
15:00 / 13 shkurt / 2025
Shkup - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar 188 kilogram marijuanë e cila është dashur të përfundojë në Turqi. Janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Tetova. Siç deklaroi sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski, dy shoferët më 8 shkurt kanë hyrë në Bllacë me kamion, ndërsa më 9 shkurt me kamionin e njëjtë, njëri prej tyre nga vendi mes Kumanovës dhe Pallankës ka shkuar drejt Bogorodicës.
Shkup - Vazhdim të funksionit gjyqësor-prokurorial edhe pas plotësimit të moshës së përcaktuar për pension deri në 67 vjet, parashikon Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune që kaloi sot në komisionin kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. Qëllimi i ndryshimeve, siç sqaruan propozuesit, është tejkalimi i gjendjes në gjyqësor nga aspekti i deficitit të resurseve njerëzore dhe funksionimi adekuat i sistemit gjyqësor, përkatësisht zgjidhja e të gjitha lëndëve dhe eliminimi i justifikimeve se për çdo lloj veprimi nuk ka mjaft gjykatës dhe prokurorë.
Shkup - LSDM në zgjedhjet lokale në tetor do të bëjë koalicione në çdo komuna në veçanti, paralajmëroi lideri i partisë Venko Filipçe. Kjo, siç theksoi në konferencën për shtyp në selinë e partisë, nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me asnjë parti, organizimin civil ose listë e pavarur dhe se do të bisedohet për opsionet. "Do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjjitha diskutimet shkojnë drejt kësaj në kuadër të udhëheqësisë, grupit të deputetëve, Këshillit qëndror dhe ekzekutiv, e kjo është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për çdo komunë në veçanti", deklaroi Filipçe.
Shkup - Drejtoria e policisë financiare deri në Prokurorinë Themelore Publike Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër P.M. në cilësinë e drejtorit të SHA EMV në pronësi shtetërore Shkup- filiali KME Manastir- Novaci, D.P në cilësinë e nëpunësit zyrtar në SHA EMV- filiali KME Manastir, B.Gj në cilësinë e nëpunësit zyrtar në SHA EMV - filiali REK Manastir, T.A në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV- filiali KME Manastir, S.M në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filiali KME Manastir, A.K. në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filial KME Manastir, L.S. në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filiali KME Manastir, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit penal.
Shkup - Kuvendi sot në ora 14 duhet ta vazhdojë senacën e 34-të në të cilën duhet të votohet për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agfjencisë për Shërbime Autdio dhe Audiovizuale Mediatike. Që të votohen kandidatët për anëtarë të Këshillit nevojitet dy e treta e Shumicës së Badenterit. Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancë në fund të janarit e vërtetoi listën e kandidatëve, në të cilën ndodhen Viktor Pavllovski, inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi, Sasho Stefanovski i diplomuar për art filmi dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Gjurovski diplomuar për film dhe televizion nga Shkupi, Cvetanka Minovska gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vërzivolli ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafije Selmani diplomuar profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsi shqipe nga Shkup dhe Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e komunikologjisë.
Shkup - Për propozimet dhe kërkesat që arrijnë lidhur me konceptin për reforma në arsimin e mesëm po diskukutohet. Debati publik ende zgjat edhe pse debati onlajn është mbyllur. Janë planifikuar vizita dhe takime, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesnka Janevska. Programet mësimore do të ndërrohet nga shtatori dhe nxënësit nga shtatori, tha ajo "do të kenë libra të rinj për arsimin e mesëm".
Shkup - Klubi i Njohurive dhe Aftësive të Avancuara – Inovatorium, besoj se do të jetë vendi ku nxënësit e shkollave fillore me kënaqësi do të vijnë, sepse aty do të mund të mësojnë më shumë nga edukatorët, ndër të cilët do të ketë edhe profesorë të shquar nga shkencat STEM. Ky kënd është i pajisur me mjete teknike i cili do të plotësojë animacionin e suksesshëm të nxënësve dhe do të inkurajojë ose rrisin interesin e tyre për matematikë, teknologji, inxhinieri dhe teknikë. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në hapjen e klubit digjital të cilën Titan-Usje e realizon së bashku me Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup.
