opinioni e di se pikërisht kjo Prokurori dha pëlqim për faljen e tyre, e pyesim Zijadin Selën nëse sërish do të vazhdojë  t'i shërbejë "Frontit Evropian". Për ne, në rend të parë janë  interesat e qytetarëve dhe drejtësia, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtjen e së vërtetës, theksoi në konferencën e sotme për media Driton Sulejmani nga Vlen. Sipas Sulejmanit, nuk ekziston asgjë më e ulët se ajo të përdoren ngjarjet e dhimbshme, që të fitohen pikë politike, ndërsa pikërisht këtë e bën BDI, pa kurrfarë ndjenja të përgjegjësisë.

Shkup - Inspektorati shtetëror i bujqësisë (ISHB) doli me kumtesë pas marrjes së njoftimit nga sistemi për njoftim të shpejtë të BE-së (RASAFF - Window) nga Republika e Kroacisë lidhur me dërgesën e lakrës jeshile (brassica oleracea var sabauda), që ishte identifikuar so e pasigurt nga ana e shërbimit doganor kroat gjatë importit. Fillimisht, nga ISHB potencuan se në mediume u paraqitën kumtesa që nuk janë të sakta sepse cekin dërgesa të lakrës, ndërkaq në rastin konkret bëhet fjalë për lakër jeshile.

Kumanovë - Numër më të madh të udhëtarëve në vendkalimet kufitare Pelincë dhe Bellanovcë ka pasur gjatë muajve të verës. Në vendkalimin kufitar Pelincë, vitin e kaluar kanë hyrë 128.698 udhëtarë, nga të cilët 38.636 shtetas të RMV-së dhe 90.062 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 93.797 udhëtarë nga të cilët 41.333 shtetas të RMV-së dhe 52.464 shtetas të huaj, informojnë nga MPB-ja. "Me këtë rast më shumë udhëtarë kanë kaluar përmes vendkalimit kufitar Pelincë në korrik - 61.177, prej tyre 47.988 shtetas të huaj dhe në gusht - 58.745 prej tyre 38.407 shtetas të huaj, ndërsa atëherë është vërejtur edhe numri më i madh i qyetarëve të RMV-së që kanë dalë nga shteti  - gjithsej 17.623, thonë nga MPB-ja.

Shkup - Tërmet është ndjerë në pjesët veriperëndimore të vendit, me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. "Rrjeti telemetrik sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara përreth territorit tonë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, sot në orën 14 e 39 minuta regjistroi dridhje, epiqendra e të cilit është 173 km në perëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML4.1. Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në pjesët veriperëndimore të Republikës me një intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane", thuhet në njoftimin e Observatorit Sizmologjik.

Beograd - Kryetari dhe deputet i Lëvizjes nacionale të Serbisë (NPS), Mirosllav Aleksiq sot deklaroi se greva e prëgjithshme është zgjim natyror i organizmit pas 12 viteve dhunë të cilën qytetarët e Serbisë po e durojnë nga regjimi. Aleksiq për agjencinë Beta deklaroi se dhuna ndaj institucioneve, ligjeve dhe Kushtetutës po zgjatë tashmë 12 vite.

Berlin - Lideri i Unionit Demokristian Gjerman dhe favorit për kancelar të ardhshëm gjeografik, Fridrih Merc, sot tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të zgjasë dhe se deri atëherë duhet të konfirmohet se vendet-kandidate do të jenë më shumë të përfshira në strukturat e BE-së dhe mekanizmat për vendimmarje edhe pa anëtarësim me të drejtë të plotë. "Besoj se duhet ta tejkalojmë dallimin e rreptë midis asaj të jemi plotësisht jashtë ose brenda në BE dhe të krijojmë diçka që hap rrugën drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë", tha Merc në takimin në Berlin të organizuar nga fondacioni "Korber" (Körber).

Gjenevë - Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Folker Tirk sot deklaroi se antisemitizmi është i pakontrolluar 80 vite pas Holokaustit. Ai, gjithashtu, i dënoi sulmet e shtuara ndaj dallueshmërisë pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp i tërhoqi masat për inkluzion në SHBA. Në deklaratën me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit, Tirk përkujtoi se para tetë dekadave, më 27 janar, u liruan kampet e përqendrimit dhe llogoret e vdekjes Aushvic-Birkenau.

 Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se Rusia asnjëherë nuk ka refuzuar të komunikojë me administratën amerikane, duke shtuar se Moska është e gatshme të negociojë me Ukrainën dhe të bisedojë me presidentin amerikan Donald Trampin.  "Kam pasur një marrëdhënie pragmatike me Trampin, të ngjashme me një marrëdhënie afariste", tha Putini, duke shtuar se kriza në Ukrainë mund të ishte shmangur nëse Trampi nuk do të ishte "vjedhur në zgjedhje".

Dubai - Kombet e Bashkuara sot i kanë suspenduar të gjitha udhëtimet në zonat që i mbajnë kryengritësit jemenas huthi, pasi që militantët e kësaj lëvizje kanë arrestuar disa punonjës të Kombeve të Bashkuara. Komunikata vjen pasi që huthët kanë arrestuar përfaqësues të KB-së, si dhe persona të ndërlidhur me ish-ambasadën amerikane në Sana dhe grupet humanitare.

Seul - Gjykata jugkoreane sot e hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për vazhdim të paraburgimit të presidentit të rrëzuar Jun Suk-Jeol për shkak të hetimit penal për tentimin e 3 dhjetorit për të vendosur gjendje ushtarake në vend, transmetoi Jonhap. Mediumet britanike transmetuan se Zyra për hetime të korrupsionit të funksionarëve të lartë (CIO) dje kërkoi nga prokuroria ta akuzojë Jun për kryengritje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 Uashington - Pentagoni ka lëshuar urdhër për pauzë globale urgjente në të gjitha postimet në rrjetet sociale, përveç atyre që kanë të bëjnë me operacionin ushtarak në kufirin jugor, njoftoi Foks njuz. Urdhri, i miratuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, do të mbetet në fuqi derisa të konfirmohet Sekretari i ri i Mbrojtjes dhe të marrë një vendim të kundërt.

Остани поврзан