Shkup – Gjatë ditës së sotme, me kërkesë të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup po bëhen mbikëqyrje të koordinuara të jashtëzakonshme inspektuese nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe inspektorët komunalë nga komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, si dhe nga MPB dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në rajonin e kryeqytetit. Siç informojnë nga Prokuroria Publike Republikane, veprimet ndërmerren në kuadër të lëndës lidhur me ndotjen e ajrit në Shkup, ndërsa të gjitha institucionet kompetente janë të detyruara të përgatisin raporte adekuate nga kontrollet e kryera dhe t’i dorëzojnë në prokurori.
Shkup - Reformat në gjyqësor janë të rëndësishme dhe besoj se njoftimet e Qeverisë për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorit publik republikan absolutisht nuk janë kurrfarë reforme, por presion dhe partizim i sistemit gjyqësor, tha lideri i LSDM-së Venko Filipçe. Nëse tani sulmohet sistemi, atëherë gjithë procesi reformues, sipas Filipçes, do të shtyhet për gjashtë vjet. "Besoj se nuk ka asnjë arsye të mos shkojmë përmes rrugës reformuese në gjyqësor që buron nga plani i rritjes së Brukselit. Si parti do të mbështesim ligjet reformuese në atë drejtim, githçka tjetër besojmë se është sulm në sistem dhe përpjekje për partizim", tha Filipçe sot në konferencën për media.
Shkup - Ne besojmë se stema shtetërore në mënyrë adekuate dhe heraldike pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij nënqielli. Është i qartë kontinuteti dhe përfitimi nga Lufta nacionalçlirimtare dhe antifashiste. Nuk ka asnjë ndarje etnike dhe nëse ka një iniciativë të tillë, me të gjitha mjetet demokratike do të kundërshtojmë ashpër ndryshimin e stemës shtetërore”, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. I pyetur si është qëndrimi i LSDM-së për ndryshimin e stemës shtetërore, Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në selinë e partisë, tha se ky është një nga propozimet e paparalajmëruara dhe të planifikuara të VMRO-DPMNE-së që përsëritet nga e kaluara.
Tetovë - Kryetari i Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot theksoi se mbështet çdo ndryshim të Kushtetutës, me të cilat do të ndryshohen simbolet shtetërore që lidhen me sistemin e kaluar shoqëror-politik. Sipas tij, po mbështeten ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat do të reflektohej realiteti i tanishëm i shtetit. "Unë, në një dalje publike të mëparshme kam thënë se një nga qëllimet e emërtimit të rrugëve në qytetin e Tetovës ishte që të qëndrojë ende trashëgimia e sistemit të kaluar, që është edhe shpjegimi i kryeministrit për ndryshimin e stemës së shtetit. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për një pako të ndryshimeve kushtetuese, ku në vend të trashëgimisë nga sistemi i mëparshëm do të reflektojë orientimi i aktual i shtetit drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë të sigurt se ajo do të jetë edhe proces transparent publik", deklaroi Bilall Kasami.
Tiranë - Deputetët nga opozita sërish shkaktuan situatë tensionuese në Dhomën ligjdhënëse të Shqipërisë, duke hedhur objekte drejt kryetares dhe vendit ku ulen ministrat, duke bllokuar foltoren, ku duhej të intervenonte sigurimi. Deputetët e opozitës, mes tyre edhe lideri i demokratëve, Sali Berisha, paraprakisht në fjalimet e tyre të mbushura me akuza ndaj qeverisë, për kryetarin e bashkisë tashmë të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, kërkuan në seancë të merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Mynih - Të paktën 28 persona, prej të cilëve disa më rëndë, janë lënduar kur një automobil është përplasur në një turmë njerëzish në Mynih. Siç njofton "Bild", disa persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, janë në gjendje të vështirë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 kur një shofer e ka rritur shpejtësinë e lëvizjes së automobilit të tij, e pastaj është përplasur në demonstrues në Mynih, të cilët janë tubuar në thirrjen e Sindikatës së punëtorëve "Verdi"
Mynih - Të paktën 15 persona u lënduan sot kur një automobil goditi një grup njerëzish në Mynih, kumtoi policia. Siç citohet, rreth orës 10:30 shoferi përshpejtoi automobilin e tij dhe u përplas me demonstrantët në Mynih të cilët u mblodhën në thirrjen e sindikatës së punëtorëve "Verdi". Shoferi është arrestuar dhe siç thekson policia, nuk paraqet rrezik për rrethinën.
Munih - Së paku 20 persona, disa prej të cilëve më rëndë, janë lënduar sot kur një automjet goditi një grup njerëzish në Munih. Siç transmeton "Bild", disa persona përfshirë edhe një fëmijë, janë në gjendje të rëndë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 kur një shofer ka përshpejtuar makinën e tij dhe më pas ka goditur në protestuesit në Munih, të cilët ishin mbledhur me ftesë të sindikatës së punëtorëve "Verdi".
Mynih - Kryeministri i Krahinës së Bavarisë, Markus Soder, në lidhje me incidentin, ku një shofer në mëngjes është përplasur në demonstrues në Mynih, me ç'rast janë lënduar të paktën 28 persona, tha se me siguri bëhet fjalë për sulm. Soder, i cili gjendet në vendin ku ka ndodhur incidenti, u tha gazetarëve se "mendimet e tij janë me viktimat nga sulmi". "Diçka duhet të ndryshojë në Gjermani dhe atë shpejtë", tha Soder.
Bruksel - Vendi ynë mbetet i përkushtuar në synimin që vazhdimisht të investojë dy për qind të PBB-së në mbrojtje, që e ka pozicionuar në mesin e dy të tretave të vendeve aleate që e kanë përmbushur këtë synim të përbashkët të NATO-s, tha ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në fjalimin në takimin e sotëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel. Misajllovski dha mbështetje të plotë edhe për forcimin e konceptit të mbrojtjes dhe parandalimit të NATO-s, përmes përmbushjes së qëllimeve të përcaktuara të aftësisë dhe investimeve të vazhdueshme në modernizim dhe pajisje.
Bruksel - Për të qëndruar të sigurt dhe për të parandaluar luftën, duhet të shpenzojmë shumë më tepër në mbrojtje, veçanërisht në Evropë dhe Kanada, porosit sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në fjalimin hyrës në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski. "Të gjithë aleatët i kanë rritur investimet në mbrojtje vitet e fundit dhe aleatët evropianë tani mbajnë një pjesë shumë më të madhe të barrës se më parë. Në 10 vitet e fundit, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë ndarë mbi 700 miliardë dollarë shtesë për mbrojtjen", tha Rute.
Bruksel – Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov deklaroi sot se të gjitha vendet anëtare të NATO-s e mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe shprehu falënderim për ndihmën e tyre. “E vazhdojmë rezistencën, jemi të aftë dhe do të arrijmë rezultate”, theksoi Umerov në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute theksoi se qëllimi është që Ukraina të jetë në pozitën më të mirë të mundshme para bisedimeve paqësore eventuale
Islamabad - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është takuar sot me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif në zyrën e tij në Islamabad për të diskutuar për situatën në Gazë dhe promovimin e tregtisë dhe bashkëpunimit dypalësh. Erdogan dhe Sharif bashkë-kryesuan me bisedimet mbi bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve, të cilat ndajnë lidhje të ngushta historike dhe kulturore.
Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot tha se presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp, "u pajtuan që konflikti në Ukrainë të zgjidhet në mënyrë paqësore". "Ekziston pajtimi se kjo zgjidhje është e mundshme përmes bisedave paqësore, por duhet t'i presim rezultatet e punës së përbashkët", tha Peskov. Ai tha se Kremlini është "impresionuar" nga qëndrimi i Trampit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, për dallim nga pozitat e administratës paraprake amerikane.
Madrid - Agjentët e Vinisiusit janë në kontakt me përfaqësuesit e kampionatit të Arabisë Saudite. Sipas "Markës", udhëheqësia e ligës seriozisht po mendon ta ftojë sulmuesin e krahut të Real Madridit verën e ardhshme. Bisedimet e para joformale me pjesëmarrjen personale të Vinisiusit u mbajtën në vitin 2023 - asokohe braziliani u takua me përfaqësuesit e ligës për t'i dëgjuar dhe u impresionua nga komponentet financiare dhe sportive, si dhe nga mundësitë të bëhet ambasador në Kupën e botës që do të mbahet në Arabinë Saudite në vitin 2034.